10328/83
WyrokETPCz1988-04-29ECLI:CE:ECHR:1988:0429JUD001032883
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
Czy nałożenie grzywny administracyjnej za udział w nieautoryzowanej demonstracji, rozpoznane przez komisję policyjną i sądy krajowe o ograniczonej jurysdykcji, naruszyło prawo do rzetelnego procesu przed niezawisłym i bezstronnym sądem z art. 6 ust. 1 Konwencji, oraz czy deklaracja interpretacyjna Szwajcarii dotycząca art. 6 ust. 1 była ważną rezerwą?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że deklaracja interpretacyjna złożona przez Szwajcarię przy ratyfikacji Konwencji, dotycząca art. 6 ust. 1, stanowiła w istocie nieważną rezerwę o charakterze ogólnym, niezgodną z art. 64 Konwencji. Trybunał stwierdził, że deklaracja ta była zbyt ogólna i niejasna, aby można było ocenić jej zakres, a także nie towarzyszyło jej krótkie oświadczenie o danym prawie krajowym, co jest wymagane przez art. 64 ust. 2. W konsekwencji Szwajcaria była związana art. 6 ust. 1 w pełnym zakresie. Następnie Trybunał stwierdził naruszenie art. 6 ust. 1, ponieważ komisja policyjna, która nałożyła grzywnę, nie spełniała wymogów niezawisłości i bezstronności ze względu na jej powiązania strukturalne i funkcjonalne z policją. Ponadto, późniejsze postępowania przed sądami krajowymi (sądem kantonalnym i Federalnym Trybunałem) nie naprawiły tego uchybienia, ponieważ sądy te nie posiadały pełnej jurysdykcji do ponownego rozpatrzenia zarówno faktów, jak i kwestii prawnych sprawy, ograniczając się jedynie do kontroli arbitralności.Stan faktyczny
Skarżąca, Marlene Belilos, została ukarana grzywną w wysokości 200 franków szwajcarskich (później obniżoną do 120 CHF) przez komisję policyjną w Lozannie za udział w nieautoryzowanej demonstracji. Odwołała się od tej decyzji do sekcji karnej Sądu Kantonalnego w Vaud, a następnie do Federalnego Trybunału, jednak jej odwołania zostały odrzucone. Skarżąca zarzuciła, że postępowanie krajowe nie spełniało wymogów rzetelnego procesu z art. 6 ust. 1 Konwencji.Rozstrzygnięcie
Trybunał jednogłośnie odrzuca zarzut wstępny rządu Szwajcarii dotyczący nieważności deklaracji interpretacyjnej. Trybunał jednogłośnie stwierdza naruszenie art. 6 ust. 1 Konwencji. Trybunał jednogłośnie odrzuca wniosek o anulowanie grzywny i zmianę prawa krajowego. Trybunał jednogłośnie zasądza na rzecz skarżącej 3250 CHF tytułem zwrotu kosztów i wydatków poniesionych w postępowaniu krajowym. Trybunał jednogłośnie zasądza na rzecz skarżącej 8000 CHF tytułem zwrotu kosztów i honorariów adwokackich poniesionych w postępowaniu przed organami Konwencji (plus 8822 FF już wypłacone w ramach pomocy prawnej) oraz 500 CHF tytułem wydatków osobistych.Pełny tekst orzeczenia
BELILOS kundër ZVICRES
Në lidhje me çështjen Belilos kundër Zvicrës, Gjykata Europiane e të Drejtave të
Njeriut arrin me unanimitet në përfundimin se ka patur shkelje të nenit 6 § 1 të
Konventës për arsye të mungesës, në Kantonin e Vaud, e një mjeti ligjor me
juridiksion të plotë ndaj një gjobe me karakter administrativ. Vendimi paraqet rëndësi
edhe në lidhje me shqyrtimin e vlerës juridike të një deklarate interpretuese të bërë në
lidhje me nenin 6 § 1, nga ana e Zvicrës në bazë të nenit 64 të Konventës.
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
A. Faktet kryesore
1. Znj. Marlene Belilos jeton në Lozanë. Më 29 maj 1981, komisioni i policisë të
bashkisë të këtij qyteti e dënon me një gjobë prej 200 franga zvicerane për shkak se
kishte marrë pjesë në një manifestim të pa-autorizuar në rrugët e qytetit. Më 4 shtator
të po atij viti, komisioni i lartpërmendur e ul gjobën në 120 franga zvicerane. E
dënuara i drejtohet seksionit penal të Kasacionit të Gjykatës rajonale të Vaud, i cili e
hedh poshtë kërkesën e saj më 25 nëntor 1981. Ankimi me karakter të së drejtës
publike që ajo bën kundër këtij vendimi nuk pranohet nga ana e Gjykatës federale më nëntor 1982.
2. Çështja nxjerr në pah në mënyrë të veçantë problemin e vlerës juridike të një
deklarate interpretative të bërë nga ana e Zvicrës gjatë ratifikimit të Konventës. Kjo
deklaratë ishte redaktuar në një mënyrë të tillë: «Për Këshillin Federal zviceran,
garancia e një proçesi të drejtë e cila figuron në Nenin 6, paragrafi 1, të Konventës,
qoftë në lidhje me pretendimet që kanë të bëjnë me të drejta dhe detyrime të karakterit
civil, qoftë në lidhje me themeltësinë e çdo akuze me karakter penal të drejtuar kundër
personit të akuzuar, ka të bëjë vetëm e vetëm me sigurimin e një kontrolli gjyqësor
përfundimtar të akteve dhe të vendimeve të autoriteteve publike të cilat i prekin këto të
drejta ose detyrime, ose me shqyrtimin e themltësisë të një akuze të tillë.»
B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut
3. Në kërkesën e saj të 24 marsit 1983 drejtuar Komisionit, Znj. Belilos pretendon
se çështja e saj nuk ka qënë gjykuar nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, në
kuptimin e Nenit 6 § 1 të Konventës, dhe të tillë që të gëzonte një juridiksion të plotë.
Në raportin e tij të 7 majit 1986, Komisioni, me unanimitet, shpreh mendimin se ka
patur një shkelje të Nenit 6 § 1.
II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 29 PRILLIT 1988 (seancë plenare)
(seria A nr. 132)
A. Në lidhje me pretendimet paraprake
4. - Duke shfrytëzuar mundësinë për të paraqitur prapësime paraprake, qeveria
zvicerane pretendonte papajtueshmërinë e kërkesës të Znj. Belilos me angazhimet e
Zvicrës në lidhje me Nenin 6 § 1 të Konventës. Qeveria i referohej në lidhje me këtë
deklaratës interpretuese të bërë në momentin e dorëzimit të instrumentave të
ratifikimit.
5. Problemi i parë që duhej zgjidhur kishte të bënte me natyrën e deklaratës.
Gjykata shqyrtoi elementët e ndryshëm të cilëve u referohej qeveria në mbështetje të
tezës së saj, sipas së cilës kjo deklaratë përbënte në fakt një rezervë. Argumenti i
nxjerrë nga qëllimi i deklaratës konfirmon argumentin që bazohet edhe në punimet
përgatitore, çështje kjo që do të trajtohet në vazhdim. Përsa i përket tekstit të
deklaratës, Gjykata pranon se hartimi origjinal në frëngjisht, megjithëse nuk ofron një
qartësi të plotë, mund të kuptohet si një rezervë. Përputhja e bërjes së deklaratave me
karakter interpretues me bërjen e rezervave është një gjë që haset në praktikën
normale. Mungesa e uniformitetit në praktikën e ndjekur nga ana e Zvicrës si dhe në
sistemin e Konventës nuk e lejon, atë të vetme, që ta cilësojë si rezervë deklaratën
objekt të mosmarrëveshjes. Përsa i përket heshtjes së depozituesit të instrumentave të
ratifikimit - sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës - si dhe të shteteve anëtare,
kjo nuk i privon organet e Konventës nga kompetencat e tyre të vlerësimit. Duke
ngelur në punimet përgatitore. Gjykata njeh nga ana e saj nevojën për të kërkuar se
cili ishte qëllimi i autorit të deklaratës. Në lidhje me këtë qeveria zvicerane ka shfaqur
gjithmonë një shqetësim: të shmangë pasojat e një konceptimi të mënyrë të gjërë të së
drejtës për t'iu drejtuar gjykatave në lidhje me organizimin administrativ dhe gjyqësor
të kantonave; duke patur parasysh pikërisht këtë shkak ajo ka paraqitur tekstin e
deklaratës si një prej kushteve për të patur pëlqimin e Zvicrës për të qënë e lidhur nga
Konventa.
Kjo e fundit përmend veçse rezervat, por shumë shtete kanë bërë gjithashtu, ose
vetëm deklarata me karakter interpretues pa përcaktuar në të gjitha rastet një dallim të
qartë ndërmjet njërit dhe tjetrit koncept. Për të nxjerrë në pah natyrën juridike të një
«deklarate», duhet parë përtej emërtimit si të tillë dhe duhet thelluar në zbërthimin e
përmbajtjes materiale. Në rastin në fjalë, del në pah se Zvicra synonte që të linte
jashtë veprimit të Nenit 6 § 1 disa kategori mosmarrëveshjesh dhe të ishte e mbrojtur
ndaj një interpretimi, sipas konceptimit të saj tepër të zgjeruar, të këtij Neni. Tashmë
Gjykata duhet të ketë kujdes që detyrimet që rrjedhin nga Konventa të mos pësojnë
kufizime të papajtueshme me kërkesat e Nenit 64, i cili ka të bëjë me rezervat.
6. Asaj i duhet pra që të shqyrtojë vlefshmërinë e deklaratës, që do të thotë të
sigurojë respektimin nga ana e saj të Nenit 64. Kompetenca e Gjykatës për të çmuar
në lidhje me Nenin 64 vlefshmërinë e një rezerve ose, si në rastin në fjalë, të një
deklarate me karakter interpretues nuk ka qënë objekt kundërshtimesh. Ajo del qartë
në pah si nga Nenet 19, 45 dhe 49 të Konventës ashtu edhe nga jurisprudenca e
Gjykatës.
Deklarata zvicerane paraqet, të paktën nga pikpamja e proçedurës penale, një vlerë
të përgjithshme dhe të pakufizuar. Me anë të termit «rezervë të karakterit të
përgjithshëm», Neni 64 nënkupton në mënyrë të veçantë një rezervë të hartuar në
terma tepër të vagët dhe të përgjithshëm, të tillë që të mos mund të vlerësohet kuptimi
ose fusha e zbatimit të tyre. Në rastin tonë, gjuha e deklaratës objekt i
mosmarrëveshjes nuk lejon që të matet si duhet masa e angazhimit të Zvicrës, në
veçanti përsa u përket kategorive të mosmarrëveshjeve që ajo mbulon si dhe përsa i
përket çështjes në se «kontrolli gjyqësor përfundimtar» ushtrohet apo jo duke marrë
parasysh edhe faktet e një çështjeje të caktuar. Jemi pra, përpara interpretimeve të
ndryshme ndërkohë që Neni 64 § 1 kërkon saktësi dhe qartësi.
7. Përsa i përket Nenit 64 § 2, ai u drejtohet të gjitha shteteve palë, qoftë unitare
qoftë federale, të pajisuara apo jo me një të drejtë proçedurale të unifikuar. “Paraqitja
e shkurtër e ligjit në fjalë” që parashikohet nga paragrafi në fjalë, përbën si një
element prove ashtu edhe një faktor sigurie juridike, prandaj edhe mungesa e tij nuk
do të mund të justifikohej, edhe për shkak të vështirësive praktike të një rëndësie të
madhe. Nga ana tjetër deklarata objekt vlerësimi nuk shoqërohet nga një paraqitje e
tillë - dhe këtë gjë e pranon edhe qeveria zvicerane.
8. Si përfundim, Gjykata gjykon se deklarata është e pavlefshme. Pra, dhe për
këtë nuk ngelet pikë dyshimi, Zvicra është dhe çmohet e lidhur nga Konventa
pavarësisht nga vlefshmëria e deklaratës. Përjashtimi paraprak hidhet pra poshtë (me
unanimitet).
B. Në lidhje me themelin
9. Znj. Belilos ankohej se nuk kishte qënë gjykuar nga ana e një gjykate të pavarur
dhe të paanshme, sipas kuptimit të Nenit 6 § 1, dhe e cila të gëzonte juridiksion të
plotë.
10. Komisioni i policisë të bashkisë së Lozanës është cilësuar si një «autoritet
lokal» nga ana e ligjit të rajonit të Vaud dhe si «autoritet administrativ» nga ana e
Gjykatës federale. Sipas Gjykatës, edhe pse shprehje të tilla mund të mos dukeshin
përcaktuese, ato ofronin një tregues të rëndësishëm në lidhje me natyrën e organit në
fjalë.
Ky i fundit ka një rol gjykimor dhe një proçedurë të cilat i lejojnë të interesuarit që
të paraqesë mjete mbrojtjeje. Anëtari i vetëm i tij është i emëruar nga ana e lokalitetit,
por kjo gjë nuk mjafton që të hidhet ndonjë dyshim në lidhje me pavarësinë dhe me
paanësinë e tij. Megjithëse ka cilësinë e një funksionari lokal, ai vepron në cilësi
individuale, nuk ndodhet në një varësi hierarkike, bën një betim të ndryshëm nga ai i
policëve dhe nuk mund t'i nënshtrohet në parim largimit gjatë periudhës së mandatit të
tij. Për këtë pasojë, paanësia e tij personale nuk ka qënë vënë në dyshim në rastin në
fjalë.
Megjithatë - kujton Gjykata – elementet e karakterit funksional dhe organik hyjnë
gjithashtu në lojë; edhe vetë dukjet e jashtme mund të paraqesin rëndësi. Në Lozanë,
bëhet fjalë për një funksionar të lartë të dalë nga drejtoria e policisë dhe që mund të
thirret përsëri prej saj që të përmbushë përsëri detyra të tjera. Të akuzuarit do të kishin
prirjet që të shihnin tek ai një anëtar të të trupave të policisë, të integruar nga
pikpamja hierarkike dhe me qëndrime që përputheshin me kolegët e tyre. Pra,
kërkuesja do të mund të ngrinte me plot të drejtë dyshime në lidhje me pavarësinë e
tyre dhe me paanësinë strukturore të komisionit të policisë, i cili nuk do të mund tu
përgjigjej në këtë pikë kërkesave të parashikuara nga ana e Nenit 6 § 1.
11. Gjykata në vazhdim kërkon të shqyrtojë nëse mjetet e mëtejshme ligjore të
disponueshme ishin të tilla që të lejonin mbushjen e boshllëqeve të konstatuara në
shkallë të parë.
12. Qeveria pretendonte se Znj. Belilos nuk kishte ushtruar një ankim për rishikim
përpara seksionit penal të Kasacionit të Gjykatës të Kantonit të Vaud. Gjykata çmon,
në të kundërt, se kjo e fundit nuk mund të merret në konsideratë sepse nuk përputhet
me natyrën e ankesave të kërkueses. Përsa i përket padisë për anullimin, ajo
shoqërohet me një proçedurë që përmban debate gojore dhe administrim provash dhe
e tillë që nuk lejon një rishikim të lirë të fakteve. Gjykata penale e Kasacionit nuk
kishte pra në rastin në fjalë një kompetencë të mjaftueshme.
13. Sipas mendimit të Gjykatës, Gjykata Federale nuk ka korigjuar nga ana e saj
shkeljen e vënë re në nivelin e komisionit të policisë. Me anë të rrugës së padisë sipas
së drejtës publike, e vetmja rrugë e hapur në këtë rast, ajo nuk mund të rimerrte në
shqyrtim çështjet e lidhura me faktet dhe me ligjshmërinë, pasi kompetenca e
vlerësimit nga ana e saj kufizohej vetëm në kontrollin e mungesës të arbitraritetit. Ka
patur pra në këtë rast një shkelje të Nenit 6 § 1 (me unanimitet).
C. Në lidhje me nenin 50 të Konventës
14. Duke u bazuar në Nenin 50, Znj. Belilos pretendonte anullimin dhe
rimbursimin e gjobës që i ishte vënë asaj nga ana e komisionit të policisë. Gjykata
konstaton se Konventa nuk i jep asaj kompetencën për t'i kërkuar shtetit zviceran
anullimin e dënimit të dhënë kundër të interesuarës. Ajo (Gjykata) shton se nuk mund
të spekulonte nga ana e saj mbi rezultatin në të cilin proçedura gjyqësore do të kishte
çuar, sikur nuk do të kishte patur një shkelje të Konventës. Për këtë arsye ajo e hedh
poshtë këtë kërkesë (me unanimitet).
Kërkuesja pretendonte gjithashtu ndryshimin e ligjit të Kantonit të Vaud të 17
nëntorit 1969 në lidhje me vendimet lokale. Gjykata vë në dukje që Konventa nuk i
jep kompetencën që të ftojë Zvicrën që të modifikojë legjislacionin e saj, dhe për këtë
arsye hedh poshtë këtë kërkesë (me unanimitet).
Së fundi, e interesuara reklamonte rimbursimin e shpenzimeve dhe të harxhimeve.
Përsa i përket proçedurës të ndjekur përpara juridiksioneve të brendshme, Gjykata i
akordon asaj 3250 FS; ndërsa përsa i përket proçedurave europiane, ajo i akordon asaj FS për shpenzimet dhe për honoraret e avokatit - përveç 8822 FF të paguara në
lidhje me ndihmën gjyqësore - dhe 500 FS për shpenzime personale (me unanimitet).1 Qeveria zvicerane këtë vendim të Gjykatës ua bën të njohura kantoneve, dhe ai i Vaud ka modifikuar
ligjin e 17 nëntorit 1969 në lidhje me vendimet bashkiake, me anë të një ligji të 1 marsit 1989, i cili
duke filluar që nga 2 maji 1989 krijon një proçedurë apeli pranë tribunalit të policisë ndaj çdo vendimi
lokal. Ajo i ka paraqitur gjithashtu sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, më 16 maj 1988,
një version të ri të deklaratës me karakter interpretues të vitit 1974. Nga ana tjetër, ajo i ka botuar
paragrafet kryesore të vendimit në revistën Jurisprudenca e autoriteteve administrative të
Konfederatës.
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło