15175/89
WyrokETPCz1995-02-10ECLI:CE:ECHR:1995:0210JUD001517589
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
1. Czy publiczne oświadczenia wysokich urzędników państwowych, sugerujące winę osoby oskarżonej o przestępstwo, naruszają zasadę domniemania niewinności z art. 6 ust. 2 Konwencji?
2. Czy przewlekłość postępowania o odszkodowanie za naruszenie dóbr osobistych, trwającego ponad 11 lat, narusza prawo do rozpoznania sprawy w rozsądnym terminie z art. 6 ust. 1 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że zasada domniemania niewinności z art. 6 ust. 2 Konwencji nie ogranicza się wyłącznie do działań sądów, ale nakłada obowiązek zachowania ostrożności i powściągliwości również na inne organy publiczne, w tym na przedstawicieli władzy wykonawczej i policji, w odniesieniu do osób objętych postępowaniem karnym. Publiczne oświadczenia Ministra Spraw Wewnętrznych i wysokich rangą funkcjonariuszy policji, które bez zastrzeżeń przedstawiały skarżącego jako winnego współudziału w morderstwie, stanowiły deklarację winy, która mogła wpłynąć na opinię publiczną i uprzedzić ocenę faktów przez właściwe sądy, naruszając tym samym domniemanie niewinności.
W odniesieniu do art. 6 ust. 1, Trybunał stwierdził, że łączny czas trwania postępowania o odszkodowanie, wynoszący około 11 lat i 8 miesięcy, był nadmierny i nieuzasadniony. Mimo pewnej złożoności sprawy i częściowego przyczynienia się skarżącego do opóźnień, główną przyczyną przewlekłości było zachowanie władz krajowych, w szczególności ich konsekwentna odmowa udostępnienia nagrania wideo z konferencji prasowej, które było kluczowym dowodem dla skarżącego.Stan faktyczny
Po zabójstwie Z. Jean de Broglie w grudniu 1976 r., Minister Spraw Wewnętrznych i wysocy rangą funkcjonariusze policji publicznie wskazali Z. Allenet de Ribemont jako współsprawcę podczas konferencji prasowej. Skarżący został aresztowany i objęty nadzorem, jednak śledztwo karne zostało ostatecznie umorzone w 1980 r. Skarżący bezskutecznie domagał się odszkodowania za naruszenie jego honoru przed władzami krajowymi, a następnie przed sądami administracyjnymi i powszechnymi. Postępowania krajowe trwały łącznie około 11 lat i 8 miesięcy.Rozstrzygnięcie
1. Stwierdza naruszenie art. 6 ust. 2 Konwencji (8 głosów za, 1 przeciw).
2. Stwierdza naruszenie art. 6 ust. 1 Konwencji (jednogłośnie).
3. Zasądza od państwa pozwanego na rzecz skarżącego kwotę 2 000 000 franków francuskich tytułem odszkodowania (8 głosów za, 1 przeciw).
4. Zasądza od państwa pozwanego na rzecz skarżącego kwotę 100 000 franków francuskich plus VAT tytułem zwrotu kosztów (jednogłośnie).
5. Oddala pozostałą część roszczenia o słuszne zadośćuczynienie (jednogłośnie).Pełny tekst orzeczenia
ALLENET DE RIBEMONT kundër FRANCËS
Vendim i 10 shkurtit 1995
PËRMBLEDHJE JOZYRTARE DHE HISTORIKU I ÇËSHTJES
A
Faktet kryesore
Pas vrasjes së ish-ministrit dhe deputetit të departamentit të Eure, Z. Jean de Broglie më dhjetor 1976, Ministri i Brendshëm, Z. Michel Poniatowski, i ndihmuar nga Drejtori i
Departamentit të Hetimeve Penale, Z. Jean Ducret, si dhe nga Shefi i Skuadrës Penale, Z.
Pierre Ottavioli, mbajti një konferencë shtypi më 29 dhjetor 1976 gjatë së cilës ai
përmendi emrin e Zotit Allenet de Ribemont që u arrestua po atë ditë. Kërkuesi u akuzua
se kishte ndihmuar dhe nxitur një vrasje me paramendim dhe më 14 janar 1977 ai u
vendos nën mbikqyrje. Ai u lirua më 1 mars 1977 dhe gjyqtari hetues më në fund
vendosi, më 21 mars 1980, se nuk kishte bazë për ta ndjekur çështjen.
Kërkuesi vlerësoi se ai u akuzua publikisht nga Ministri i Brendshëm sikur ishte nxitësi i
vrasjes dhe ai iu drejtua, por pa sukses, Kryeministrit duke kërkuar kompensim për dëmin
material dhe jomaterial që iu shkaktua nga artikujt e shtypit që përshkruan konferencën e
shtypit të 29 dhjetorit 1976.
Më tej ai u bëri të njëjtën kërkesë gjykatave administrative (më 20 shtator 1977) dhe
pastaj edhe gjykatave të zakonshme (më 29 shkurt 1984). Pas proçedurash që zgjatën
pesë vjet e tetë muaj, gjykatat administrative (Gjykata Administrative e Parisit dhe
Conceil d'Etat) vendosën se ato nuk kishin juridiksion për ta shqyrtuar kërkesën. Gjykatat
e zakonshme (Gjykata e instancës së lartë të Parisit, Gjykata e Apelit e Parisit dhe
Gjykata e Kasacionit) u shprehën kundër kërkuesit duke thënë se provat ishin të
pamjaftueshme pas proçedurave që zgjatën katër vjet e nëntë muaj dhe mbaruan më 30
nëntor 1988.
B.
Proçedura përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut
Kërkesa iu paraqit Komisionit në 24 maj 1989; ajo u deklarua e pranueshme më 8 shkurt
1993.
Në raportin e tij të 12 tetorit 1993 Komisioni shqyrtoi faktet e këtij rasti dhe shprehu
njëzëri mendimin se kishte patur shkelje të Nenit 6 §§§1 dhe 2. Komisioni ia përcolli
çështjen Gjykatës më 21 Janar 1994.
PJESË NGA VENDIMI
NË BAZË TË SË DREJTËS
I. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 6§ 2 TE KONVENTES
31.
Zoti Allenet de Ribemont ankohej për fjalët që u thanë kundër tij nga Ministri i
Brendshëm dhe nga zyrtarët e lartë të policisë që e shoqëronin atë në konferencën e
shtypit të 29 dhjetorit 1976. Ai i referohet Nenit 6§ 2 i Konventës i cili thotë:
"Çdo person që akuzohet për një vepër penale prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij
të provohet në bazë të ligjit.
A.
Mbi zbatueshmërinë e Nenit 6§ 2
32.
Qeveria kundërshtoi, në thelb, mundësinë e zbatimit të Nenit 6§ 2 duke iu referuar
vendimit lidhur me rastin Minelli kundër Zvicrës, dt. 25 mars 1983 (Seria A, nr. 62). Ajo
u shpreh se prezumimi i pafajësisë mund të shkelet vetëm nga një organ gjyqësor dhe
mund të ndodhë vetëm tëherë kur pas një proçesi që mbaron me një vendim fajësie,
arsyetimi i gjyqtarit lejon të supozohet se ai e konsideronte paraprakisht të pandehurin
fajtor.
33.
Komisioni është dakord se parimi i prezumimit të pafajësisë është para së gjithash
një garanci me karakter proçedurial në fushën penale, por pohon po ashtu, se ai një objekt
më të gjerë, pasi ai e vë detyrimin jo vetëm mbi gjykatat penale që përcaktojnë akuzën
por edhe mbi organet e tjera.
34.
Gjykatës i kërkohet të përcaktojë nëse situata e krijuar në këtë rast ka cënuar të
drejtën që Neni 6§ 2 i garanton kërkuesit (shih mutatis mutandis, vendimi Sekanina
kundër Austrisë, dt. 25 gusht 1993, Seria A, nr. 266-A, f.13, §22).
35. Prezumimi i pafajësisë i parashikuar në paragrafin 2 të Nenit 6 është një ndër
elementët e një proçesi penal të drejtë siç kërkohet nga paragrafi 1 (shih veçanërisht
vendimin Deweer kundër Belgjikës, dt.27 shkurt 1980, seria A, nr.35, f.30, §56, si dhe
vendimin Minelli të lartëpërmëndur, f.15, §27). Ky parim shkelet në qoftë se një venddim
gjyqësor lidhur me një person të akuzuar për kryerjen e një vepre penale pasqyron një
mendim paraprak se ai është fajtor kur fajësia e tij nuk është provuar ende në bazë të
ligjit. Madje edhe nëse nuk ka ende një konstatim formal, ka shkelje edhe kur gjatë
arsyetimit del se gjyqtari e konsideron të pandehurin fajtor (vendimi Minelli i
lartpërmëndur, f.18, §37).
Megjithatë, fusha e zbatimit të Nenit 6 § 2 nuk kufizohet me hipotezën që bën Qeveria.
Gjykata në fakt ka konstatuar se ka patur shkelje të kësaj dispozite edhe në çështjet
Minelli e Sekanina të përmëndura më lart, ndonëse gjykatat kombëtare përkatëse i patën
mbyllur proçeset, në rastin e pparë sepse çështja ishte parashkruar dhe në rastin e dytë
sepse i interesuari kishte marrë pafajsinë. Gjykata, po ashtu, ka pranuar zbatueshmërinë e
këtij parimi edhe në çështje të tjera kur gjykatave kombëtare nuk u duhej të vendosnin
mbi fajësinë (shih vendimin Adolf kundër Austrisë, dt. 26 mars 1982, seria A, nr. 49 dhe
vendimet Lutz, Engelrt dhe Nolkenbockhoff kundër Gjermanisë, dt.25 gusht 1987, Seria
A, nr. 123-A, 123-B, 123-C).
Për më tepër, Gjykata ripohon, veç asaj, se Konventa duhet të interpretohet në mënyrë të
tillë që të garantojë të drejta konkrete dhe efektive dhe jo teorike e të rreme (shih,
ndërmje të tjerash, vendimet Artico kundër Italisë, dt. 13 maj 1980, seria A, nr. 37, f.16 §
33, Soering kundër Mbretërisë së Bashkuuar, dt.7 korrik 1989, seria A, nr.161, f.34, §37,
dhe Cruz Varas e të tjerë kundër Suedisë, dt.20 mars 1991, seria A, nr.201, f.36, §99).
Kjo vlen edhe për të drejtën e parashikuar nga Neni 6 paragrafi 32.
36.
Gjykata mendon se prezumimi i pafajësisë mund të shkelet jo vetëm nga një
gjyqtarose një gjykatë por edhe nga autoritete të tjera publike.
37.
Në kohën e konferencës së shtypit të 29 dhjetorit të 1976, z. Allenet de Ribemont
sapo ishte arrestuar nga policia (paragrafi 9 më lart). Ndonëse ai nuk ishte akuzuar ende
për bashkëpunim në vrasje me paramendim (paragrafi 12 më lart), ndalimi dhe mbajtja e
tij nën mbikqyrje nga policia ishin pjesë e hetimit gjyqësor që kishte filluar disa ditë më
parë nga një gjyqtar hetues i Parisit dhe kjo e bënte atë një person "të akuzuar" në bazë të
Nenit 6 paragrafi 2. Të dy funksionarët e lartë të policisë ishin ngarkuar me hetimin
gjyqësor. Vërejtjet e tyre, të dhëna në të njëjtën kohë me hetimin gjyqësor dhe që u
mbështetën nga Ministri i Brendshëm, shpjegoheshin me faktin se kishte filluar hetimi
dhe ato kishin lidhje të drejtëpërdrejtëë me të. Pra, Neni 6, paragrafi 2 zbatohet në këtë
rast.
B.
1.
Mbi respektimin e Nenit 6 § 2
Përmëndja e çështjes gjatë konferencës së shtypit.
38.
Liria e shprehjes, e garantuar nga Neni 10 i Konventës, përfshin të drejtën për të
marrë ose për të dhënë informacion. Për këtë arsye, Neni 6 § 2 nuk mund të pengonte
autoritetet që të informonin publikun mbi hetime penale në zhvillim e sipër, por ai kërkon
që ato ta bëjnë atë me të gjithë kujdesin dhe rezervën që kërkon respektimi i prezumimit
të pafajësisë.
2.
Përmbajtja e deklaratave të kundërshtuara
39.
Ashtu si dhe kërkuesi, Komisioni i quan të papajtueshme me prezumimin e
pafajësisë fjalët e Ministrit të Brendshëm dhe, në prani të tij dhe nën autoritetin e tij, nga
komisari i ngarkuar me hetimin dhe nga Drejtori i Departamentit të Hetimit Penal.
Komisioni vëren në fakt se ata e paraqitën zotin Allenet de Ribemont si një nga nxitësit e
vrasjes së Zotit de Broglie.
40.
Sipas Qeverisë ato vërejtje u bënë në kuadrin e informacionit mbi çështjet penale
në zhvillim e sipër dhe ato nuk ishin të tilla që të cënonin prezumimin e pafajësisë sepse
ato nuk janë të detyrueshme për gjyqtarët dhe mund të përgënjeshtrohen nga hetimet e
mëtejshme. Faktet e këtij rasti e vërtetojnë këtë tezë sepse kërkuesi u akuzua formalisht
vetëm dy javë pas konferencës së shtypit dhe gjyqtari hetues vendosi se nuk kishte fakte
për të vazhduar shqyrtimin e çështjes.
41.
Gjykata konstaton se në këtë rast disa nga funksionarët kryesorë të policisë
franceze e quajtën zotin Allenet de Ribemont, pa asnjë kujdes dhe pa rezervë, si një nga
nxitësit dhe si një bashkëpunëtor në një vrasje (paragrafi 11 më lart). S'ka dyshim se kjo
ishte një deklaratë që e bënte fajtor kërkuesin që, së pari shtynte publikun ta besonte këtë
dhe, së dyti, se paragjykonte vlerësimin e fakteve nga ana e gjyqtarëve kompetentë. Për
rrjedhojë, ka patur një shkelje të Nenit 6 § 2.
II. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TE NENIT 6§ 1 TE KONVENTES
42.
Zoti Allente de Ribemont ankohet, po ashtu, për kohëzgjatjen e proçedurave për
kompensim që ai filloi përpara juridiksioneve administrative dhe pastaj gjyqësore. Ai i
referohet Nenit 6§ 1 të Konventës, i cili thotë:
"Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të shqyrtohet (...) brënda një afati të arsyeshëm
nga një gjykatë (...) që duhet të vendosë lidhur me të drejtat dhe detyrimet me karakter
civil (...).
43.
Zbatueshmëria e Nenit 6 § 1 nuk u vu në diskutim. Njësoj si Komisioni, Gjykata
konstaton se proçedurat e përmendura kishin të bënin me kërkesat për dëmshpërblim për
nderin e cënuar që kërkuesi pretendonte se kishte pësuar për shkak të deklaratave të
kontestuara. Qëllimi i këtyre proçedurave ishte që të vendosnin për një të drejtë civile në
kuptimin e Nenit 6 § 1.
A.
Periudha që duhet marrë në shqyrtim
44.
Fundi i periudhës që duhet marrë në shqyrtim nuk u vu në diskutim; proçedurat
mbaruan më 30 Nëntor 1988 kur Gjykata e Kasacionit e hodhi poshtë apelin e kërkuesit
kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Parisit të 21 tetorit 1987 (paragrafi 26 më lart).
45.
Nuk është e njëjta gjë që për pikënisjen e kësaj periudhe.
Sipas Qeverisë proçedura përpara gjykatave administrative nuk mund të llogaritet. Ato
nuk kishin marrë ndonjë vendim mbi thelbin e çështjes dhe kishin mohuar kompetencën e
tyre në zbatim të parimit të ndarjes së organeve administrative dhe gjyqësore që i gjykatat
administratrive të mos pranojnë argumentat që ato nuk mund t’i administrojnë pa
ndërhyrë në punën e gjykatave të zakonshme. Avokatët e zotit Allenet de Ribemont nuk
mund të mos e dinin një parim të tillë.
Kërkuesi, nga ana e tij, thotë se proçedura filloi me kërkesën në Gjykatën Administrative
të Parisit dhe, për shkak të konfliktit të kompetencave, proçedurat në gjykatat e
zakonshme ishin një vazhdim i domosdoshëm i çështjes në gjykatat administrative. Ai
shton, po ashtu, se kompetenca e juridiksioneve administrative dukej aq e natyrshme saqë
kryeministri e kundërshtoi atë të kompetencave të zakonshme dhe e shtroi çështjen në
Gjykatën e instancës së lartë të Parisit (tribunal de grande instance).
46.
Si edhe Komisioni, Gjykata e pranon tezën e kërkuesit. Ajo vëren se çështja e
ndarjes së kompetencave midis juridiksioneve administrative dhe gjyqësore duket se
është mjaft komplekse dhe delikate në çështjet që kanë të bëjnë me dëmshpërblime,
sidomos në një rast si ky për shkak të shprehjeve të një anëtari të Qeverisë. Kështu nuk
mund të qortohen avokatët e Z. Allenet de Ribemont që iu drejtuan në radhë të parë
gjykatave administrative.
Periudha që duhet marrë në shqyrtim për të parë nëse kohëzgjatja e proçedurave ka qënë
e arsyeshme fillon kështu më 23 mars 1977, kur kërkesa iu paraqit Kryeministrit
(paragrafi 13 më lart- shih midis të tjera vendimin Karakaya kundër Francës, dt. 26 gusht
1994, seia A, nr.289-B, f.42, §29) dhe shkon rreth në 11 vjet e tetë muaj.
B.
Karakteri i arsyeshëm i kohëzgjatjes së një proçedure
47.
Karakteri i arsyeshëm i kohëzgjatjes së një proçedure duhet të përcaktohet sipas
rrethanave të rastit dhe duke marrë parasysh kriteret që ka ndjekur jurisprudenca e
Gjykatës, në mënyrë të veçantë duhen parë kompleksiteti i çështjes, mënyra e veprimit të
kërkuesit dhe mënyra e veprimit të autoriteteve kompetente (shih midis të tjerash
vendimin Katte Klitsche de la Grange kundër Italisë, dt.27 tetor 1994, seria A, nr. 293-B,
f.37-38, §51). Për këtë pikë të fundit, duhet të merret parasysh rëndësia që ka kjo çështje
për të interesuarin. (shih veçanërisht vendimin Hokkanen kundër Finlandës, dt. 23 shtator
1994, seria A, nr. 299-A, f.25, §69).
1.
Kompleksiteti i çështjes
48.
Komisioni, mendimit të të cilit i referohet Z. Allenet de Ribemont, pranon se
proçedura e filluar nga ky i fundit, kishte në vetvete njëfarë karakteri kompleks përderisa
ajo kishte të bënte me përgjegjësinë e Shtetit.
49.
Sipas Qeverisë, në këtë rast shtrohej veç asaj edhe çështja delikate e të provuarit
se shprehjet e përdorura ishin fyese dhe se ato i shkaktuan kërkuesit dëmin që ai
pretendon. Këtyre duhet t'u shtoheshin edhe vështirësitë me karakter proçeduarial në të
cilat ka ndihmuaar edhe vetë kërkuesi.
50.
Gjykata mendon se edhe nëse çështja ka qënë komplekse për shkak të rrethanave
të përmendura, një situatë e tillë nuk mund të përligjte tërësisht zgjatjen e proçedurës
kontestuese.
2.
Mënyra e veprimit e kërkuesit.
51.
Z. Allenet de Ribemont pretendon se ai nuk është përgjegjës për ngadalësinë e
proçedurës.
52.
Qeveria mendon, përkundrazi, se i interesuari ka pjesën e vet në zgjatjen e
proçedurës për gati 6 vjet. Sipas saj, ai priti 11 muaj për t'iu përgjigjur parashtresave të
Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Punëve të Brendshme përpara Gjykatës
Administrative, veproi 7 muaj pas regjistrimit të kërkesës së tij duke paraqitur
parshtresën e tij të hollësishme në Këshillin e Shtetit (Conseil d'Etat), priti 9 muaj pas
vendimit të Këshillit të Shtetit që e hodhi poshtë kërkesën e tij pastaj iu drejtua gjykatave
të zakonshme dhe e paraqiti më në fund kërkesën e tij në gjykatën e Apelit pas 10
muajsh. Ai u bë po ashtu shkak për një vonesë prej tre muajsh kur kërkoi shtyrjen e
shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Apelit.
Veç asaj, duke mos iu drejtuar menjëherë gjykatave civile pasi Gjykata Administrative e
Parisit vendosi se nuk ishte kompetente sipas së drejtës franceze, kërkuesi u bë shkak për
zgjatjen e proçedurave për afro dy vjet e shtatë muaj (d.m.th. koha midis vendimit të
gjykatës administrative të Parisit dhe vendimiittë Këshillit të Shtetit.
53.
Ashtu si Komisioni, edhe Gjykata mendon se mënyra e veprimit nga ana e z.
Allenete de Ribemont i ka zgjatur deri diku proçedurat.
Ajo ka vënë në dukje se, duke marrë parasysh vështirësinë e përcaktimit me saktësi se
cilat gjykata ishin kompetente në këtë rast, kërkuesi nuk mund të qortohet për faktin se ai
ju drejtua së pari gjykatave administrative (paragrafi 46 më lart). Kjo është e vërtetë jo
vetëm për faktin se ai iu drejtua gjykatës së shkallës së parë, por edhe për atë që ai iu
drejtua Gjykatës së Apelit në vazhdim të kësaj proçedure, kështu që përgjegjësia për
kohëzgjatjen prej dy vjetësh dhe shtatë muajsh midis vendimit të Gjykatës Administrative
të Parisit (13 tetor 1980) dhe vendimit të Këshillit të Shtetit (27 maj 1983) nuk mund t'i
ngarkohet vetëm zotit Allenet de Ribemont.
Kështu që, edhe po të supozohet se kërkuesi mund të quhet përgjegjës për një vonesë prej
tre vjetësh e katër muajsh do të mbeteshin afro tetë vjet të tjera.
3. Mënyra e veprimit të autoriteteve kombëtare.
54.
Z. Allenet de Ribemont i kërkoi Komisionit të shprehte mendimin e tij lidhur me
mënyrën e veprimit të autoriteteve kombëtare. Por me atë rast ai theksoi se refuzimi i
këtyre autoriteteve për t'i dhënë atij regjistrimin në video që do t'i lejonte të përligjte
pretendimet e tij ka ndihmuar në zgjatjen e proçedurave.
55.
Sipas Qeverisë këto organe vepruan në një mënyrë që do ta shpejtonte
proçedurën. Veçanërisht përpara gjykatës së Apelit të Parisit, gjyqtari i ngarkuar me
përgatitjen e çështjes për gjykim e ka lajmëruar disa herë kërkuesin për të paraqitur
përfundimet e tij që ai po i vononte. Veç asaj, të vetmet periudha mosveprimi për të cilat
Komisioni ua vë fajin autoriteteve i përkasin proçedurës përpara gjykatave administrative
dhe ato nuk u morën parasysh.
56.
Ashti si Komisioni, edhe Gjykata vëren se ka pasur disa periudha mosveprimi për
të cilat janë përgjegjëse autoritetet kombëtare. E para prej këtyre, gjatë proçedurave në
Gjykatën Administrative të Parisit vazhdoi tetë muaj midis paraqitjes së një parashtrese
nga Z. Allenet de Ribemont (24 maj 1978) dhe përcjelljes së dosjes së proçedurës
Ministrit të Kulturës (23 janar 1979)(paragrafi 14 më lart). Një periudhë tjetër, përpara
Këshillit të Shtetit ka zgjatur nëntë muaj e dy jave midis paraqitjes së një parashtrese
plotësuese të kërkuesit (1 korrik 1981) dhe përgjigjes së Ministrit të Punëve të
Brendshme (13 prill 1982) (paragrafi 16 më lart). Veç kësaj gjatë proçedurës në gjykatën
e instancës së lartë, Kryeministri dhe Agjenti Gjyqësor i Qeverisë nuk i ksihin paraqitur
pretendimet e tyre deri përkatesisht shtatë dhe gjashtë muaj pas fillimit të proçesit kundër
tyre. (shih paragrafin 18 më lart).
Veç asaj, autoritetet administrative dhe gjyqësore kanë penguar vazhdimisht prodhimin e
regjistrimit në video që duhet t'i kishte dhënë mundësi z. Allenet de Ribemont të provonte
çka ishte thënë në konferencën e shtypit; organet administrative bënë disa hapa që e
vonuan proçedurën, si p.sh., përcjellja e dosjes Ministrit të Kulturës dhe nuk e riprodhuan
këtë regjistrim që ndodhej megjithatë në duart e tyre, kurse organet gjyqësore nuk
pranuan të ndërhynin për këtë në një kohë kur kërkuesi nuk mudn ta siguronte atë vetëm
me mjetet e tij. Gjykata nuk dyshon se ky është shkaku kryesor i ngadalësisë së
proçedurës.
Përsa i përket veçanërisht mënyrës se si vepruan gjykatat në këtë rast, Gjykata konstaton
se gjykatave administrative iu është dashur jo më pak se pesë vjet e tetë muaj për ta
deklaruar veten jo kompetente dhe ndonëse gjyqtari i ngarkuar me përgatitjen e çështjes
për gjykim në Gjykatën e Apelit bëri me të vërtetë një përpjekje për ta shpejtuar
proçedurën, nuk del prej dosjes që ndonjë gjyqtar ka bërë të njëjtën gjë në gjykatat e tjera
të zakonshme.
C.
Përfundim.
57.
Karakteri kompleks i këtij rasti dhe mënyra e veprimit të kërkuesit nuk janë në
vetvete të mjaftueshme për të shpjeguar kohëzgjatjen e proçedurës. Vonesat e
përgjithshme kanë ardhur kryesisht nga qëndrimi i organeve kombëtare, veçanërisht nga
refuzimi i tyre për të pranuar kërkesat e zotit Allenet de Ribemont për riprodhimin
elementit kryesor të provës. Duke patur parasysh rëndësinë që kishte kjo çështje për
kërkuesin, dhe ndonëse proçeduurat në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Kasacionit,
të marra veç e veç, nuk duken të kenë qënë tejet të zgjatura, një kohëzgjatje totale prej
afro 11 vjetësh e 8 muajsh nuk mund të konsiderohet e arsyeshme. Për pasojë ka patur
shkelje të Nenit 6 § 1.
III. ZBATIMI I NENIT 50 TË KONVENTËS
58.
Neni 50 thotë:
"Kur gjykata konsideron se një vendim ose nnjë masë e marrë nga një autoritetlegal ose
çdo autoritet tjetër të një Pale Kontraktuese është tërësisht ose pjesërisht në kundërshtim
me detyrimet që rrjedhin nga Konventa, dhe në qoftë se e drejta e brëndshme e kësaj Pale
nuk lejon që pasojat e kësaj mase të ndreqen plotësisht, me vendim të Gjykatës i jepet
palës së cënuar, kur është e nevojshme, një satisfaksion i drejtë.
A.
Dëmi
59.
Z. Allenet de Ribemont kërkon, para së gjithash, shpërblimin e një dëmi material.
Deklaratat e kontestuara sipas tij shkaktuan rrënimin e tij financiar dhe e bënë të
pamundur për të që të gjente punë përsëri. Banka e tij i ndërpreu veprimet e kreditimit
dhe prapësoi pagimin e çeqeve të nënshkruara prej tij. Më 14 mars 1979 kur shpalli
zgjidhjen e kontratës që lidhte kërkuesi me Z. De Broglie, gjykata e instancës së lartë të
Parisit urdhëroi pagimin e menjëhershëm të një pjese të shumave që kërkuesi detyrohej të
derdhte dhe përcaktoi ineresat ligjore të pagueshme që nga data e vdekjes së Z. de
Broglie, kështu që i pari u detyrohet një shumë relativisht të madhe trashëgimtarëve të të
dytit. Së fundi, në kohën kur restoranti "Rôtisserie de la Reine Pédauque" u vu në
likuidim, më 7 shkurt 1977, kërkuesi isht në burg me akuzën e ashkëpunimit dhe nxitjes
në vrasje.
Kërkuesi ankohet, po ashtu, edhe për faktin se është cënuar nderi i tij dhe ai i të
afërmve të tij; kjo i ka shkaktuar atij dëm jo material, që ishte i konsiderueshëm -për
shkak të rrehtanave në ë cilat u bënë deklaratat, statusi i atyre që i bënë ato dhe faktit që
Z. de Brogliëe ishte një figurë ndërkombëtare e njohur – dhe së fundi, pavarëisht nga
urdhri i lirimit i lëshuar në 21 mars 1980.
Z. Allenet de Ribemont e vlerëson në tërësi dëmin që i është bërë në 10 milion franga
franceze.
60.
Sipas Qeverisë, kërkuesi nuk përcakton asnjë lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore
midis shkeljes së pretenduar të Nenit 6 § 2 dhe keqësimit të situatës së tij financiare.
Përsa i përket dëmit jomaterial, Qeveria është e mendimit se vetë konstatimi i një
shkeljeje të Konventës do të ishte një dëmshpërblim i drejtë dhe i mjaftueshëm.
61.
Delegati i Komisionit konsideroi se ishin shumë pak të përligjura shumat e
kërkuara nga i interesuari për dëmin material, në mungesë të cdo lidhjeje ndërmjet
deklaratave të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe funksionarëve të lartë. Por nga ana
tjetër ai mendon se akuzat tepër të rënda dhe refuzimi i vazhdueshëm i autoriteteve
kombëtare për t'i dhënë regjistrimin audiovizual të konferencës së shtypit i kanë
shkaktuar atij një dëm moral që kërkon shumë më tepër se një dëmshpërblim simbolik.
Përsa i përket vlerësimit të dëmit të pësuar nga zgjatja e tepruar e proçedurës, delegati ia
beson këtë çështje vlerësimit të Gjykatës.
62.
Gjykata nuk bashkohet me arsyetimin e z. Allenet de Ribemont lidhur me dëmin
material. Megjithatë, ajo mendon se akuzat e rënda të bëra kundër tij gjatë konferencës së
shtypit të 29 dhjetorit 1976 e ulën sigurisht besimin që kishin tek ai njerëzit me të cilët ai
kishte lidhje biznesi, dhe për pasojë u bënë pengesë për ushtrimin e profesionit të tij.
Rrjedhimisht, ajo e quan të bazuar pjesërisht kërkesën për shpërblimin e dëmit material.
Veç kësaj, Gjykata, si edhe Delegati i Komisionit, konstaton se kërkuesi ka pësuar një
dëm jomaterial të pamohueshëm për shkak të shkeljes së Nenit 6 § 1 dhe sidomos të
Nenit 6 § 2. Personaliteti i Z. de Broglie, rrethanat e vdekjes së tij dhe emocioni që ajo
ngjalli flisnin në favor të një informimi të shpejtë të publikut, për pasojë mund të
parashikohej se mediat do t'i kushtonin vëmëndje të madhe deklaratave mbi hetimet në
zhvillim. Nuk u tregua vetëpërmbajtje dhe rezervë kundrejt kërkuesit dhe kjo duhet
kritikuar. Për më tepër, deklaratat e lartpërmëndura patën në fakt një jehonë të
konsiderueshme, brenda dhe jashtë kufijve të Francës.
Duke marrë parsysh elementët e ndryshëm të këtij rasti dhe duke vendosur në baza
paanësie, siç parashikohet nga Neni 50, Gjykata i cakton z. Allenet de Ribemont një
shumë të përgjithshme prej 2 milion franga franceze.
B.
Garancia
63.
Kërkuesi kërkon gjithashtu prej Gjykatës që të vendosë se shteti duhet ta
garantojë nga çdo masë ekzekutimi të vendimit të gjykatës së instancës së lartë të Parisit
të 14 marsit 1979 ose, në rst të mos dhënies së kësaj garancie, ta lëjojë atë të kërkojë një
rritje të shumës së dëmshpërblimit të drejtë.
64.
Delegati i Komisionit nuk shprehet për këtë pikë.
65. Gjykata bashkohet me Qeverinë dhe thekson se Neni 50 nuk i jep kompetencë t'i japë
një urdhër të tillë një Shteti Kontraktues (shih mutatis mutandis, vendimet Idrocalce s.r.l.
kundër Italisë, dt.27 shkurt 1992, seria A, nr.229-F, f.65, §26, dhe Pelladoah kundër
Holandës, dt. 22 shtator 1924, seria A, nr.297-B, f.35-36, §34). Ajo mendon se çështja e
një dëmshpërblimi të drejtë është pjekur për vendim.
C
Shpenzimet
66.
Më në fund z. Allenet de Ribemont kërkoi 270,384.28 franga franceze për
shpenzime të ndryshme që ka bërë pranë institucioneve të Konventës, të ndara si më
poshtë: 211,500 franga franceze si tarfia, 16,480 franga franceze si shpenzime dhe 42,404
franga franceze si tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH).
67.
Qeveria dhe Delegati i Komisionit ia lanë këtë çështje vlerësimit të Gjykatës.
Duke vendosur me drejtësi, Gjykata i jep kërkuesit 100,000 franga franceze plus
68.
TVSH.
PER KETO ARSYE GJYKATA
1.
Vendos, me tetë vota pro dhe një kundër, se ka patur shkelje të Nenit 6 § 2 të
Konventës;
2.
Vendos, njëzëri, se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës;
3.
Vendos, me tetë vota pro dhe një kundër, se shteti i thirrur si palë duhet t'i
paguajë kërkuesit, brenda tre muajsh, shumën prej 2.000.000 (dy milion) frangash
franceze si dëmshpërblim;
4.
Vendos, njëzëri, se Shteti i thirrur si palë duhet t'i derdhë kërkuesit, brenda tre
muajsh, 100,000 franga franceze, plus TVSH, për shpenzimet e ndryshme;
5.
Hedh poshtë, njëzëri, pjesën tjetër të kërkesës për dëmshpërblim të drejtë.
Hartuar në Frëngjisht dhe Anglisht dhe shpallur në seancën publike në Selinë e të
Drejtave të Njeriut në Strasburg në 10 shkurt 1995.
Rolf Ryssdal
Kryetar
Herbert Petzold
Sekretar
Në përputhje me Nenin 51 § 2 të Konventës dhe Rregullin 53 § 2 të Rregullores së
Gjykatës këtij vendimi i bashkangjitet mendimi pjesërisht në pakicë i zotit Mifsud
Bonici.
R.R.
H.P.
MENDIMI PJESËRISHT NË PAKICË I I GJYQATRIT MIFSUD BONICI.
1.
Bashkohem me mendimin e shumicës se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të
Konventës dhe se një shumë prej 100,000 frangash franceze, plus TVSH, duhet t'i
derdhet kërkuesit për shpenzimet e ndryshme.
2.
Megjithatë, nuk jam dakord me konstatimin se ka pasur shkelje të Nenit 6 § 2 të
Konventës.
Në fakt, ky vendim pohon për herë të parë se e drejta themelore që thotë se "çdo person i
akuzuar për një vepër penale do të prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet
në bazë të ligjit"- "mund të shkelet jo vetëm nga një gjyqtar ose gjykatë, por edhe nga
autoritete të tjera publike" (paragrafi 36). Ky është parimi kryesor që pohon ky vendim.
3.
Në paragrafin pararendës 35 thuhet :" Gjykata ripohon se Konventa duhet të
interpretohet në mënyrë të tillë që të garantojë të drejta konkrete dhe efektive dhe jo
teorike e iluzore".
4.
Kundërshtimi im niset nga ideja se një interpretim i tillë i zgjeruar i prezumimit
të pafajësisë nuk shoqërohet me garanci konkrete dhe efektive. Në të vërtetë kur shkelja
kryhet nga autoritetet publike përpara gjykimit të të akuzuarit, nuk ekziston asnjë mjet
konkret ose efektiv për ta vënë në vënd menjëherë shkeljen e bërë. Në rastin tonë,
Gjykata konstaton një shkelje që i përket vitit 1976 dhe ajo mund të japë një
dëmshpërblim financiar. Por është e qartë se ky nuk është një reparacion konkret ose
efektiv i tillë që mund të zbatohet në një mënyrë të kënaqshme në rast të një shkeljeje që
është konstatuar përpara se të nisë proçesi.
5.
Për ta ilustruar këtë vështirësi, unë do t'i referohem një çështje që ka ndodhur në
Maltë.
Më 13 prill 1972 një bombë shpërtheu mbi çatinë e një shtëpie dhe Giusepina Formosa,
një familjare që banonte në këtë godinë u vra e copëtuar.
Më 28 prill 1972 Komisari i Policisë, Drejtori i Trupave të Policisë, të shoqëruar nga 4
agjentë të tij, dhanë një konferencë shtypi. Në këtë konferencë u fol për problemin e
përgjithshëm të kriminalitetit, për gjendjen e forcave të policisë dhe çështje të tjera të
kësaj natyre, dhe pas kësaj komisari shtoi se lloji i hetimit i bërë lidhur me çështjen e
bombës kishte pasur rezultat sepse Emmnuel Formosa, i shoqi i viktimës, pohoi fajin, se
ai do të akuzohej të nesërmen nga hetuesit dhe se kishte kërkuar mbrojtjen e policisë nga
frika e ndonjë kundërveprimi të vëllezërve të të shoqes.
6.
Formosa paraqiti një kërkesë përpara gjykatës civile duke pretenduar, ndërmjet të
tjerave, se ishte shkelur e drejta themelore që i garanton Kushtetuta Malteze (Neni 39 §
5): "Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm derisa të provohet
fajësia e tij ose derisa ai të pohojë fajësinë".
Gjykata e shqyrtoi menjëherë kërkesën dhe e hodhi poshtë më 5 maj 1972. Pas ankimit,
Gjykata Kushtetuese la në fuqi më 16 prill 1973 vendimin e parë (DEC.KOST. 1964- GH.ST.LIGI, f.343). Formosa, pas kësaj, u gjykua dhe u shpall fajtor më 13 korrik për vrasjen e gruas së tij.
7.
Këto fakte kanë shumë ngjashmëri me ato të çështjes së tanishme. Ndryshimi
qëndron në faktin se, në çështjen malteze, çështja u gjykua dhe u vendos përpara se të
zhvillohej proçesi penal, ndërsa në rastin tonë Gjykata e trajtoi atë pasi ishtë thënë e bërë
çdo gjë.
8.
Arsyet e përdorura nga gjykatat malteze për të përfunduar se nuk ka patur shkelje
nuk janë bindëse. Në fakt, gjyqtarët nuk kanë parë çështjen nëse garancia mbulon vetëm
masat e mara nga gjyqtari apo ajo shtrihet edhe në aktet e autoriteteve të tjera publike .
Por së këtejmi del qartë se, në qoftë se pranohet shtrirja e këtij parimi-gjë që thotë
vendimi i tanishëm- gjykata nuk disponon asnjë mjet efektiv dhe konkret për të vënë në
vënd një shkelje përpara proçesit penal, kur në të drejtën e brëndshme mekanizmi
kushtetues parashikon se çështja që ka të bëjë me këtë shkelje mund të gjykohet dhe të
vendoset përpara proçesit dhe jo pas tij.
9.
Përderisa gjykata vendos një parim kaq të rëndësishëm- një parim që mund të ketë
pasoja serioze në të drejtën e proçedurës penale në Shtete të ndryshme Konraktuese - por
nuk trajton problemin e ndreqjes konkrete dhe efektive të shkeljes së konstatuar, unë nuk
e quaj të mundur që të bashkohem me shumicën në këtë pikë.
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 15.07.2026. · Źródło