11801/85

WyrokETPCz1990-04-24ECLI:CE:ECHR:1990:0424JUD001180185

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy podsłuchy telefoniczne prowadzone przez organy ścigania na podstawie niewystarczająco precyzyjnych przepisów prawa krajowego stanowią naruszenie prawa do poszanowania życia prywatnego i korespondencji, gwarantowanego przez art. 8 Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że podsłuchy telefoniczne stanowią poważną ingerencję w prawo do poszanowania życia prywatnego i korespondencji. Chociaż ingerencja miała podstawę w prawie krajowym (art. 81, 151 i 152 francuskiego Kodeksu Postępowania Karnego oraz ugruntowana jurysprudencja), to jednak prawo to nie spełniało wymogu "jakości prawa". Brakowało precyzyjnych i szczegółowych zasad dotyczących kategorii osób podlegających podsłuchowi, rodzaju przestępstw, czasu trwania, warunków sporządzania protokołów czy zabezpieczeń przed nadużyciami. W konsekwencji, skarżący nie mieli minimalnego stopnia ochrony wymaganego przez zasadę praworządności w społeczeństwie demokratycznym, co doprowadziło do naruszenia art. 8 Konwencji.
Stan faktyczny
W sprawie Kruslin, skarżący został oskarżony o współudział w morderstwie i kradzieży, a jednym z dowodów był podsłuch telefoniczny wykonany na zlecenie sędziego śledczego w ramach innej procedury. W sprawie Huvig, skarżący i jego żona, prowadzący firmę, byli przedmiotem podsłuchów telefonicznych (prywatnych i służbowych) zarządzonych przez sędziego śledczego w związku z zarzutami oszustw podatkowych. W obu przypadkach podsłuchy były podstawą do skazania, a krajowe środki odwoławcze, w tym kasacja, zostały odrzucone.
Rozstrzygnięcie
Trybunał jednogłośnie stwierdził naruszenie art. 8 Konwencji w obu sprawach. W sprawie Kruslin, Trybunał odrzucił żądanie odszkodowania za skazanie, uznając stwierdzenie naruszenia za wystarczające zadośćuczynienie, ale zasądził 20 000 franków francuskich na pokrycie kosztów postępowania kasacyjnego. W sprawie Huvig, Trybunał uznał, że nie ma podstaw do zastosowania art. 50, ponieważ skarżący nie zgłosili roszczeń o zadośćuczynienie.

Pełny tekst orzeczenia

KRUSLIN kundër FRANCËS   HUVIG kundër FRANCËS   Në dy vendime që dha në lidhje me çështjet Kruslin kundër Francës dhe Huvig kundër   Francës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se përgjimet telefonike të   bëra nga oficerë të policisë gjyqësore, të ngarkuar me këtë detyrë nga gjykatësi i   hetimeve paraprake përbëjnë shkelje të nenit 8 të Konventës përderisa nuk   parashikohen në mënyrë të qartë dhe të hollësishme nga e ligji francez, dhe duke mos   përmbushur kështu një nga kushtet e justifikueshmërisë së masës së kërkuar nga   paragrafi 2 i nenit 8. Ky vendim është i rëndësishëm sidomos në lidhje me   përcaktimin e termave “siguri dhe qartësi juridike” dhe “ligj” sipas kuptimit të   Konventës Europiane.   I. RRETHANAT E ÇËSHTJES   A. Faktet kryesore   1. Në prill 1985, dhoma e akuzimit e Gjykatës së Apelit të Tuluzës, e dërgon Z.   Jean Kruslin përpara Gjykatës Penale të Garonës së Sipërme, për tu përgjigjur si   bashkëpunëtor i një vrasjeje me qëllim, i një vjedhje në rrethana rënduese dhe i një   tentative për vjedhje në rrethana rënduese. Një nga elementet e dosjes ishte   regjistrimi i një bisede telefonike të bërë nga kërkuesi më 17 qershor 1982, me një   linjë që i përkiste një personi tjetër. Ky regjistrim ishte bërë me kërkesën e një   gjyqtari të hetimeve paraprake të Saint-Gaudens në kuadrin e një proçedure tjetër.   Gjykata e Kasacionit hedh poshtë kërkesën e bërë nga i interesuari.   2. Z. Jacques Huvig, i cili drejton një shoqëri tregtare me ndihmën e gruas së tij,   Janine, është bërë subjekt i një ankese për një mashtrim fiskal, mosmbyllje të   llogarive tregtare dhe mbyllje të pasakta të llogarive. Në kuadrin e një hetimi të hapur   nga gjykatësi i hetimeve paraprake të Shomon, ky i fundit ngarkon policinë e Langres   për të përgjuar dhe transkriptuarn të gjitha bisedat telefonike tregtare dhe private të   të interesuarëve. Përgjimet janë bërë për rreth 28 orë me rradhë gjatë muajit prill   1974.   3. Të akuzuarit, Zoti dhe Zonja Huvig u dënuan në mars 1982 nga gjykata e   Shkallës së Parë të Shomon për pothuajse të gjitha shkeljet për të cilat ata duhet të   përgjigjeshin. Në mars të vitit 1983, Gjykata e Apelit të Dizhonit e konfirmon këtë   gjykim por i rëndon dënimet e shpallura. Gjykata e Kasacionit e hedh poshtë, në prill   1984, kërkesën ankimore të ankuesve.   B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut   4. Përpara Komisionit, i cili u mblodh më 16 tetor dhe 1985 dhe 9 gusht 1984, Z.   Kruslin dhe bashkëshortët Huvig denoncuan vënien nën përgjim të telefonave të tyre   si dhe dëgjimin e bisedave të tyre, në shkelje të Nenit 8 të Konventës.   5. Në opinionet e tij të 14 dhjetorit 1988, Komisioni formulon mendimin sipas të   cilit ka patur shkelje të Nenit 8 (dhjetë vota kundër dy).   II. PËRMBLEDHJE E VENDIMEVE TË 24 PRILLIT 1990   (dhomë) (seria A nr. 176-A dhe B)   A. Në lidhje me nenin 8 të Konventës   6. Duke konstatuar që përgjimet e ankimuara në çështjen në fjalë përbënin   ndërhyrje të autoritetit publik në ushtrimin e të drejtës të të interesuarve për   respektimin e paprekshmërisë të korrespondencës dhe të jetës së tyre private, Gjykata   kërkon nga ana tjetër në se ndërhyrje të tilla mund të justifikoheshin në bazë të   paragratit të 2 të Nenit 8.   7. Në radhë të parë, a ishin ato «të parashikuara nga ligji»? Këto terma të fundit   kërkojnë para së gjithash që masa ndaj së cilës ngrihet akuza të ketë një bazë në të   drejtën e brendshme, por ato kanë të bëjnë gjithashtu me cilësinë e ligjit në fjalë: ato   kërkojnë mundësinë e personit përkatës që t'i njohë ato, i cili për më tepër duhet të   ketë mundësi të parashikojë pasojat për atë vetë, dhe se sa pajtohet ai me parimin e   përparësisë të së drejtës.   8. Pyetja për të kuptuar në se kushti i parë ishte përmbushur i la vend një debati.   Ankuesit iu përgjigjën asaj në mënyrë negative. Sipas mendimit të qeverisë franceze,   me «ligj» duhet kuptuar «e drejta në fuqi në një sistem juridik të dhënë», dhe si   rrjedhim tërësia e përbërë nga e drejta e shkruar - kryesisht Nenet 81, 151 dhe 152 të   Kodit të Proçedurës Penale - dhe nga jurisprudenca që i interpreton ato. Përsa i përket   referentit të caktuar nga Komisioni, ai deklaronte që në rastin e vendeve   «kontinentale», ndër të cilët bën pjesë edhe Franca, veçse një teskt normativ me efekt   të përgjithshëm - i votuar ose jo nga Parlamenti - mund të konsiderohet si një «ligj»   në kuptimin e Nenit 8 § 2 të Konventës.   9. Gjykata kujton se u takon së pari autoriteteve kombëtare, dhe në mënyrë të   veçantë gjykatave, që të interpretojnë dhe të zbatojnë të drejtën e brendshme. Nuk i   përket pra asaj që të shprehë një opinion të kundërt me atë të tyren në lidhje me   pajtueshmërinë e përgjimeve gjyqësore me Nenin 368 të Kodit Penal. Tashmë, qysh   prej disa vjetësh, një seri gjykimesh dhe vendimesh, dhe në veçanti të Gjykatës së   Kasacionit, ka konsideruar se Nenet 81, 151 dhe 152 të Kodit të Proçedurës Penale   përbënin bazën ligjore të përgjimeve të vëna në jetë nga një oficer i policisë gjyqësore   i ngarkuar me këtë detyrë posaçërisht nga një gjyqtar të hetimeve paraprake. Ajo   çmon se nuk mund të bëjë abstraksion të një jurisprudence të tillë, të qartësuar në këtë   drejtim tashmë. Në fushën e paragrafit 2 të Nenit 8 të Konventës dhe të klauzolave të   tjera analoge me të, ajo e ka shtrirë gjithmonë kuptimin e termit «ligj», në një   konceptim të tijin material dhe jo formal, duke përfshirë në të edhe tekste të rangut   nënligjor, si dhe të drejtën e pashkruar. Si përfundim, ndërhyrjet që ishin bazë e   gjykimit kishin një bazë ligjore në të drejtën franceze.   10. Kërkesa e dytë që del në pah nga kuptimi i shprehjes «i parashikuar nga ligji»,   mundësia për tu njohur me këtë të fundit pra, nuk nxjerr asnjë problem.   11. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me të tretën, «mundësia e   parashikimit» të ligjit përsa i përket kuptimit dhe natyrës së masave të zbatueshme.   Përgjimet si dhe format e tjera të ndërhyrjes në bisedat telefonike përfaqësojnë një   cënim të rëndë ndaj respektimit të jetës private dhe të korrespondencës. Për këtë   arsye, ato do të duhej të bazoheshin në një «ligj» të një saktësie të veçantë. Ekzistenca   e rregullave të qarta dhe të detajuara në këtë fushë duket e domosdoshme, duke patur   parasysh që edhe proçedurat teknike që përdoren, nuk rreshtin së përfeksionuari nga   ana e tyre.   12. Qeveria pohonte se Gjykata nuk duhet të gjykonte në parim në lidhje me   pajtueshmërisë e legjislacionit francez me Konventën, ashtu sikur të vendoste de lege   ferenda1. Ajo parashtronte një listë prej shtatëmbëdhjetë garancish që do të gjenin   zbatim në këtë rast sipas së drejtës së brendshme. Këto garanci kishin të bënin si me   realizimin e përgjimeve, si me përdorimin e rezultatit të nxjerrë prej tyre, ashtu, së   fundi, edhe me mjetet për të arritur vënien në vend të parregullsive të mundshme;   ankuesit nuk kanë qënë privuar nga asnjëra prej tyre.   Gjykata nuk minimizon aspak vlerën e shumë prej tyre. Ajo konstaton nga ana   tjetër që vetëm disa prej tyre dalin në pah nga kuptimi i vetë termave të Neneve 81,   dhe 152 të Kodit të Proçedurës Penale. Të tjerat dalin në pah nga gjykimet dhe   vendimet e shprehura gjatë rrjedhës së viteve, në mënyrë të pjesshme, dhe, në   shumicën e tyre dërrmuese, pas përgjimeve për të cilat ankohen pala ankuese. Në këtë   kuptim nuk e ka sanksionuar qartë as jurisprudenca deri tani. Mbi të gjitha, sistemi   nuk ofron ende për momentin një mbikqyrje të përshtatshme kundër abuzimeve të   ndryshme për të cilat mund të dyshohet. Për shembull, asgjë nuk i përcakton   kategoritë e personave të cilët mund të vihen nën përgjim gjyqësor, as natyrën e   shkeljeve që mund të gjejnë vend aty; asgjë nuk e kufizon gjyqtarin në lidhje me   caktimin e një kufiri të kohëzgjatjes së vënies në zbatim të këtyre masave; asgjë për   më tepër nuk saktëson kushtet e krijimit të proçes-verbaleve të përmbledhura të   bisedave që kanë qënë përgjuar, as masat parandaluese që duhen marrë me qëllim që   të komunikohen të paprekura dhe të plota regjistrimet e realizuara, për qëllimet e një   kontrolli eventual nga ana e gjyqtarit - i cili nuk do të kishte aspak mundësi që të   shkonte në vend për të verifikuar vetë numrin si dhe gjatësinë e shiritave magnetikë   origjinalë - dhe nga ana e mbrojtjes gjithashtu, e së fundi asgjë nuk përcakton as   rrethanat në të cilat do të mundej ose të të duhej të proçedohej me fshirjen ose me   eleminimin e shiritave të përmendur në sipër, kjo sidomos në rast pabazueshmërie ose   pafajësie. Udhëzimet e dhëna nga ana e qeverisë në lidhje me këto pika nxjerrin më   mirë në pah ekzistencën e një praktike, të zhveshur nga një forcë detyruese në   mungesë të një teksti normativ ose të jurisprudencës.   Si përmbledhje, e drejta franceze, e shkruar ose jo e shkruar, nuk parashikon me   një qartësi të mjaftueshme shtrirjen dhe mënyrat e ushtrimit të pushtetit të vlerësimit   nga ana e autoriteteve në fushën e marrë në konsideratë. Kjo gjë mund të thuhet edhe   më me forcë në lidhje me kohën kur kanë ndodhur faktet e të dy çështjeve, për shkak   se ankuesit nuk kanë gëzuar asnjë shkallë minimale të mbrojtjes të kërkuar nga parimi   i përparësisë të së drejtës në një shoqëri domokratike. Ka patur pra një shkelje të   Nenit 8 të Konventës (në unanimitet).   13. Ky përfundim e shkarkon Gjykatën nga kontrolli në lidhje me respektimin e   kërkesave të tjera të parashikuara nga paragrafi 2 i Nenit 8, domethënë qëllimi dhe   nevoja e vënies në jetë të ndërhyrjes së lartpërmendur.   B. Në lidhje me nenin 50 të Konventës   14. Duke u mbështetur në Nenin 50, Z. Kruslin pretendonte një shpërblim prej   000 000 Franga Franceze për shkak të dënimit të tij me pesëmbëdhjetë vjet heqje   lirie, si dhe rimbursimin e 70 000 Franga Franceze të shpenzuara për pagesa dhe   honorare avokatie gjatë proçedurave të brendshme nacionale.   Gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij të parë sepse konstatimi i shkeljes i ofron   kërkuesit një shpërblimi mjaftueshmërisht të barazvlefshme me dëmin e ankuar. (në   unanimitet). Ajo, nga ana tjetër, pranon pjesërisht kërkesën e dytë, duke e ngarkuar   De lege ferenda - nga latinishtja që do të thotë "bëj ligj", "ligjëroj". Në këtë rast është përdorur si   “hartoj dispozita ligjore” (shën. i përkth.)   Francën që të paguajë shumën prej 20 000 Franga Franceze të nevojitura për një   proçedurë në Gjykatën e Kasacionit (në unanimitet).   15. Bashkëshortët Huvig nuk reklamuan as reparacion dhe as rimbursim të   pagesave dhe të shpenzimeve.   Duke qënë se kjo çështje nuk shtronte nevojën e një shqyrtimi kryesisht, Gjykata   vendos që nuk ka vend për zbatimin e Nenit 50. (në unanimitet)2   Ligji Nr. 91-646 i 10 korrikut 1991 në lidhje me karakterin sekret të korrespondencave të dërguara në   rrugë telekomunikacioni ka qënë botuar në Gazetën Zyrtare të 13 korrikut 1991. Ai shton një Nen 100   në Kodin e Proçedurës Penale, që ka të bëjë me ndërhyrjet e urdhëruara nga autoriteti gjyqësor.

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło