12850/87
WyrokETPCz1992-08-27ECLI:CE:ECHR:1992:0827JUD001285087
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
Czy traktowanie skarżącego podczas zatrzymania stanowiło nieludzkie traktowanie w rozumieniu art. 3 Konwencji? Czy tymczasowe aresztowanie trwające ponad pięć lat naruszyło prawo do rozpoznania sprawy w rozsądnym terminie z art. 5 § 3 Konwencji? Czy przewlekłość postępowania cywilnego dotyczącego pobicia naruszyła prawo do rzetelnego procesu w rozsądnym terminie z art. 6 § 1 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że obrażenia skarżącego, stwierdzone przez niezależnych lekarzy i powstałe w czasie zatrzymania policyjnego, były wystarczająco poważne, by stanowić nieludzkie traktowanie, podkreślając, że potrzeby śledztwa nie mogą usprawiedliwiać naruszenia integralności fizycznej. Stwierdził, że tymczasowe aresztowanie trwające 5 lat i 7 miesięcy było nadmierne, ponieważ początkowe uzasadnienia straciły na wadze, a władze krajowe nie działały z należytą starannością ani nie rozważyły alternatywnych środków. Trybunał uznał również, że postępowanie cywilne skarżącego dotyczące pobicia, choć prowadzone w ramach postępowania karnego, podlegało wymogom "rozsądnego terminu" z art. 6 § 1, a okres ponad 5 lat i 10 miesięcy był nadmierny z winy władz sądowych.Stan faktyczny
Felix Tomasi, obywatel francuski, został zatrzymany 23 marca 1983 roku w Bastii pod zarzutem udziału w zabójstwie i usiłowaniu zabójstwa. Był tymczasowo aresztowany przez 5 lat i 7 miesięcy, do 22 października 1988 roku. Podczas zatrzymania zgłaszał, że był ofiarą przemocy, co potwierdziły badania lekarskie. Złożył 23 wnioski o zwolnienie, które zostały odrzucone. Skarżył się również na przewlekłość postępowania w sprawie pobicia, które trwało ponad 5 lat i 10 miesięcy.Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdza naruszenie art. 3 Konwencji. Trybunał stwierdza naruszenie art. 5 § 3 Konwencji. Trybunał stwierdza naruszenie art. 6 § 1 Konwencji. Trybunał zasądza skarżącemu 700 000 franków francuskich tytułem zadośćuczynienia za szkodę moralną i materialną. Trybunał zasądza skarżącemu 300 000 franków francuskich na pokrycie kosztów i wydatków.Pełny tekst orzeczenia
TOMASI kundër FRANCËS
E thirrur për të vendosur në lidhje me çështjen tepër komplekse Tomasi kundër
Francës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ne vendimin e saj të 27 gushtit arriti në përfundimin se trajtimi gjatë ndalimit, kohëzgjatja e ndalimit të
përkohshëm dhe kohëzgjatja e proçedurës ankimore kanë çuar në shkelje përkatësisht
të neneve 3, 5 § 3 dhe 6 § 1 të Konventës nga ana e Francës.
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
A. Faktet kryesore
1. Nënshtetasi francez, Z. Felix Tomasi është ndaluar nga policia më 23 mars në Bastia (Korsikë). Ai dyshohet si pjesëtar i një vrasje dhe një tentative vrasje e
kryer më 11 shkurt 1982 nga ish-FLNC (Fronti i Çlirimit Kombëtar të Korsikës). Ai
mbahet në gjendje arresti deri më 25 mars 1983, datë në të cilën ai gjykohet dhe
dënohet me arrest të përkohshëm. Së fundi, Z. Tomasi lirohet nga Gjykata Penale e
mbledhur posaçërisht në Zhironde më 22 tetor 1988; Komisioni i dëmshpërblimit
pranë Gjykatës së Kasacionit i akordon atij 300 000 Franga Franceze më 8 nëntor
1991.
2. Gjatë arrestit të përkohshëm, Z. Tomasi hartoi 23 kërkesa për lirim, të cilat
ishin refuzuar. Kërkuesi ankohet tek gjykatësi i hetimeve paraprake, i cili e pyet në
fund të arrestit të përkohshëm, se X-i ka ushtruar dhunë mbi të dhe për këtë ai kërkon
dëmshpërblim. Mjekët që e kanë vizituar kanë konstatuar se ai ka plagë në trup. Z.
Tomasi është pyetur së fundi nga gjyqtari i hetimeve paraprake më 24 qershor dhe 1
korrik 1983. Më 20 mars 1985, Gjykata e Kasacionit anullon të gjitha aktet hetimore
për arsye se sipas saj ata janë bërë nga një gjyqtar jokompetent. Ajo emëron një
gjyqtar tjetër në Bordo, i cili merr një vendim lirimi më 23 qershor 1987. Mbi apelin e
Z. Tomasi, dhoma e akuzimit e Gjykatës së Apelit të Bordosë kërkon më 3 nëntor 1987
një hetim tjetër, por edhe ajo konfirmon lirimine të pandehurit më 12 korrik 1989.
B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut
3. Në padinë e 10 marsit 1987 bërë Komisionit, Z. Tomasi i referohet Neneve 3, 6
§ 1, dhe 5 § 3 të Konventës ; ai pretendon se gjatë arrestit ka vuajtur trajtime
çnjerëzore; Gjithashtu ai denoncon kohëzgjatjen e proçedurës në lidhje me trajtimin e
tij; së fundi ai pohon se arresti i përkohshëm ka tejkaluar «afatin e arsyeshëm».
II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 27 GUSHTIT 1982
(dhomë) (seria A n° 241-a)
A. Në lidhje me pretendimet paraprake
4. Gjykata vlerëson se është kompetente për të gjykuar dy prapësimet paraprake të
qeverisë edhe pse Komisioni mbështet të kundërtën përsa i përket të parës prej tyre.
Qeveria e qortonte kërkuesin për faktin se ai duhej t'i drejtohej më parë
Komisionit të dëmshpërblimit se sa Komisionin. Gjykata e hedh poshtë me unanimitet
këtë pretendim. Së pari, e drejta për lirim dallon nga ajo për dëmshpërblimin e heqjes
së lirisë. Së dyti, Neni 149 i Kodit të Proçedurës Penale ia nënshtron dhënien e
dëmshpërblimit disa kushteve të cilat nuk gjënden në Nenin 5 § 3 të Konventës. Së
treti, Z. Tomasi e ndërmori padinë në Strasburg katër vjet pas arrestit të përkohshëm.
Sipas Qeverisë, kërkuesi kishte humbur cilësinë e viktimës sikurse e parashikon
Neni 149 i Kodit të Procedurës Penale, meqënëse Komisioni i dëmshpërblimit kishte
njohur dhe riparuar tejkalimin e «afatit të arsyeshëm».
5. Gjykata vlerëson se ky argument nuk është i vonshëm, por është i pabazuar
(me unanimitet), sepse ai përplaset me të njëjtat kundështime si ato të mos
shfrytëzimit të Komisionit të dëmshpërblimit.
B. Në lidhje me nenin 5 § 3 të Konventës
6. Ankesa e bazuar mbi Nenin 5 § 3 të Konventës lidhej me kohëzgjatjen e arrestit
të përkohshëm. Koha për të cilën flitet zgjati pesë vjet dhe shtatë muaj. Për të hedhur
poshtë kërkesat e zgjerimit të Z. Tomasi, juridiksionet hetimore dhanë, veç e veç nga
njëra tjetra ose së bashku, katër arsye kryesore.
Së pari serioziteti i fakteve. Ekzistenca dhe vazhdueshmësia e faktorëve të fajtorë
të rëndë përbëjnë elemente të saktë, por Gjykata vlerëson se ata nuk legjitimojnë një
arrest të përkohshëm kaq të gjatë.
Së dyti, ruajtja e rregullit publik. Gjykatësit e hetimeve dhe dhoma e akuzuzimit
analizuan në mënyrë abstrakte nevojën e heqjes së lirisë, duke u kufizuar me
insistimin e rëndësisë së shkeljeve ligjore ose me përcaktimin e efekteve të tyre.
Megjithatë, atentati në fjalë përbënte një akt të paramenduar terrorizmi. Po të
arsyetojmë, nuk mundemi të konsiderojmë që prishja e rregullit publik ekzistonte në
fillim dhe se u zhduk në një kohë të caktuar.
Së treti, rreziku i presionit mbi dëshmitarët dhe i bashkëpunimit midis të bashkë-
akuzuarëve. Një rrezik i vërtetë presioni mbi dëshmitarët ka ekzistuar që nga fillimi.
Ai u zvogëlua pak nga pak por pa u fashitur megjithatë plotësisht.
Së fundi rreziku i ikjes. Vendimet e organeve hetimore nuk theksonin aspak
motive, që të mund të spjegonin sepse ato e kishin gjykuar përcaktues rrezikun e ikjes,
dhe se nuk kërkuan aspak që të gjenin një mjet për ta penguar, për shembull, me anë
të pagimit të një kaucioni ose vënies nën kontroll gjyqësor.
7. Si përfundim, disa nga argumentat që hidhnin poshtë kërkesat e Z. Tomasi
kishin qënë të drejta dhe të mjaftueshme, por ata i humbën këto karakteristika me
kalimin e kohës, aq sa nuk kishte më kuptim që të merrej në analizë ndjekja e
proçedurës.
Nga dosja rrjedh se juridiksionet kompetente nuk vepruan në këtë rast me
gatishmërinë e duhur; Prokurori i Përgjithshëm pranë gjykatës së Kasacionit e pranoi
këtë përpara Komisionit të dëmshpërblimit. Vijon se kohëzgjatja e arrestit për krimin
nuk rrjedh as nga kompleksiteti i çështjes, as nga sjellja e të pandehurit. Pra, Gjykata
vendos se ka shkelje të Nenit 5 § 3 (me unanimitet).
C. Në lidhje me nenin 3 të Konventës
8. Duke u bazuar mbi Nenin 3, Z. Tomasi dëshmonte se ai kishte pësuar dhunë
gjatë ndalimit.
Sipas pikpamjes së qeverisë, Z. Tomasi mund të kishte fituar dëmshpërblim nga
gjykatat civile në emër të përgjegjësisë së shtetit për gabimet e kryera nga agjentët
gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Ky argument i mos shfrytëzimit të rrugëve të
brëndshme të rivënies në vend të të drejtës, i pa prezantuar përpara Komisionit,
vlerësohet si i pavlefshëm nga Gjykata (në unanimitet).
Ajo vlerëson bazën e ankesës duke kërkuar fillimisht ekzistencën e një lidhjeje
ndërmjet trajtimeve të denoncuara dhe plagëve të konstatuara. Qeveria pranonte se
nuk mund të jepte asnjë shpjegim mbi shkakun e plagosjeve, por pohonte se ato nuk
rridhnin nga trajtimet e denoncuara nga Z. Tomasi. Ky nuk është mendimi i Gjykatës;
ajo mbështetet mbi disa elemente. Së pari, asnjë nuk mund të pretendojë se gjurmët në
trupin e e kërkuesit i përkasin një kohe përpara arrestit , se rrjedhin nga një veprim që
i interesuari ka kryer kundër tij, ose nga një tentativë arratisje. Për më tepër kërkuesi
ka njoftuar gjykatësin hetimor që në paraqitjen e parë për shenjat mbi trupin e tij.
Katër mjekë të ndryshëm e vizituan të akuzuarin ditët që ndoqën ndalimin.
Çertifikatat e tyre dëshmojnë për analizat e sakta, të cilat korrespondojnë me njëra
tjetrën dhe tregojnë datat se kur kanë ndodhur plagosjet, të cilat korrespondojnë me
ato të qëndrimit në rajonin e policisë.
9. Mbetej të analizohej ashpërsia e trajtimeve të denoncuara. Gjykata nuk
mendon se duhen analizuar sistemi dhe kushtet e ndalimit në Francë dhe as afati dhe
frekuenca e seancave të pyetjeve që i bëhen kërkuesit. Asaj i mjafton të vlerësojë se
çertifikatat dhe raportet mjekësore të bëra në mënyrë të pavarur nga mjekët,
dëshmojnë intensitetin dhe shumën e rrahjeve të Z. Tomasi. Pra ka elemente mjaft
serioze për t’i quajtur çnjerëzore.
Nevojat e hetimit dhe vështirësitë e pamohueshme të luftës kundër krimit,
sidomos në fushën e terrorizmit, nuk mund të kufizojnë mbrojtjen e duhur të
integritetit fizik të personit.
Pra ka patur dhunim të Nenit 3 (me unanimitet).
D. Në lidhje me nenin 6 § 1 të Konventës
10. Përsa i përket Nenit 6 § 1, Z. Tomasi denonconte afatin e shqyrtimit të ankesës
së tij kundër X-it, në të cilën ai dilte edhe si palë civile, për goditjet që kishte pësuar.
Qeveria mbështeste argumentin se kërkuesi nuk kishte shfrytëzuar rrugët e
brenshme gjyqësore, duke mos ngritur kundër shtetit padinë për dëmshpërblim në
emër të Nenit 781 të Kodit të Organizimit Juridik. Gjykata e gjykon këtë argument si
të vonuar pasi qeveria e kishte paraqitur për herë të parë në seancën e gjygjit.
11. Përsa i përkiste bazës së ankesës, qeveria pohonte se hetimi me në një çështje
edhe me një palë civile lidhej me ekzistencën e një shkelje ligjore dhe jo të një të
drejte. Gjykata mund të pranojë këtë tezë. E drejta e dëmshpërblimit të Z. Tomasi
varej nga dënimi i autorëve të rrahjeve të kryera. Kjo e drejtë kishte edhe një karakter
civil, megjithëse juridiksionet penale ishin kompetente. Pra Neni 6 § 1 gjente zbatim.
12. A u respektua ai? Periudha për të cilën bëhet fjalë fillon me ankesën dhe
mbaron me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Kasacionit; ajo zgjat më shumë se
pesë vjet dhe dhjetë muaj. Nga leximi i vendimeve të marra del se çështja nuk
paraqiste ndonjë kompleksitet të veçantë. Për më tepër Z. Tomasi nuk e vonoi
proçedurën duke e kundërshtuar vendimin përpara dhomës së akuzës të Bordosë.
Përgjegjësia e vonesave peshon mbi autoritetet juridike dhe në veçanti mbi prokurorin
e Republikës në Bastia dhe gjykatësin e hetimit në Bordo. Ka patur shkelje të Nenit 6
§ 1 (me unanimtet).
E. Në lidhje me nenin 50 të Konventës
13. Në emër të Nenit 50, kërkuesi kërkonte 2 600 000 Franga Franceze për
dëmshpërblim. Gjykata mendon se ai ka pësuar një dëm moral dhë material të
pamohueshëm. Duke llogaritur elementet e vlefshme, si edhe vendimin e Komisionit
të dëmshpërblimit, ajo i akordon 700 000 Franga Franceze (me unanimtet). Z. Tomasi
kërkonte 513700 Franga Franceze për shpenzimet e bëra përpara juridiksioneve
franceze dhe organeve të Konventës. Duke gjykuar ex aequo e bono, Gjykata i
akordon 300 000 Franga Franceze (me unanimtet).
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło