12083/86

WyrokETPCz1992-03-26ECLI:CE:ECHR:1992:0326JUD001208386

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy nakaz wydalenia osoby urodzonej i wychowanej we Francji, posiadającej tam rodzinę, stanowi nieproporcjonalną ingerencję w prawo do poszanowania życia rodzinnego i prywatnego, naruszając art. 8 Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że wykonanie nakazu wydalenia pana Beldjoudi stanowiłoby ingerencję w prawo skarżących do poszanowania życia rodzinnego, gwarantowane przez art. 8 ust. 1 Konwencji. Analizując proporcjonalność tej ingerencji zgodnie z art. 8 ust. 2, Trybunał wziął pod uwagę, że pan Beldjoudi urodził się we Francji, mieszkał tam całe życie, jego rodzice i on sam posiadali francuskie obywatelstwo do 1963 roku, a także był żonaty z obywatelką francuską. Trybunał podkreślił, że pani Beldjoudi, będąca obywatelką francuską, musiałaby przenieść się do obcego kraju (Algierii), co wiązałoby się z dużymi trudnościami adaptacyjnymi. Mimo poważnej przeszłości kryminalnej pana Beldjoudi, Trybunał uznał, że w świetle silnych więzi rodzinnych i osobistych z Francją, nakaz wydalenia byłby nieproporcjonalny do uzasadnionego celu zapobiegania przestępczości i utrzymania porządku publicznego.
Stan faktyczny
Pan Mohand Beldjoudi urodził się we Francji w 1950 roku, z rodziców pochodzenia algierskiego, którzy utracili obywatelstwo francuskie w 1963 roku. Całe życie mieszkał we Francji, gdzie w 1970 roku poślubił obywatelkę francuską, Martine Teychene. Miał liczne wyroki karne, w tym osiem lat pozbawienia wolności za kradzież. W 1979 roku minister spraw wewnętrznych wydał wobec niego nakaz wydalenia z powodu zagrożenia porządku publicznego. Jego próby odzyskania obywatelstwa francuskiego były bezskuteczne. Nakaz wydalenia został podtrzymany przez sądy krajowe, ale nie został jeszcze wykonany.
Rozstrzygnięcie
Stwierdza naruszenie art. 8 Konwencji. Nie uznaje za konieczne rozpatrywanie zarzutu naruszenia art. 14 w związku z art. 8. Nie rozpatruje zarzutów dotyczących art. 3, 9 i 12. Przyznaje zadośćuczynienie za koszty i wydatki, ale nie za szkodę moralną, uznając, że stwierdzenie naruszenia jest wystarczającą rekompensatą.

Pełny tekst orzeczenia

BELDJOUDI kundër FRANCES   Në një vendim të dhënë më 10 shkurt 1995 në lidhje me çështjen Beldjoudi kundër   Francës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ishte e mendimit se masa e dëbimi   ndaj Beldjoudi, i lindur në vendin e prindërve të tij, në atë kohë francezë, dhe i   martuar me një franceze, ishte jo në proporcion me qëllimin e ndjekur për   parandalimin dhe ndëshkimin e krimit, dhe për këtë arsye Gjykata vendosi se kjo   masë përbënte shkelje të nenit 8 të Konventës që mbron të drejtën për jetë familjare.   I. RRETHANAT E ÇËSHTJES   A. Faktet kryesore   1. Z. Mohand Beldjoudi ka lindur në Francë më 1950, nga prindër me origjinë   algjeriane të cilët e humbën ashtu si ai vetë, shtetësinë e tyre franceze më 1963, pas   fitimit të pavarësisë nga ana e Algjerisë. Ai është rritur në Francë dhe ka jetuar   gjithmonë aty, qoftë me prindërit e tij, qoftë me Znj. Martine Teychene, qytetare   franceze, me të cilën martohet më 1970. Prindërit dhe pesë vëllezërit dhe motrat e tij   janë që të gjithë rezidentë francezë.   2. Më 1969, 1974, 1977 dhe 1978, ai është dënuar për shkelje të ndryshme,   ndërmjet të cilave një vjedhje në rrethana rënduese për të cilën dënohet me tetë vjet   heqje lirie.   3. Në nëntor 1979, ministri i brendshëm nxjerr ndaj tij një urdhër dëbimi me   arsyetimin se prezenca e tij në territorin francez është e një natyre të tillë që të verë   në rrezik rendin publik francez. Në prill 1988, gjykata administrative e Versajës hedh   poshtë padinë për anullimin e këtij urdhri, të paraqitur nga Z. Beldjoudi. Ndërkohë,   në vitin 1986, ky i fundit kishte qënë dënuar për shkelje të tjera të shumta dhe kishte   kërkuar, më kot, më 1983 dhe më 1984, një çertifikatë të shtetësisë franceze. Më 18   janar 1991, Këshilli i Shtetit e dëgjon të interesuarin, i cili ka kundërshtuar vendimin   e gjykatës administrative dhe e dënon atë me dëbim. Ky vendim i fundit nuk ishte   ekzekutuar akoma ndërkohë që Z. Beldjoudi merr një leje qëndrimi në rajonin e Senës   së Sipërme. Nga ana tjetër ai gjendej nën kontroll gjyqësor për shkak të akuzës për   fshehjen e sendeve të vjedhura.   B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut.   4. Në kërkesën e tyre të datës 28 mars 1986 paraqitur Komisionit, Zoti dhe Zonja   Beldjoudi pretendonin se masa e dëbimit ndaj të parit vinte në kundërshtim me disa   Nene të Konventës: Nenin 8, për cënim të së drejtës së tyre për respektim të jetës   private dhe familjare; Nenin 3, sepse refuzimi i mundshëm i autoriteteve algjeriane   për t'i dhënë Z. Beldjoudi një pasaportë që ta lejonte të largohej nga Algjeria do të   përbënte një trajtim çnjerëzor dhe degradues; Nenin 14 të kombinuar me Nenin 8, për   diskriminim të bazuar në besimin fetar dhe në origjinën etnike të Z. Beldjoudi; Nenin   9, për kufizim të lirisë së tyre të mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë; Nenin 12, për   mosnjohje të së drejtës së tyre për tu martuar dhe për të krijuar familje.   5. Në raportin e tij të 6 shtatorit 1990, Komisioni harton një mendim sipas të cilit   dëbimi i Z. Beldjoudi shkelte të drejtën e tij dhe të bashkëshortes së tij për respektimin   e së drejtës familjare sipas Nenit 8 (dymbëdhjetë vota kundër pesë vota), por se nuk   shkelte Nenin 3 (me unanimitet), dhe që nuk ka patur as shkelje të Nenit 14 të   kombinuar me Nenin 8 (me unanimitet) as të Neneve 9 dhe 12 (me unanimitet).   II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 26 MARSIT 1992 (dhomë)   (seria A nr. 234-A)   A. Në lidhje me nenin 8 të Konventës   6. Sipas Gjykatës, ekzekutimi i masës së dëbimit do të përbënte një ndërhyrje të   një autoriteti publik në ushtrimin e së drejtës së kërkuesve për t'iu respektuar jeta e   tyre familjare, e drejtë e garantuar nga ana e paragrafit 1 të Nenit 8.   7. Duhet parë pra nëse dëbimi objekt i mosmarrëveshjes i përmbushte apo jo   kushtet e paragrafit 2 të të njëjtit Nen.   Baza ligjore e ndërhyrjes qëndron, pa asnjë kundërshtim, në Nenin 23 të   urdhëresës të 2 nëntorit 1945 në lidhje me kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të të   huajve në Francë.   Ndërhyrja në fjalë ka synuar të arrijë qëllime plotësisht të pajtueshme me   Konventën: respektimin e urdhëresës dhe parandalimin e veprave penale.   Përsa i përket nevojës në një shoqëri demokratike, e kaluara penale e Z. Beldjoudi   paraqitej shumë më e rënduar se ajo e Z. Moustaquim. Gjykata kërkon pra, nëse   rrethanat e tjera të çështjes - të përbashkëta për të dy kërkuesit ose të veçanta për   ndonjërin prej tyre - mjaftonin që të kompensonin këtë të dhënë të një rëndësie të   konsiderueshme.   Patur parasysh moshën e kërkuesve si dhe mungesën e fëmijëve në ngarkesë të   tyre, ndërhyrja objekt i gjykimit prek në radhë të parë jetën e tyre familjare si   bashkëshortë. Ata janë martuar në Francë, tanimë që prej njëzet vjetësh, dhe kanë   patur gjithmonë po aty banesën e tyre bashkëshortore. Periudhat e heqjes së lirisë së   Z. Beldjoudi nuk e kanë ndërprerë jetën e tyre familjare, e cila edhe mbrohet nga ana   e Nenit 8.   Subjekt i drejtpërdrejtë i dëbimit, Z. Beldjoudi ka lindur në Francë nga prindër që   në kohën e lindjes së tij kanë patur shtetësi franceze, po ashtu si vetë ai, deri më 1   janar 1963. Ai i ka dhënë rrugë, një vit pas dënimit të tij të parë dhe nëntë vjet përpara   marrjes së vendimit të dëbimit, përpjekjeve për të rimarrë shtetësinë e lartpërmendur.   Në radhë të dytë, ai është martuar me një dhtetase franceze, dhe të gjithë familjarët e   tij kanë patur gjatë një kohe të caktuar shtetësinë franceze dhe kanë banuar në Francë   që prej disa dhjetëra vjetësh. Së fundi, ai ka kaluar në Francë të gjithë jetën e tij, do të   thotë më shumë se dyzet vjet, ka ndjekur arsimimin në frëngjisht nuk duket ta njohë   gjuhën arabe; ai nuk duket të ketë me Algjerinë lidhje të tjera përveç asaj të shtetësisë.   Përsa i përket Znj. Beldjoudi, e lindur në Francë nga prindër francezë, ajo ka   banuar gjithmonë aty dhe ka shtetësinë franceze. Në qoftë se ajo do të ndiqte   bashkëshortin e saj ajo do të duhej të vendosej në një vend të huaj, pa dyshim në   Algjeri, shtet gjuhen e së cilit ajo mund të mos e dijë. Një zhvendosje e tillë do të   mund t'i shkaktonte vështirësi të mëdha përshtatjeje dhe vënien përballë pengesave   reale praktike dhe deri juridike.   8. Nga ky argumentim del pra në pah, se vendimi për të dëbuar Z. Beldjoudi, në   qoftë se do të gjente ekzekutim, nuk do të ishte në proporcion me qëllimin legjitim që   ai ndjek dhe do të shkelte pra Nenin 8 (shtatë vota kundër dy).   9. Një përfundim i njëjtë e çliron Gjykatën nga detyrimi për të vlerësuar nëse   dëbimi shkel gjithashtu të drejtën e të interesuarve për respektim të së drejtës së tyre   për jetë private.   B. Në lidhje me nenin 14 të Konventës   10. Parë konstatimin e shkeljes të Nenit 8, Gjykata nuk e çmon të nevojshme të   studiojë në vazhdim edhe pretendimin e diskriminimit, të bazuar në Nenin 14, në   lidhje me gëzimin e së drejtës së kërkuesve për respektim të jetës së tyre familjare   (tetë vota kundër një).   C. Në lidhje me nenet e tjera të Konventës   11. Pretendimet në lidhje me Nenet 3, 9 dhe 12 duke qënë se nuk u referuan   përsëri përpara saj, nuk çmohen nga Gjykata se duhet të merren në konsideratë ex   ufficio (tetë vota kundër një).   12. Kërkuesit pretendonin 10 000 000 FF për shkaktim dëmi moral. Gjykata   pranon se ata duhet të kishin pësuar një dëm moral, por ajo gjykon se ky është   kompensuar në mënyrë të mjaftueshme nga vendimi i saj (me unanimitet).   Në lidhje me shpenzimet dhe detyrimet financiare të përballuara gjatë proçedurës   para organeve të Konventës, ajo e gjen me vend të akordojë 60 000 FF (me   unanimitet).

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło