14556/89

WyrokETPCz1993-06-24ECLI:CE:ECHR:1993:0624JUD001455689

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy długotrwałe, bezprawne zajęcie prywatnych gruntów przez państwo, połączone z brakiem skutecznego zwrotu lub odszkodowania, stanowi naruszenie prawa do poszanowania mienia chronionego przez art. 1 Protokołu nr 1 do Konwencji, zwłaszcza w kontekście "sytuacji trwającej"?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że zajęcie gruntów przez Fundusze Marynarki Wojennej stanowiło jawną ingerencję w prawo skarżących do poszanowania mienia. Pomimo braku formalnego wywłaszczenia, niemożność korzystania z nieruchomości, jej sprzedaży, dziedziczenia czy obciążania od 1967 roku, w połączeniu z nieskutecznością wszelkich prób naprawienia sytuacji przez władze krajowe, doprowadziła do faktycznego wywłaszczenia niezgodnego z art. 1 Protokołu nr 1. Trybunał podkreślił, że naruszenie miało charakter "sytuacji trwającej", co pozwoliło na rozpatrzenie skargi mimo ograniczeń czasowych jurysdykcji Grecji. W kwestii zadośćuczynienia, Trybunał uznał, że ze względu na bezprawny charakter pozbawienia własności, odszkodowanie nie może ograniczać się do wartości nieruchomości z daty zajęcia, lecz powinno uwzględniać jej aktualną wartość oraz pełne naprawienie szkody.
Stan faktyczny
W 1967 roku, po ustanowieniu dyktatury w Grecji, państwo przekazało Funduszom Marynarki Wojennej rozległy obszar ziemi w Attyce, w tym grunty należące do czternastu skarżących. Pomimo orzeczeń sądów krajowych potwierdzających prawo własności skarżących i obietnic władz dotyczących zwrotu lub wymiany gruntów, skarżący nigdy nie odzyskali swojej własności, a na zajętych terenach powstała baza morska i osiedle dla oficerów. Wszelkie próby uzyskania zwrotu lub równoważnego odszkodowania na poziomie krajowym okazały się bezskuteczne przez dziesięciolecia.
Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdził naruszenie art. 1 Protokołu nr 1 do Konwencji. W kwestii słusznego zadośćuczynienia, Trybunał odroczył rozstrzygnięcie, wzywając strony do uzgodnienia ekspertów w celu wyceny gruntów. Następnie, w drugim wyroku, Trybunał zasądził skarżącym odszkodowanie materialne w wysokości 5 551 000 000 drachm (za grunty i budynki) wraz z odsetkami 6%, odszkodowanie moralne w wysokości 6 300 000 drachm oraz zwrot kosztów i wydatków w wysokości 65 000 000 drachm, a także wynagrodzenie dla ekspertów w wysokości 36 000 000 drachm.

