10508/02
WyrokETPCz2007-10-23ECLI:CE:ECHR:2007:1023JUD001050802
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
Czy przewlekłość postępowania, brak bezstronności sądów, niewykonanie prawomocnego orzeczenia oraz naruszenie prawa własności i dyskryminacja w procesie zwrotu mienia skonfiskowanego w okresie komunistycznym naruszyły prawa skarżących wynikające z art. 6 ust. 1, art. 13, art. 1 Protokołu nr 1 oraz art. 14, 17 i 18 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że niektóre zarzuty (ogólna nierzetelność postępowania, brak bezstronności sędziów, naruszenie art. 17 i 18 Konwencji) są oczywiście bezzasadne, ponieważ nie jest sądem czwartej instancji i sam fakt wcześniejszego udziału sędziego w powiązanych sprawach nie świadczy o braku bezstronności, zwłaszcza gdy ostateczne orzeczenie było korzystne dla skarżących. Pozostałe zarzuty (niewykonanie prawomocnego orzeczenia, przewlekłość postępowania, brak skutecznego środka odwoławczego, naruszenie prawa własności i dyskryminacja) zostały uznane za wymagające dalszego zbadania i zakomunikowane rządowi Albanii.Stan faktyczny
Skarżący, obywatele Albanii, domagali się zwrotu lub rekompensaty za 132 hektary ziemi skonfiskowanej ich rodzicom przez reżim komunistyczny. Początkowo lokalna komisja przyznała im 14 hektarów, ale decyzja ta została później unieważniona przez sądy krajowe z powodu niezgodności z wymogami prawnymi. W międzyczasie, część spornej ziemi została wydzierżawiona przez Ministerstwo Turystyki osobie trzeciej, a następnie przyznana innej osobie przez tę samą komisję, co doprowadziło do skomplikowanych i długotrwałych postępowań sądowych. Pomimo prawomocnego orzeczenia Sądu Najwyższego z 2003 r., nakazującego komisji wydanie decyzji zgodnej z prawem, kwestie własnościowe skarżących pozostawały nierozwiązane, a orzeczenie nie zostało wykonane.Rozstrzygnięcie
Trybunał postanowił odroczyć rozpatrzenie skarg skarżących na podstawie art. 6 ust. 1 Konwencji w zakresie niewykonania prawomocnego orzeczenia przez władze krajowe i długości postępowania cywilnego, skarg na podstawie art. 13 Konwencji oraz art. 1 Protokołu nr 1 do Konwencji, rozpatrywanych samodzielnie i w związku z art. 14 Konwencji. Pozostałą część skargi uznano za niedopuszczalną.Pełny tekst orzeczenia
GJYKATA EVROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
VENDIM
PËRSA I TAKON PRANIMIT TË
Kërkesës nr. 10508/02
Nga Agron GJONBOCARI dhe të tjerë
Kundër Shqipërisë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni Katër), u mblodh si dhomë, në datën 31 Mars 2005 përbërë nga:
Zoti Nikolas BRATZA, President
Zoti G. BONELLO
M.PELLONPÄÄ
K.TRAJA
L.GARLICKI
J.BORREGO BORREGO
Zj. MIJOVIĆ
Duke marrë në konsiderate kërkesën e mësipërme depozituar më 6 Korrik 2001,
Pas shqyrtimit, vendos si më poshtë:
FAKTET
Kërkuesit, Z. Agron Gjonbocari, Z. Midat Gjonbocari, Z. Agim Gjonbocari, Z Gjon Gjonbocari, Znj. Hava Veizaj, Z. Arben Bocari dhe Z. Gezim Bocari, janë shtetas shqiptarë të cilët kanë lindur respektivisht në 1939, 1927, 1934, 1931, 1924, 1949 dhe 1949. Ata banojnë në Tiranë dhe Vlorë Shqipëri. Ata përfaqësohen para Gjykatës nga Z. G. Bocari, një nga kërkuesit.
A. Rrethanat e çështjes
Sipas parashtrimit të kërkuesve, rrethanat e çështjes, mund të përmblidhen si më poshtë:
Kërkesa ka të bëjë me proceset që lidhen me kompesimin e pronave, të cilat u konfiskuan gjatë periudhës komuniste.
Proceset mbi kompesimin e pronave për kërkuesit
Prindërit e kërkuesve kishin në pronësi disa ngastra toke, që në total mund të llogariten në 132 hektarë tokë, të cilat u konfiskuan nga regjimi komunist. Këto ngastra gjenden në qarkun e Vlorës në bregdetin jugor të Shqipërisë.
Në datën 30 mars 1994, në bazë të Ligjit për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave, kërkuesit depozituan një kërkesë në Komisionin për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave në Vlorë.
Në datën 27 Gusht 1996, Komisioni i Vlorës i njohu kërkuesve, si prone, 14 hektarë (2 hektarë për person) nga toka që u qe konfiskuar prindërve të tyre. Vendimi u firmos nga katër prej shtatë anëtarëve të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë.
Në bazë të vendimit të komisionit, kërkuesit regjistruan pronën e tyre në Regjistrin e Tokave Vlorë (Kadastër) në një datë të papërcaktuar.
Në 28 Dhjetor 1998, ata i bënë kërkesë Komisionit të Vlorës për lëshimin e një dokumenti të ri, i cili do të përputhej me kërkesat e ligjit.
Me shkresën nr. 76, datë 6 Janar 1999, Kryetari i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit te Pronave Vlorë iu kthen përgjigje kërkuesve, duke i informuar ata se Komisioni tashmë e ka marrë vendimin mbi statusin e pronës së tyre me vendimin e dates 27 Gusht 1996, i cili i njihte kërkuesit si pronarë të ligjshëm të pronave. Gjithashtu, ai pohoi se, në bazë të ligjeve në fuqi të asaj kohe, ndreqja e dokumentave zyrtare të Komisionit, i takonte gjykatave.
Procedurat gjyqësore me Ministrinë e Turizmit si palë
Në 25 Nëntor 1996, Ministria e Turizmit, me vendmimin nr. 20/2, lëshoi me qira për A.L një ngastër toke, për tu përdorur për turizëm, brenda pronës e cila u qe njohur kërkuesve nga Komisioni i Vlorës.
Në datën 29 Dhjetor 1997 kërkuesit paraqitën një padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kërkonin anullimin e vendimit të Ministrisë.
Në datën 17 Shkurt 1998 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, anulloi vendimin e Ministrisë me arsyetimin se transaksioni kishte të bënte me një prone private.
Në datën 16 Qershor 1998, Gjykata e Apelit Tiranë, prishi vendimin e Gjykatës së Rrethit dhe njohu si të vlefshëm vendimin e Ministrisë, duke deklaruar se vendimi i komisionit ka qenë i paligjshëm për arsye se nuk përputhej me kërkesat ligjore; si rrjedhim kërkuesit nuk mund të pretendonin të drejtat mbi pasurinë.
Në datën 10 Qershor 1999, pas rekursit të vendimit nga ana e kërkuesve, Gjykata e Lartë e prishi vendimin e Gjykatës së Apelit të dates 16 Qershor 1998 si të pa arsyetuar dhe e dërgoi çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit.
Në datën 10 Nëntor 1999, Gjykata e Apelit Tiranë, gjatë procesit të rigjykimit, rrëzoi padinë e kërkuesve me arsyetimin se padia civile e depozituar në Gjykatën e Rrethit në datën 29 Dhjetor 1997, është paraqitur pasi kishte kaluar afatin një mujor të depozitimit.
Në datën 17 Janar 2001, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Procedurat mbi kthimin e pronës për K.B
Ndërkohë në datën 9 Tetor 1997, Komisioni i Vlorës i cakton K.B (Nënës së A.L), si kompesim, të njëjtën ngastër toke, e cila gjendet në pronën e kërkuesve, të cilën Ministria e Turizmit ka lëshuar me qira për A.L.
Në një date të pacaktuar, K.B ia dhuron tokën djalit të saj A.L.
Me urdhrin nr. 3, date 11 Qershor 1999, në bazë të një kërkese nga A.L, zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, iu heq statusin e pronarit kërkuesve të ngastrës së mësipërme të tokës dhe regjistron si pronar të ligjshëm A.L.
Proceset gjyqësore me A.L si palë
Në datën 13 Dhejtor 1999 në bazë të padisë së paraqitur nga A.L, Gjykata e Rrethit Vlorë shpalli të paligjshëm vendimin e dates 27 Gusht 1996 të marrë nga Komisioni I Kthimit dhe Kompesimit te Pronave Vlorë, ku ngastra e tokës iu njoh kërkuesve si pronë, me arsyetimin se vendimi nuk është lëshuar në përputhje me kërkesat ligjore.
Në datën 17 Mars 2000, Gjykata e Apelit Vlorë mbështeti arsyetimin e Gjykatës së Rrethit, duke pohuar gjithashtu se Komisioni i Vlorës i ka tejkaluar kompetecat e tij ligjore në marrjen e vendimeve, në lidhje me pronat të cilat shteti i ka caktuar për qëllime turistike.
Në datën 17 janar 2001, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konfirmoi se vendimi i Komisionit të Vlorës në favor të kërkuesve ishte i pavlefshëm, me arsyetimin se nuk është lëshuar në përputhje me kërkesat ligjore; si rrjedhim, vendimi i Komisionit të Vlorës nuk ka vlerë për kërkuesit apo për të tjerët. Gjykata e Lartë, prishi vendimin e dhënë nga Gjykatat e mësipërme dhe vendosi pushimin e çështjes.
Proceset e Komisionit të Vlorës si palë.
(a) Procedurat e zakonshme
Në datën 18 Prill 2000, kërkuesit depozituan një padi në Gjykatën e Rrethit Vlorë duke pretenduar që vendimi i komisionit të Vlorës i datës 9 Tetor 1997 ishte i pavlefshëm dhe i kërkonin gjykatës të rregullojë vendimin e Komisionit marrë në datën 27 Gusht 1996, pasi ai është firmosur nga katër prej shtatë anëtarëve te komisionit.
Në datën 6 Shkurt 2001, Gjykata e Rrethit Vlorë nuk pranoi të shqyrtonte padinë e kërkuesve me arsyetimin se vendimi i komisionit të Vlorës datë 27 Gusht 1996 ka qenë shpallur i pavlefshëm me vendim të Gjykatës së Rrethit Vlorë date 13 Dhjetor 1999.
Në datën 25 Maj 2001, Gjykata e Apelit Vlorë, pasi shqyrtoi ankesën e kërkuesve përsa i përket mospërputhjes me kërkesat ligjore të vendimit të Komisionit datë 27 Gusht 1996, vendosi të mos pranojë ankimin, me arsyetimin se një veprim i parregullt edhe pse nuk konsiderohet i pavlefshëm ligjërisht, nuk do të ketë ndonjë efekt ligjor. Përfundimisht, gjykata nuk e pranoi ankesën e kërkuesve mbi pavlefshmërinë e vendimit të komisionit të dates 9 Tetor 1997 me arsyetimin se ishte e pabazuar. Rrjedhimisht, gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit.
Në 6 Mars 2003, në bazë të rekursit të bërë nga ana e kërkuesve, Gjykata e Lartë prishi vendimet e Gjykatave të Rrethit dhe të Apelit. Për më tepër, Gjykata e Lartë mbajti qëndrimin se Komisioni i Vlorës duhet të nxirrte një vendim mbi statusin e pronësisë së kërkuesve që përputhej me kërkesat ligjore. Përfundimisht, gjykata nuk pranoi të shqyrtojë kërkesën e kërkuesve për të deklaruar të pavlefshëm vendimin e Komisionit të Vlorës, date 9 Tetor 1997, me arsyetimin se ishte nxjerrë si pasojë e zgjidhjes së pretendimeve të kërkuesve mbi pasurinë.
Dy anëtarë të kolegjit të Gjykatës së Lartë që vendosën mbi gjykimin e sipërpërmendur, TH.K dhe N.K, ishin gjithashtu pjesë e trupit gjykues në vendimin e dates 17 Janar 2001 të Gjykatës së Lartë.
(b) Procedurat e ekzekutimit
Në datën 14 Prill 2004, Gjykata e Rrethit Vlorë nxorri një urdhër ekzekutimi për Komisionin e Vlorës, duke e udhëzuar të ekzekutonte vendimin e Gjykatës së Lartë datë 6 Mars 2003.
Në datën 19 Tetor 2004, kërkuesit informuan Zyrën e Regjistrimit se vendimi i Gjykatës së Lartë, ende nuk ishte ekzekutuar nga Komisioni i Vlorës.
Çështjet e pronësisë ende nuk janë zgjidhur.
B. Ligji i brendshëm përkatës
1. Pjesa përkatëse e kushtetutës së Shqipërisë thotë si më poshtë:
Neni 42 paragrafi 2
“Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj„
Neni 142 paragrafi 3
“Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore„
2. Ligji për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave nr. 7698 datë 15 Prill 1993, ndryshuar me ligjin 8084/ 1996, parashikon, përktësisht:
Neni 4 paragrafi 1
“Ish pronarët dhe trashëgimtarët e tyre ligjorë gëzojnë të drejtën e pronës. Një ish pronar ka të drejtë ose të marrë pronën që ka patur ose të kompesohet nëse përmbushet një nga këto katër kushte: (1) prona që ai zotëronte ka qenë kullotë, livadh, tokë pylli, apo tokë bujqësore ose jo bujqësore; (2) toka nuk preket nga ligji nr. 7501, datë 19 Korrik 1991; (3) toka është aktualisht nën pronësi të shtetit; (4) toka tashmë është përcaktuar si e përshtatshme për ndërtim dhe ndodhet brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara. Sipërfaqja e tokës për kthim ose kompesim duhet të jetë e tillë që të mos i kalojë 10,000 metra katror, në përputhje me nenin 1 paragrafi 4, i Vendimit nr. 1359, datë 5 Shkurt 1996, ndryshuar nga Ligji nr. 8084, datë 7 mars 1996„.
ANKESAT
1. Duke u bazuar në Nenin 6 paragrafi 1 i Konventës, kërkuesit u ankuan sepse procedurat kanë qenë të parregullta në disa drejtime, kryesisht përsa i takon kohëzgjatjes së procesit, mungesës së paanësisë së gjykatave dhe dështimit të autoriteteve për të ekzekutuar vendimin përfundimtar; gjithashtu ata pretenduan se ishin shkelur parimet e “rendit ligjor„ dhe “garancisë ligjore „.
2. Në bazë të nenit 13 të Konventës, si edhe nenit 6 paragrafi 1, kërkuesit pretenduan se ata nuk ishin kompesuar respektivisht në lidhje me kohëzgjatjen e tepruar të procesit.
3. Kërkuesit pretenduan një shkelje në bazë të Nenit 1 të protokollit Nr.1, marrë në vecanti dhe së bashku me nenin 14 të Konventës.
4. Përfundimisht, kërkuesit u mbështetën në nenet 17 dhe 18 të Konventës, në lidhje me kërkesën e tyre bazuar në nenin 1 të Protokollit Nr.1.
LIGJI
1. Mbështetur në Nenin 6 paragrafin 1 të Konventës, kërkuesit u ankuan për një proces të padrejtë. Në lidhje me këtë, neni 6 Paragrafi 1 interpretohet si më poshtë:
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve civile ...., Çdo person ka të drejtë që cështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur, e paanshme, e krijuar ligjërisht…,”
(a) Kërkuesit parashtruan se gjykatat e brendshme dështuan në respektimin e rendit ligjor dhe garancinë e ligjit, duke pretenduar që vendimet e gjykatave përsa i takon çështjes së tyre kanë ndihmuar në krijimin e një situate konfuze në lidhje me të drejtat e tyre mbi pronësinë.
Gjykata rikujton se nuk është funksioni i saj të zëvendësojë vlerësimin e fakteve dhe provave të saj me ato të gjykatave kombëtare apo të veprojë si një shkallë e katër apelimi, e cila nuk do të ndërhyjë në mënyrë të përgjithshme, bazuar në faktin se një gjykatë e brendshme ka marrë një vendim të gabuar (shih, mes shumë shembujve të tjera, Ewëards kundër Mbretërisë së Bashkuar, Vendim datë 16 Dhjetor 1992, Seria A no. 247-B, parag. 34, shih gjithashtu Garcia Ruiz kundër Spain [GC], nr. 30544/96, paragrafet 28-29, EHCR 1999-I).
Rrjedhimisht, kjo ankesë është në mënyrë të dukshme e pabazuar dhe duhet të mos pranohet në bazë të nenit 35 paragrafet 3 dhe 4 të Konventës.
(b) Kërkuesit pretenduan se, duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë datë 6 Mars 2003, autoritetet shqiptare kanë hequr efektin e dobishëm të dispozitave të Nenit 6 të Konventës.
Gjykata konsideron se nuk është e mundur që, në bazë të dosjes së një çështje, të përcaktojë pranueshmërinë e këtij ankimi dhe si pasojë, është e domosdoshme, në përputhje me Rregullin 54/2 (b) të Rregullores së Gjykatës, të lajmërojë Qeverinë e paditur lidhur me këtë.
(c) Kërkuesit pretenduan se disa procese në lidhje me pretendimet e tyre civile e kanë kaluar kërkesën e “afatit të arsyeshëm„.
Ata vërejtën se gjykatat e brendshme kanë shqyrtuar çështjet e tyre në tre lloje procesesh. Procesi i parë filloi në datën 29 Dhjetor 1997, kur kërkuesit depozituan një kërkesë në Gjykatën e Rrethit dhe që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Lartë datë 17 Janar 2001. I dyti filloi në një datë të papërcaktuar para datës 13 Dhjetor 1999, kur A.L paraqiti një padi civile në Gjykatën e Rrethit dhe përfundoi në datën 17 Janar 2001. Procesi i tretë filloi në datën 18 Prill 2000, kur kërkuesit depozituan një padi në Gjykatën e Rrethit Vlorë dhe përfundoi me vendimine formës së prere marrë nga Gjykata e Lartë datë 6 Mars 2003 (ky vendim ende nuk është ekzekutuar).
Kërkuesit i qëndronin mendimit se, duke mos vendosur në favor të tyre, përsa i takon vlefshmërisë së vendimit të Komisionit, gjykatat e brendshme e kanë kaluar kriterin e “afatit të arsyeshëm„ për të marrë vendim mbi një cështje komplekse si kjo, e cila kishte të bënte me vlefshmërinë e një akti duke u bazuar në mospërmbushjen e kërkesave ligjore.
Gjykata konsideron se nuk është e mundur që, në bazë të dosjes së një çështje, të përcaktojë pranueshmërinë e këtij ankimi dhe si pasojë, është e domosdoshme, në përputhje me Rregullin 54/ 2 (b) të Rregullores së Gjykatës, të lajmërojë gjykatën e Qeverisë së paditur lidhur me këtë.
(d) Gjithashtu, kërkuesit bënë ankesë në bazë të këtij neni në lidhje me mungesën e paanshmërisë në kolegjet e Gjykatës së Lartë, për arsye se dy nga gjyqtarët (Th.K dhe N.K) të cilët morën pjesë në vendimin e datës 17 Janar 2001, morën pjesë gjithashtu në trupin gjykues në vendimin e datës 6 Mars 2003.
Gjykata rikujton se paanësia, në kuptimin e Nenit 6/ 1, duhet të përcaktohet në përputhje me një test subjektiv, që do të thotë mbi bazën e një bindje personale të një gjyqtari të vecantë për një cështje të caktuar dhe gjithashtu në përputhje me një test objektiv, që do të thotë nëse gjyqtari ka ofruar garancitë e mjaftueshme për të përjashtuar cdo dyshim të arsyeshëm në këtë drejtim (shih Hauschildt kundër Danimarkës, vendimi datë 24 Maj 1989, Series A no. 255, p 154, p.21, § 46, Fey kundër Austrisë, vendimi datë 24 Shkurt 1993, Series A no. 255, p. 12, § 28, Gautrin dhe të tjerë kundër Francës, vendimi datë 20 Maj 1998, Raportet 1998-III, pp.1030-31, paragrafi 58).
Përsa i takon testit subjektiv, paanësia personale e një gjyqtari duhet të prezumohet derisa ka prova që përcaktojnë të kundërtën (shih Padovani kundër Italisë vendimi i datës 26 Shkurt 1993, Series A no. 257-B, p.20, paragrafi 26). Përsa i takon testit objektiv, përvec sjelljes së gjyqtarit, ai konsiston në ekzistencën e fakteve provuese të cilat mund të ngrejnë dyshime përsa i takon paanësisë së tij. Në këtë drejtim, edhe sjelljet mund të kenë një farë rëndësie. Ajo që është në rrezik, ka të bëjë me besimin që gjykatat, duhet të përcjellin në publik, në një shoqëri demokratike. Kjo do të thotë që, kur përcaktohet nëse për një cështje të caktuar ekziston një shkak i arsyeshëm, se një gjyqtari të caktuar i mungon paanësia, këndvështrimi i këtyre pretendimeve mbi paanësinë e tij, është i rëndësishëm por jo vendimtar. Vendimtare mbetet nëse frika mbi paanësinë mund të arsyetohet objektivisht. (Shih Delage dhe Magistrello kundër Francës (dec.) no. 40028/98, ECHR 2002-II).
Në këtë cështje, kërkuesit debatuan mbi paanësinë subjektive dhe objektive të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në mënyrë të vacantë pjesëmarrjen e tyre në dy kolegjet që vendosën mbi statusin e pasurisë së kërkuesve.
Përsa i takon paanësisë personale të të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykata nuk gjen ndonjë prove, për të vërtetuar pretendimet e kërkuesve.
Lidhur me paanësinë objektive, gjykata mban qëndrimin se fakti I vetëm se gjyqtari tashmë ka marrë vendime, nuk mund të shihet në vetevete si justifikim për shqetësimin mbi paanësinë e tij. Ajo që ka rendësi, është fusha e veprimit dhe natyra e veprimeve të gjyqtarit në gjyq. Në të njëjtën mënyrë, një njohuri e detajuar e çështjes nga ana e gjyqtarit, nuk përbën ndonjë shkak që gjyqtari të jetë i paanshëm kur merret vendimi në themel. Së fundmi, as analiza paraprake e një informacioni të disponueshëm, nuk do të thotë që shqyrtimi përfundimtar është paragjykuar (shih mutatis mutandis, Hauschildt kundër Denmark, vendimi i datës 24 Maj 1989, Series A nr. 154, p. 22 paragrafi 50; Norties v Neitherlands (Neriter kundër Hollandës), vendimi datë 24 Gusht 1993, Series A no,267, p. 15 paragrafi 33; dhe Saraiva de Carvalho kundër Portugal, vendimi i datës 22 Prill 1994, Series A nr. 286-B, p.38, paragrafi 35).
Në lidhje me këtë, në çështjen konkrete, Gjykata nuk konstaton se veprimet e gjyqtarëve në fjalë kanë minuar garancinë e paanësisë së Gjykatës së Lartë. Fakti i vetëm se gjyqtarët në fjalë kanë marrë pjesë në të dy kolegjet vendimmarrëse nuk ka ndikuar në paanësinë e Gjykatës së Lartë, duke ditur që vendimi i fundit është dhënë në favor të kërkuesve.
Duke patur parasysh, sa më lart, Gjykata nxjerr si konkluzion se shqetësimi i kërkuesve nuk justifikohet objektivisht për çështjen në fjalë.
Si pasojë, përsa i takon mungesës së pretenduar të njëanshmërisë, kjo kërkesë nuk pranohet pasi është haptazi e papranueshme, sipas Nenit 35 / 3 dhe 4 i Konventës.
2. Në bazë të nenit 13 të Konventës, lidhur me nenin 6/ 1, kërkuesit argumentuan se ata nuk kishin marrë ndonjë ankim efektiv përsa i takon kohëzgjatjes së tepruar të proceseve. Neni 13, në pjesët e tij përkatëse, shprehet si më poshtë:
“Cdo person, të cilit i kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë konventë, ka të drejtë të paraqesë një ankim efektiv përpara një insatnce kombëtare, edhe kur kjo shkelje ka qenë kryer nga persona që veprojnë brenda ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare”.
Në këtë vështrim Gjykata, tërheq vëmendjen se Neni 13 I Konventës është interpretuar si kërkesë për një ankim efektiv në ligjin e brendshëm vetëm në drejtim të ankesave të cilat mund të konsiderohen “të debatueshme” në kuptimin e Konventës (shih Boyle dhe Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar, vendimi I dates 27 Prill 1988, Series A no. 131, paragrafi 52).
Përsa i takon ankesës së kërkuesve ku atyre u është mohuar e drejta e për një ankim efektiv, në bazë të nenit 6/ 1 i Konventës lidhur me kohëzgjatjen e procesit, gjykata cmon se, duke u bazuar në dosjen e cështjes, nuk mund të vendosë për pranimin e kësaj ankese dhe për pasojë, është e domosdoshme, në përputhje me Rregullin 54/ 2 (b) të Rregullores së Gjykatës, që të njoftohet qeveria përkatëse për këtë.
3. Kërkuesit pretenduan se ata ishin viktima të shkeljes së Nenit 1 të Protokullit Nr.1 të Konventës, marrë në vecanti dhe së bashku me Nenin 14 të Konventës.
Neni 1 i Protokollit 1 parashikon:
“Çdo person fizik dhe juridik ka të drejtë për respektimin e pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij vecse për asrye të dobisë publike dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e ppërgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e shteteve që të vënë në fuqi ligjet që ato I quajnë të domosdoshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagesën e taksave, ose të kontributeve të tjera, ose të gjobave.
Neni 14 I Konventës parashikon:
“Gëzimi I të drejtave dhe I lirive të njohura në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja opinionet publike dhe cdo opinion tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose cdo status tjetër”.
Kërkuesit u ankuan se ata janë privuar nga e drejta për pronën pasi autoritetet lokale fillimisht ia caktuan pronën prindërve të tyre dhe më pas e transferan atë për pale të treta. Për më tepër, ata parashtruan se, duke pritur zgjidhje përfundimtare të procesit të mbështetur në kërkesën e tyre për kompesim, efektivisht iu është privuar e drejta për tjetërsimin e pronës së tyre.
Përfundimisht, kërkuesit pohuan se autoritetet lokale i kanë diskriminuar për shkak të venddodhjes të vlefshme të pronës në fjalë, në bregdetin shqiptar.
Gjykata cmon se, duke u bazuar në dosjen e cështjes, nuk mund të vendosë për pranimin e kësaj ankese dhe për pasojë, është e domosdoshme, në përputhje me Rregullin 54 / 2 (b) të Rregullores së Gjykatës, të njoftohet qeveria përkatëse për këtë.
4. Përfundimisht, kërkuesit u ankuan për një shkelje të të drejtave të tyre të garantuara sipas Nenit 17 dhe 18 të Konventës përsa I takon ankimimeve të tyre bazuar në nenin 1 të Protokollit Nr.1.
Neni 17 thotë si më poshtë:
“Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet sikur I jep një Shteti, një grupimi ose një individi, cfarëdo të drejte që të ndërmarrë një veprimtari ose të kryejë një akt që ka për qëllim zhdukjen e të drejtave ose të lirive të njohura në këtë Konventë, ose kufizime më të gjera të këtyre të drejtave se ato të parashikuara në Konvenën në fjalë.
Neni 18 thotë si më poshtë:
“Kufizimet që, në bazë të kësaj Konvente, u bëhen të drejtave dhe lirive të lartpërmendura mund të zbatohen vetëm për qëllimin për të cilin janë parashikuar”.
Përsa i takon kësaj pjese të kërkesës, gjykata e pranoi pasi i përket kompetencës së saj, dhe konstaton se faktet e cështjes nuk zbulojnë ndonjë shkelje të dispozitave të kësaj Konvente.
Kjo do të thotë që këto ankimime duhet të mos pranohen pasi janë haptazi të pabazuara, në bazë të Nenit 35 / 3 dhe 4 të Konventës.
Për këto arsye, Gjykata në unanimitet
Vendos të pezullojë shqyrtimin e ankesave të kërkuesve bazuar në Nenin 6 / 1 i Konventës përsa i takon dështimit të autoriteteve kombëtare për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë dhe kohëzgjatjes së procesit civil, ankimimeve të kërkuesve bazuar në Nenin 13 të Konventës dhe Nenit 1 të protokollit 1 të Konventës marrë veçmas dhe së bashku me Nenin 14 të Konventës,
Deklaron të papranueshme pjesën e mbetur kerkesës.
Michael O”BOYLE Nikolas BRATZA
Kryesekretar Kryetar
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 15.07.2026. · Źródło