Pełny tekst orzeczenia

PAPAMICHALOPOULOS DHE TË TJERË kundër GREQISË   Në vendimin e dhënë më 24 qershor 1993 në lidhje me çështjen Papamichalopoulos   dhe të tjerë kundër Greqisë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dha verdiktin   se zënia nga Fonde të Marinës Kombëtare, pas vitit 1967, të tokave që u përkisnin   individëve dhe moskthimi, moskompesimi ose mungesa e shpërblimit për këtë zënie   individëve përbën shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës. Ky vendimi paraqet   interes në lidhje me zbatimin kohor të Konventës kurse vijuesi (vendimi i 31 tetorit   1995) në lidhje me nenin 50 paraqet interes në lidhje me mënyrën e vlerësimit të   dëmshpërblimit nga Gjykata.   I. RRETHANAT E ÇËSHTJES   A. Faktet kryesore   1. Me anë të një ligji të 20 gushtit 1967 të miratuar vetëm disa muaj pas   vendosjes të diktaturës, shteti grek u jep Fondeve të marinës Kombëtare një rajon të   gjërë në afërsitë e plazhit të Aghia Marina, në Atikë. Del megjithatë në pah që një   pjesë e rajonit të dhënë është e përbërë nga toka bujqësore që u përkisnin   katërmbëdhjetë ankuesve si dhe personave të cilëve ata ua kanë trashëguar. Më 1968,   tre prej tyre iu akordua urdhëresa që parashikonin kthimin e pronave që u përkisnin,   por Marina ruante tërësinë e rajonit, mbi të cilin ajo ndërmerr ndërtimin e një baze   detare dhe të një fshati për të pushuar oficerët e saj. Më 1976, babai i dy prej   ankuesve fiton një vendim, i konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës së Kasacionit më   1978, i cili e njeh pronar të një pjese të tokave, por përpjekjet për t'i rikthyer ato janë   plotësisht të kota.   2. Më 1980, ministri i mbrojtjes i informon ankuesit që për shkak të ngritjes së   bazës detare, kthimi i tokave nuk ishte më i mundur, por që një proçedurë ishte vënë   në lëvizje me qëllim që tu jepte një zëvendësim me toka të tjera që gjendeshin po në   Atikë. Më 1982, një komision ekspertësh i ministrisë së bujqësisë përcakton tokat që   duhet t'u cedoheshin, por gjithsesi ky cedim nuk gjen zbatim. Në vazhdim, duke   përfituar nga një proçedurë e parashikuar nga ligji nr. 1341/1983 i destinuar që të   rregullojë sa më shpejt që të ishte e mundur problemin që ishte krijuar më 1967,   ankuesit merr nga ana e komisionit të shpronësimeve një vendim, të cilin Gjykata e   Kasacionit e konfirmon përfundimisht më 1988, dhe që u njeh atyre të drejtën e   pronësisë mbi tokat bujqësore të Aghia Marina. Ndërkohë, ministria e bujqësisë   shprehet që nuk ekzistojnë toka të disponueshme në Atikë për një zëvendësim të tillë   dhe u propozon në vend të tyre toka të ndodhura në zonën e Pierrie, në një distancë   prej 450 kilometrash nga tokat e zëna nga marina. Megjithatë, në datën e raportit të   Komisionit, ky cedim nuk kishte gjetur vend, për shkak se shteti nuk kishte prona të   disponueshme për këtë qëllim. Dy paditë me anë të të cilave pretendonin territoret   objekt i gjykimit si dhe shumë padi të tjera me objekt dëmet e shkaktuara dhe interesat   e humbura të provuara nga ankuesit kundër Marinës dhe shtetit gjendeshin gjithashtu   pa përgjigje në këtë datë.   B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut   3. Përpara Komisionit, i thirrur më 7 nëntor 1988, ankuesit i drejtoheshin Nenit   të Protokollit nr. 1: zënia e tokave të tyre, që prej vitit 1967, nga ana e Fondit të   marinës kombëtare ishte e paligjshme dhe ata nuk kishin më mundësi tashmë as të   dispononin pronat e tyre dhe as të përfitonin një dëmshpërblim.   II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 24 QERSHORIT 1993   (dhomë) (seria A nr. 260-B)   4. Sipas qeverisë greke, ankuesit nuk mund ta pretendonin vehten e tyre viktima   të një shkeljeje të Konventës dhe që ata nuk i kishin ezauruar të gjitha rrugët e padive   të brendsshme, duke qënë se padia e tyre për pretendimin e pronësisë ishte akoma në   fazën e gjykimit përpara Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.   Gjykata vlerëson që dy pretendimet paraprake nuk janë të pranueshme (në   unanimitet). Në fakt, qeveria nuk e ka paraqitur aspak pretendimin e parë përpara   Komisionit dhe pretendimin e dytë e ka formuluar veçse në lidhje me proçedurat e   dëmshpërblimit.   5. Në lidhje me Nenin 1 të Protokollit 1, qeveria u kundërshtonte të interesuarve   - përveç trashëgimtarëve të Z. Petros Papamichalopoulos - cilësinë e pronarëve, për   shkak se asnjë vendim gjyqësor nuk ua kishte njohur atyre ende këtë dhe proçedura e   vënë në lëvizje nga ana e tyre më 1977 nuk kishte përfunduar akoma. Për nevojat e   zgjidhjes së mosmarrëveshjes në fjalë, Gjykata vlerëson se është me vend të   konsiderohen kërkuesit në cilësinë e pronarëve.   Cënimi, objekt i mosmarrëveshjes kishte filluar më 1967. Në atë kohë Greqia e   kishte ratifikuar ndërkaq Konventën dhe Protokollin nr. 1, dhe denoncimi i tyre (13   qershor 1970 - 28 nëntor 1974) gjatë periudhës të regjimit ushtarak nuk e shkarkonte   nga detyrimet që i takonin prej këtyre akteve «në lidhje me çdo fakt që, duke qënë se   mund të përbëjë një shkelje të detyrimeve që i takonin, ka qënë kryer prej saj» më   përpara (Neni 65 § 2 i Konventës). Nuk ka dyshim në lidhje me faktin që Greqia e ka   njohur kompetencën e Komisionit në lidhje me paditë individuale veçse më 20 nëntor   dhe vetëm për akte, vendime, fakte ose ngjarje të ndodhura pas kësaj date, por   qeveria nuk i është referuar në lidhje me subjektin në fjalë asnjë prapësim paraprak   dhe çështja nuk kërkon nga ana e saj ndonjë analizë ex ufficio. Gjykata ndalet për të   vënë në dukje që pretendimet e të interesuarve marrin shkak nga një situatë në   vazhdim e sipër dhe që ngelet e tillë edhe në momentet aktuale.   6. Zënia e terreneve objekt i mosmarrëveshjes nga ana e Fondeve të marinës   kombëtare ka përfaqësuar një ndërhyrje të hapur ndaj gëzimit nga ana e ankuesve të të   drejtës të respektimit të të mirave të tyre, dhe nga ana tjetër ajo nuk përmban në   vetvete ndonjë rregullim të përdorimit të të mirave dhe nuk konsiderohej në këtë rast   si një shpronësim formal. Megjithatë, duke filluar që nga viti 1967, ka qënë e   pamundur për të interesuarit që të përdorin të mirat e tyre, t'i shisnin, t'i trashëgonin,   t'i dhuronin ose t'i hipotekonin. Iniciativa e autoriteteve, pas rivendosjes së   demokracisë, e cila synonte që t'i zëvendësonte terrenet e lartpërmendura me të tjera   me vlerë të barabartë nuk ia ka arritur qëllimit.   7. Humbja e çdo lloj disponueshmërie të këtyre terreneve, e lidhur edhe me   dështimin e të gjitha tentativave të përmendura deri këtu për të ndrequr situatën që   përbën objektin e padisë, ka sjellë nga ana e saj pasoja mjaft të rënda të tilla që kanë   bërë që ankuesit të kenë pësuar në fakt një shpronësim të papajtueshëm me të drejtën   e tyre për tu respektuar prona e tyre. Në këtë rast ka patur pra dhe ka shkelje të Nenit   të Protokollit nr. 1 (në unanimitet).   8. Të interesuarit pretendonin një shpërblim për dëm material dhe moral, si dhe   rimbursimi e shpenzimeve dhe të harxhimeve të bëra prej tyre në Greqi dhe në   vazhdim përpara organeve të Konventës.   Duke marrë në konsideratë faktin që çështja e zbatimit të Nenit 50 nuk mund të   shtrohet në këtë stad, Gjykata tërhiqet dhe fton palët nga ana e tyre që të arrijnë të   zgjedhin me anë të një marrëveshjeje të përbashkët ekspertë për të vlerësuar terrenet   që përbëjnë objektin e padisë. (në unanimitet).   III.PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 31 TETORIT 1995 – Në lidhje me   zbatimin e Nenit 50 - (dhomë) (seria A nr. 330-B)   9. Gjykata fillon me analizën e vlefshmërisë së ekspertizës, të cilën qeveria e   kundërshtonte para së gjithash për shkak se e kishin realizuar vetëm dy prej tre   ekspertëve të zgjedhur (Z. Liaskas, president i Dhomës teknike të Greqisë, Z. Vantsis   dhe Z. Katsos, anëtarë të trupit të vlerësuesve të cilët kishin bërë betimin) që në fillim   me marrëveshje të përbashkët prej saj dhe prej ankuesve. Në lidhje me këtë pretendim   Qeveria nxjerr në pah një numër elementësh: pas 17 tetorit 1994, Z. Liaskas nuk ka   marrë pjesë në asnjë vizitë tjetër të bërë në vendet ku ndodheshin territoret objekt i   gjykimit dhe as në redaktimin e raportit - ndërkohë që kishte qënë thirrur për këtë   qëllim dhjetë ditë përpara -, dhe as që nuk u paraqit për ta kundërfirmosur këtë të   fundit më 15 dhjetor 1994; Z. Liaskas, i cili nuk kishte hequr asnjëherë dorë nga   mandati i tij, nuk iu përgjigj letrës së gjykatës me anë të së cilës kjo e pyeste nëse ai   konfirmonte konstatimet e kolegëve të tij; përsa i përket qeverisë, sipas mendimit të së   cilës marrja pjesë e Z. Liaskas do të kishte qënë shumë e çmueshme për të, ajo nuk ka   protestuar përpara hartimit të raportit kundër pushimit të çdo lloj aktiviteti nga ana e   këtij të fundit. Në këto kushte, Gjykata mendon që qeveria nuk mund t'i bazojë   pretendimet e saj për të kundërshtuar vlefshmërinë e ekspertizës, në mospjesmarrjen e   paspjegueshme të ekspertit të tretë.   Qeveria pretendonte nga ana tjetër që ekspertët e kishin kapërcyer mandatin e tyre   duke bërë vlerësimin e ndërtesave dhe të instalimeve të tjera që gjendeshin në mbi   territoret objekt i mosmarrëveshjes. Gjykata vlerëson që çështja për të ditur në se   vlera e ndërtimeve duhet apo nuk duhet të merret në konsideratë, i përket vlerësimit të   dëmit material të pësuar nga ana e ankuesve, dhe llogaritja e tij nga ana e expertëve   nuk e cënon aspak vlefshmërinë e raportit të hartuar prej tyre.   Si përfundim, Gjykata e konsideron si të vlefshëm raportin e ekspertëve (në   unanimitet) dhe e merr atë në konsideratë në lidhje me dhënien së vendimit nga ana e   saj.   10. Për aq sa ka lidhje me dëmin material, Gjykata vë në dukje që akti i qeverisë   greke, që ajo e ka konsideruar si në kundërshtim me Konventën, nuk është një   shpronësim të cilit, për të qënë legjitim, mjafton që të mos i mungonte një shpërblim i   drejtë; bëhet fjalë në fakt këtu për një keqpërdorim nga ana e shtetit të terreneve që u   përkisnin individëve, qëndrim i cili zgjat që prej njëzet e tetë vjetësh, për shkak se   autoritetet shtetërore i nënvleftësonin vendimet e gjykatave të brendshme si dhe   premtimeve që vetë ato u kanë dhënë ankuesve se do të shmangnin një padrejtësi të   bërë më 1967 nga ana e regjimit diktatorial. Tashmë karakteri i paligjshëm i një   zhveshje të tillë nga posedimi varet në mënyrë të pashmangshme, duke patur parasysh   edhe rrethanat, nga kriteret që duhen përdorur për të përcaktuar reparacionin që duhet   të bëjë shteti i paditur, duke patur parasysh faktin që pasojat financiare të një   shpronësimi të ligjshëm nuk do të mund të kufizoheshin në ato të një zhveshje të   paligjshme nga posedimi i sendit i terreneve.   11. Në rastin në fjalë, zhdëmtimi që duhet tu jepet ankuesve nuk kufizohet vetëm   në vlerën që pronat e tyre kishin në datën e zënies së tyre nga ana e marinës nacionale.   Në vendimin e saj për të kualifikuar ndërhyrjen ndaj të cilës është ngritur ankimi,   Gjykata është bazuar kryesisht në kohëzgjatjen e zënies dhe mbi paaftësinë e   autoriteteve për vite me rradhë për t'ju dhënë të interesuarve terrenet që u ishin   premtuar në shkëmbim i atyre që u ishin zënë. Për këtë arsye, ajo ka ftuar edhe   ekspertë për të vlerësuar gjithashtu vlerën aktuale të terreneve objekt i   mosmarrëveshjes; kjo vlerë nuk varet nga kushte hipotetike, siç do të ishte rasti në   qoftë se ato do të gjendeshin edhe sot në të njëjtën gjendje siç kanë qënë në vitin   1967. Del në mënyrë të qartë nga raporti i ekspertizës që, qysh prej atëhere, terrenet e   lartpërmendura si dhe ato në afërsinë e tyre të menjëhershme - të cilat dispononin për   shkak të vendndodhjes së tyre një mundësi zhvillimi turistik - kanë qënë zhvleftësuar   për shkak të ndërtimit të ndërtesave që shërbenin si qëndra pushimi për oficerët e   marinës nacionale dhe për shkak të bërjes së punimeve të infrastrukturës për qëllimin   e mësipërm. Gjykata nuk harron nga ana tjetër që të interesuarit kishin në kohën e   shpronësimit një projekt të shfrytëzimit ekonomik të pronave të tyre, projekt i cili   kishte filluar edhe të realizohej.   12. Për pasojë, Gjykata vlerëson që kthimi i terreneve objekt i mosmarrëveshjes,   të cilat mbulojnë një sipërfaqe prej 104 018 m2, - dhe të tilla siç janë përcaktuar më   nga komisioni i dytë i shpronësimit të Athinës - do t'i kishte vendosur ankuesit,   për aq sa do të ishte e mundur, në një situatë të njëjtë me atë në të cilën ata do të   gjëndeshin në qoftë se nuk do të kishte patur mosrespektim të kërkesave të Nenit 1 të   Protokollit Nr. 1; dhënia e ndërtesave ekzistuese do t'i kompensonte kështu plotësisht   nga pasojat e humbjes së gëzimit të pronësisë për të cilin bëhet ankimi. Përsa i përket   zonës të pretenduar prej 7180 m2, Gjykata vë në dukje që, megjithëse duke e vlerësuar   dhe duke e konsideruar si një çështje private, ekspertët nënvizojnë që disa prej pjesëve   të kësaj zone gjëndeshin të përfshira në rajonin bregdetar dhe që do duhej t'i përkiste   në këtë rast gjykatave kompetente për tu shprehur mbi regjimin e pronësisë mbi to. Në   këto kushte, Gjykata vlerëson se nuk duhet ta marrë në konsideratë.   13. Në mungesë të proçedimit nga ana e shtetit - palë mbrojtëse, për të vënë në   jetë një restitucion të tillë brenda një afati prej gjashtë muajsh duke filluar nga data e   shpalljes së vendimit, Gjykata vendosi që shteti u detyrohet nga ana e tij të   interesuarve, për shkaktim dëmi dhe humbje të gëzimit të pronësisë qysh prej vitit   1967, vlerën aktuale të terreneve të tyre të rritur me mbi-vlerën e sjellë nga ekzistenca   e ndërtesave, si dhe me koston e ndërtimit të këtyre të fundit. Përsa i përket   përcaktimit të shumës së këtij dëmshpërblimi, dhe duke patur parasysh rëndësinë e   hendekut që ndan metodat e përllogaritjeve të përdorura për këtë qëllim nga ana e   palëve në mosmarrëveshje, Gjykata konfirmon konkluzionet e raportit të ekspertizës   për të arritur vlerësimin e saktë të dëmit të shkaktuar. Kjo shumë do të arrinte pra në 4   000 000 dhrahmi për terrenet dhe 1 351 000 000 dhrahmi për ndërtesat, e rritur   me 6% interes duke llogaritur nga skadimi i afatit të lartpërmendur prej gjashtë   muajsh dhe deri në derdhjen efektive të kësaj shume të interesuarve (në unanimitet).   14. Gjykata konsideron se shkelja e Konventës u ka shkaktuar ankuesve një dëm   të qartë moral, i cili rezulton nga ndjenja e pafuqisë dhe e acarimit përballë, nga njëra   anë, refuzimit të marinës kombëtare dhe e qeverive pasuese për të vënë në jetë   vendimiet e autoriteteve gjyqësore dhe administrative greke dhe, nga ana tjetër,   dështimit të tentativave të marrjes në shkëmbim të terreneve të tjera me vlerë të njëjtë.   Ajo u akordon për këtë shkak sejcilit prej ankuesve 450 000 dhrahmi, ose 6 300 000   dhrahmi në total (në unanimitet).   15. Ankuesit pretendonin rimbursimin e shpenzimeve dhe të harxhimeve, sidomos   për honoraret dhe shpenzimet e avokatit si dhe për shpenzimet në instancat e sistemit   gjyqësor, për një shumë totale prej 3 066 080 830 dhrahmish. Duke patur parasysh   rrethanat e kësaj çështjeje, të shumllojshmërisë dhe të kohëzgjatjes të proçedurave   kombëtare, gjyqësore dhe administrative, të pjesmarrjes së këshillave në negociatat që   synonin të arrinin nga ana e tyre një zgjidhje me marrëveshje miqësore ndërmjet   palëve, si dhe të kompleksitetit të veçantë të çështjes së zbatimit të Nenit 50, Gjykata   e çmon si të arsyeshme që tu akordojë atyre 65 000 000 dhrahmi, përfshirë këtu edhe   taksën mbi vlerën e shtuar (në unanimitet).   16. Gjykata njeh se shpërblimi i ekspertëve nuk përbën aspak shpenzime që të   interesuarit do të kishin kryer ata vetë sipas rendit juridik të brendshëm me qëllim që   të përpiqeshin që të parandalonin ose që të arrinin në korigjonin një shkelje ose, në   vijim të kësaj, të arrinin që të konstatohej kjo përpara organeve të Konventës; bëhet   fjalë këtu megjithatë për shpenzime të lidhura me realizimin e një ekspertize të cilën   Gjykata e ka konsideruar si të domosdoshme me qëllim që tu japë ankuesve   mundësinë për të arritur pushimin e shkeljes të nxjerrë në pah nga vendimi, dhe që   përbën pjesën kryesore të tij. Duke u kërkuar palëve që të zgjidhnin me një   marrëveshje të përbashkët ekspertët, Gjykata synonte të evitonte karakterin e   njëanshëm të vlerësimit të parashtruar nga ana e ankuesve në raportet që ata kishin   dorëzuar përpara dhe pas seancës që kishte të bënte me thelbin e çështjes dhe që nuk   kishin marrë në konsideratë Gjykatën. Kjo vetë nuk ka asnjë dyshim në lidhje me   realitetin dhe me nevojën e operacioneve që dy ekspertët kanë kryer për të realizuar sa   më mirë detyrën e tyre dhe as në lidhje me shpërblimin e tyre sipas kërkesave që   lidhen me shpenzimet dhe me honoraret e tyre. Megjithatë, ajo gjendet përpara   pamundësisë për të kontrolluar në lidhje me legjislacionin dhe me jurisprudencën   pertinente kombëtare, karakterin e arsyeshëm të kësaj shume, e cila për disa poste   mund të dukej edhe më e lartë seç duhej. Ajo u akordon sejcilit prej të dy ekspertëve   milion dhrahmi, ose 36 milion dhrahmi në total (në unanimitet).

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło