18357/91

WyrokETPCz1997-03-19ECLI:CE:ECHR:1997:0319JUD001835791

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy przewlekłe niewykonanie przez władze administracyjne prawomocnych orzeczeń sądów krajowych, które stwierdziły niezgodność krajowego prawa z prawem wspólnotowym, stanowi naruszenie prawa do rzetelnego procesu z art. 6 ust. 1 Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że prawo do sądu, gwarantowane przez art. 6 ust. 1 Konwencji, byłoby iluzoryczne, gdyby krajowy system prawny państwa członkowskiego pozwalał na pozostawienie prawomocnego i wiążącego orzeczenia sądowego bez wykonania ze szkodą dla strony. Wykonanie orzeczenia sądowego jest integralną częścią „rozpoznania sprawy” w rozumieniu art. 6. W przypadku, gdy władze administracyjne odmawiają, nie podejmują działań lub opóźniają wykonanie orzeczenia, gwarancje przewidziane w art. 6 są niweczone. Trybunał stwierdził, że ponad pięcioletnie opóźnienie w podjęciu niezbędnych środków do wykonania prawomocnego orzeczenia sądowego pozbawiło art. 6 ust. 1 jego użytecznego efektu, prowadząc do naruszenia.
Stan faktyczny
Skarżący, obywatele brytyjscy i nauczyciele języka angielskiego, mieszkający na Rodos, w 1984 r. złożyli wniosek o zezwolenie na otwarcie prywatnej szkoły języków obcych, który został odrzucony ze względu na ich narodowość. Po orzeczeniu Trybunału Sprawiedliwości WE z 1988 r. stwierdzającym niezgodność greckiego prawa z prawem wspólnotowym, skarżący ponownie złożyli wnioski, które również zostały odrzucone. Grecki Sąd Najwyższy Administracyjny w 1989 r. uchylił te decyzje, uznając je za niezgodne z prawem wspólnotowym. Mimo to, władze administracyjne przez ponad pięć lat nie wykonały tych orzeczeń, co uniemożliwiło skarżącym otwarcie szkoły.
Rozstrzygnięcie
Trybunał: 1. Odrzucił zarzuty wstępne rządu (8 głosów za, 1 przeciw). 2. Stwierdził, że art. 6 § 1 Konwencji ma zastosowanie i został naruszony (7 głosów za, 2 przeciw). 3. Stwierdził, że kwestia zastosowania art. 50 Konwencji nie jest gotowa do rozstrzygnięcia, odroczył ją i wezwał strony do przedstawienia uwag.

Pełny tekst orzeczenia

HORNSBY kunder GREQISE   Vendim i 19 Marsit 1997   PERMBLEDHJE JO ZYRTARE DHE HISTORIKU I CESHTJES   A. Faktet Kryesore   Z. David Hornsby dhe Zj. Ada Ann Hornsby jane lindur ne Mbreterine e Bashkuar,   perkatesisht, ne vitet 1937 dhe 1939. Ata jetojne ne ishullin e Rodit dhe te dy jane   mesues te kualifikuar te gjuhes angleze.   Ne 5 Qershor te vitit 1984 kerkuesja e dyte paraqiti ankimin perpara Autoriteteve te   Arsimit te Mesem te Dodekanez-it per te marre leje per hapjen e nje shkolle private per   gjuhe te huaj ne Rod. Megjithate, ajo ishte informuar se, sipas legjislacionit ne fuqi ne   Greqi, shtetasve me kombesi te huaj, nuk mund t’u jepej nje autorizim i tille.   Ne 15 Mars te vitit 1988 Gjykata e Drejtesise e Komunitetit Europian deklaroi se   legjislacioni ne fuqi per kete ceshtje ishte ne kundershtim me traktatet e KE. Ne 1 Prill   kerkuesit paraqiten dy kerkesa te reja, te cilat nuk u pranuan nga organet arsimore   me te njejtat arsye si ne vitin 1984.   Ne 8 Qershor 1988, kerkuesit paraqiten perpara Gjykates Supreme Administrative   dy ankime, per te kundershtuar vendimet e Drejtorit te Arsimit te Mesem ne Dodekanez-   it. Ne vendimin e saj te 9 Majit 1989, Gjykata e Larte Administrative vendosi qe, ne   perputhje me vendimin e Gjykates Europiane te Drejtesise, qe nga 1 Janari 1981, vendet   anetare te Komunitetit Europian nuk mund te hapnin shkolla private te gjuheve te huaja   ne Greqi, me arsyen se ata nuk kishin kombesine greke.   Ne 8 Gusht 1989, ne menyre te pasuksesshme, kerkuesit i kerkuan Autoriteteve te   Arsimit te Mesem, te zbatonin vendimin e Gjykates se Larte Administrative dhe te jepnin   pelqimin e tyre per lejen qe ata kishin kerkuar. Ne 28 Mars 1990 ata rihapen nje proces   kunder Drejtorit te Arsimit te Mesem dhe disa zyrtareve te tjere dhe ne 14 Nentor 1990   ata paditen organin perkates ne shkallen e pare te Gjykates Civile te Rodit duke kerkuar   kompensimin per demin financiar dhe jo financiar dhe per fitimin e munguar. Ne 3   Korrik 1992, ata filluan nje proces tjeter per kompensim ne Gjykaten Administrative te   Rodit.   Morise se letrave te derguara ne Ministrine e Arsimit nga kerkuesit dhe nga vete Drejtori   i Arsimit te Mesem te Rodit, nuk ju dha asnje pergjigje.   Ne 10 Gusht 1994, me Dekretin e Presidentit Nr. 211/ 94, vendet e komunitetit europian   fituan te drejten te hapin shkolla private per gjuhe te huaj me kusht, qe ata te kalonin ne   provimin e gjuhes dhe historise Greke. Ne 20 Tetor 1994 Ministria e Arsimit ftoi   Drejtorin e Arsimit te Mesem te rishikonte rastin e ankuesve nen driten dekretit ne fjale.   B. Procesi perpara Komisionit Europian te te Drejtave te Njeriut.   Kerkesa u paraqitur perpara Komisionit ne 7 Janar 1990, dhe u pranua ne 31 Gusht 1994.   Ne raportin e tij te 23 Tetorit 1995, Komisioni paraqiti faktet e ceshtjes dhe shprehu   mendimin e tij, me 27 vota pro dhe nje kunder, se kishte ndodhur nje shkelje e Nenit 6   &1.   Komisioni e paraqiti ceshtjen perpara Gjykates, ne 11 Dhjetor 1995.   PJESE NGA GJYKIMI   NE BAZE TE TE DREJTES   I.   KUNDERSHTIMET PARAPRAKE TE QEVERISE   33. Qeveria paraqiti si argumentin e saj me te rendesishem, ashtu sic kishte bere edhe   perpar Komisionit, se kerkesat ishin te papranueshme pasi, nuk kishin respektuar afatin   prej 6 muajsh te parashikuar ne Nenin 26 te Konventes dhe per mosshterim te mjeteve te   brendshme te gjykimit.   A.   Mos respektimi i afatit 6 mujor.   34. Qeveria i kerkoi Gjykates te mos e pranonte kerkesen, ne baze te Nenit 26 te   Konventes, mbasi kerkuesit nuk e kishin paraqitur kerkesen e tyre perpara Komisionit,   brenda 6 muajve nga data kur Gjykata e Larte Administrative kishte shpallur vendimet e   saj nr. 1337/ 1989 dhe 1361/1989.   35. Ashtu si dhe Komisioni, Gjykata ve ne dukje se gjendja e ankimuar nga kerkuesit,   filloi me refuzimin e autoriteteve perkatese per t’ju dhene atyre autorizimin qe kishin   kerkuar - pavaresisht nga vendimet e siperpermendura te Gjykates Supreme   Administrative - dhe vazhdonte madje edhe pasi ata paraqiten kerkesen e tyre para   Komisionit ne 7 Janar 1990. Ne Prill 1990 dhe ne Janar e Korrik 1991, kerkuesit i   shkruan Ministrise se Arsimit mbi ceshtjen (shiko paragrafin 20 me lart). Per me teper,   Gjykata e Larte Administrative nuk e pranoi ankimin e pales se trete, ne 25 Prill 1991.   Per keto arsye, kjo kerkese duhej te mos pranohej.   B.   Mosshterimi i mjeteve te brendshme te rishikimit   36. Qeveria mendonte se kerkuesit nuk i kishin shteruar mjetet e nevojshme ne   dispozicion te tyre ne baze te legjislacionit Grek, sic kerkohet nga Nenit 26 i Konventes.   Se pari, ata nuk kane ngritur padi per demet ne gjykatat civile sipas nenit 57 ( te drejtat   personale) dhe 59 ( demshperblim per demet jo monetare) te Kodit Civil ( shih paragrafin   me lart). Se dyti, ata nuk kishin kerkuar rishikimin gjyqesor te refuzimit te autoriteve   administrative per te vepruar ne riperseritjen e kerkesave per autorizim, te 8 Gushtit 1989   (shiko paragrafin 15 me lart). Se fundi, procesi qe ata kishin filluar ne Gjykaten   Administrative te Rodit ende nuk kishte mbaruar. (shiko paragrafin 19 me lart).   37. Persa i perket padive per demet parashikuar ne Nenet 57 dhe 59 te Kodit Civil,   Gjykata gjykoi se ne kete rast, ato nuk dukeshin te mjaftueshme per te permbushur   kerkesen e kerkuesve. Madje, edhe duke supozuar se perfundimi i ketyre veprimeve do te   ishte i favorshem per kerkuesit, kompensimet per deme jo-monetare ose shkeljet e te   drejtave personale, nuk do te ishin zgjidhje alternative ndaj masave qe sistemi ligjor Grek   duhet t’u ofrobnte atyre, nderkohye qe aa mund ta ndreqnin pamundesine e hapjes se nje   shkolle per gjuhe te huaj pavaresisht nga vendimet gjyqesore qe kishin larguar cdo   pengese ne kete drejtim.   Persa i perket rishikimit gjyqesor ne Gjykaten e Larte Administrative, nuk ka asnje arsye   per te menduar se kerkuesit do te kishin siguruar autorizimin qe ne kohen qe e kerkuan,   duke qene se, sipas Seksionit 50 & 3 te Dekretit Presidencial Nr. 18\1989, Gjykata e   Larte Administrative i ktheu mbrapsht keto raste tek organet perkatese (shiko paragrafin   27, me lart). Megjithate, kerkuesit te cilit ishin ndeshur me mospergjigjen e   vazhdueshme te organeve, - te pakten deri ne Maj 19993 (shiko paragrafin 21 me lart) –   ndaj kerkesave te tyre te perseritura, logjikisht nuk mund te prisnin nje ndreqje te tille, e   cila do te bente qe ata te merrnin ate qe kishin kerkuar. Se fundi, persa i perket procesit   perpara Gjykates Administrative te Rodit, Gykata mendon se ai eshte vendimtar vetem ne   lidhje me ceshtjen e vendimit per dhenien e nje demshperblimi te drejte ne baze te Nenit   te Konventes.   Persa me siper, kjo ceshtje nuk duhej te pranohej.   II.   SHKELJET E PRETENDUARA TE NENIT 6 § 1 TE KONVENTES   38. Kerkuesit pretendojne se refuzimi i autoriteteve administrative per zbatimin e   vendimeve te Gjykates se Larte Administrative te 9 dhe 10 Majit 1989 shkelin te drejtat   e tyre per mbrojtjen gjyqesore efektive te te drejtave te tyre civile. Ata u bazuan ne Nenin   & 1 te Konventes, i cili parashikon:   “Gjithkush ka te drejte qe ceshtja e tij te gjykohet drejtesisht, publikisht dhe   brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme, e   krijuar ligjerisht, e cila te vendose qofte per pretendimet qe mund te shfaqen   ndaj te drejtave dhe detyrimeve te tij me karakter civil ...”.   39. Qeveria nuk mohoi qe proceset perpara Gjykates se Larte Administrative kishin te   benin me te drejtat civile te Nenit 6.Ajo shprehu mendimin se Gjykata e Larte   Administrative ka vepruar ne perputhje te plote me kerkesat e ketij neni persa i perket   ketyre te drejtave dhe ka dhene dy vendime ne favor te kerkuesve, permbajtja e te cileve   nuk u kundershtua nga organet administrative.   Megjithate, ata pohonin se kerkesa e kerkuesve nuk kishte te bente me objektin e   Nenit 6, i cili garanton vetem drejtesine e “procesit gjyqesor” ne kuptimin e   drejteperdrejte te ketij termi, qe eshte procedimi qe kryhet vetem perpara organeve   gjyqesore. Paraqitja e dy kerkesave te kerkuesve ne 8 Gusht 1989 dhe refuzimi i   organeve administrative per t’u pergjigjur (shiko paragrafin 15 me lart) nuk kane krijuar   nje “mosmarreveshje” (contestation ne tekstin ne Frengjisth) te re mbi te drejtat e tyre   civile. Vonesa e organeve administrative per te zbatuar vendimet e siperpermendura te   Gjykates se Larte Administrative ishte nje ceshtje krejtesisht e ndryshme nga percaktimi   gjyqesor mbi ekzistencen e ketyre te drejtave. Ekzekutimi i vendimeve te Gjykates se   Larte Administrative eshte brenda sferes se te drejtes publike, dhe ne vecanti te   marredhenieve ndermjet organeve administrative dhe gjyqesore, por ne asnje rrethane   nuk mund te kerkohet qe te trajtohet brenda kuptimit te Nenit 6; nje perfudnim i tille nuik   mund te nxirret as nga formulimi i ketij Neni dhe as nga synimet e atyre qe kane hartuar   Konventen.   Se fundi, Qeveria kundershtoi analogjine e perdorur nga Komisioni ne raportin e   tij, ndermjet ceshtjes Van De Hurk kunder Hollandes dhe ceshtjes Hornsby . Ne ceshtjen   e meparshme fuqia (ligjore) e Mbretit qendron ne ate qe ai pjeserisht ose teresisht   shfuqizon nje vendim me qellim mossjelljen e pasojave duke e bere administrimin e   drejte te drejtesise te pavlefshem. Megjithate, ne ceshtjen ne fjale organet administrative,   ne kundershtun me ligjin nuk zbatuan nje vendim gjyqesor te formes se prere dhe mund   te jene detyruar te veprojne keshtu nga secila prej mejteve te shumta mbrojtese qe ofron   sistemi ligjor Grek.   40. Gjykata shprehet se ne baze te rasteve te saj gjyqesore, Neni 6 § 1 i siguron cdokujt te   drejten te paraqese ankesa ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet e tij civile, perpara nje   gjykate ose arbitrazhi; ne kete menyre ai ushtron “te drejten per gjykim”, nga e cila e   drejta per t’ju derjtuar gjykates, e cila eshte e drejta per te filluar nje proces perpara   gjykatae per ceshtje civile, perben nje aspekt (shiko Philis kunder Greqise (nr.1) vendim i   Gushtit 1991, seria A nr.209, p.20 & 59). Megjithate, kjo e drejte do te jete iluzive,   nese sistemi ligjor i brendshem i nje vendi anetar lejon qe nje vendim gjyqesor i formes   se prere i detyrueshem per zbatim te mbetet i pazbatueshem, duke demtuar interesat e nje   pale. Eshte e pamundur qe Neni 6 te pershkruaje ne hollesi garancite procedurale qe u   ofrohen paleve – proces qe jete i drejte, pubik dhe i shpejte – pa mbrojtur zbatimin e   vendimeve gjyqesore; interpretimi i Nenit 6 sikur ka lidhje ekskluzive me te drejten per   t’tju drejtuar gjukataes dhe zhvillimi te procesit, do te conte ne krijimin e situatave jo ne   perputhje me parimin e shtetit ligjor, te cilin Shtetet Anetare kane rene dakord ta   respektojne qe ne momentin e ratifikimit te Konventes (shiko mutatis mutandis, Golder   kunder Mbreterise se Bashkuar, vendim i 7 Majit 1974, seria A nr.18, pp. 16-18, §§ 34 -   36). Ekzekutimi i vendimi gjyqesor te dhene nga nje trup gjykues duhet te shikohet si nje   pjese perberese e nje “gjykimi” per qellimet e parashikuara ne Nenin 6; per me teper   Gjykata tashme e ka pranuar kete parim qe ka te beje me me gjatesine e proçesit(shiko, se   fundi, vendimet e ceshtjes Di Pede kunder Italise dhe Zappia kunder Italise, perkatesisht   te 26 Shtatorit 1996, Raporte te Vendimeve dhe Gjykimeve 1996 - IV, f.1383 -1384, §§ 20   -24 dhe f.1410 -1411, §§ 16 -20).   41. Parimet e mesiperme jane te nje rendesie edhe me te madhe ne kuptimin e proc0sit   administrativ ne lidhje me nje mosmarreveshje, rezultati i te cilit eshte vendimtar per te   drejtat civile te nje pale. Me paraqitjen e nje ankimi per rishikim gjyqesor perpara   shkalles se fundit te nje gjykate administrative te nje Shteti, pala kerkuese kerkon jo   vetem shpalljen te pavlefshem e vendimit te goditur, por edhe dhe mbi te gjitha,   shmangien e pasojave te tij. Mbrojtja efektive e njeres pale ne nje proces te tille dhe   riparimi i ligjshmerise prezupozon nje detyrim per organet administrative qe te veprojne   ne perputhje me vendimet e gjykates perkatese. Ne lidhje me sa me siper, Gjykata veren   se organet administrative perbejne nje element te objektit te Shtetit per parimin e shtetit   ligjor dhe interesat e tyre perputhen me nevojen e administrimit te drejte te drejtesise. Aty   ku autoritetet administrative refuzojne ose nuk veprojne ne perputhje me vendimin, ose   vonojne ta bejne nje gje te tille, garancite e parashikuara ne Nenin 6 qe gezon nje pale   gjate fazes gjyqesore te procesit, shkelen me qellim.   42. Gjykata veren se ne vijim te vendimeve te Gjykates se Drejtesise se Komunitetit   Europian, (shiko paragrafi 9) Gjykata e Larte Administrative rrezoi dy vendimet me ante   te te cileve, Drejtori i Shkolles se Mesme, ju kishte refuzuar kerkuesve – vetem ne baze te   kombesise se tyre – lejen qe ata kishin kerkuar (shiko paragrafet 7-8 dhe 13 me lart). Si   pasoje e ketyre vendimeve, kerkuesit munden te ushtrojne me pas te drejten e tyre per   permbushjen e kerkesave te tyre; ne perseritjen e tyre me 8 Gusht 1989 (shiko paragrafin   me lart), ata thjesht u kujtuan organeve administrative detyrimin e tyre oer te marre   nje vendim ne perputhje me dispozitat ligjore, shkelja e te cilave kishte cuar ne   moszbatimin e vendimeve te marra. Megjithate, organet u pergjigjen deri ne 20 tetor   (shiko paragrafin 22 me lart). Gjithashtu, kerkuesit mund te paraqisnin nje ankim   tjeter per rishikimin gjyqesor te ketij refuzimi te nenkuptuar ne baze te seksioneve 45 dhe   te Dekretit Presidencial nr. 18/1989 (shiko paragrafin 27 me lart), por ne baze te   rrethanave te ceshtjes, Gjykata mendon se ata me logjike mund te prisnin nje mjet ligjor   qe t’u sillte atyre rezultatin e kerkuar (shiko paragrafin 37 me lart).   43. Gjykata e kupton shqetesimin e organve kombetare, per te rregulluar, pas vendimeve   te lartpermendura te Gjykates se Larte Administrative, krijimin dhe funksionimin e   frontistiria (shkolles per gjuhe te huaja, ne Greqisht), ne nje menyre qe do te ishte si ne   perputhje me detyrimet nderkombetare te vendit, ashtu edhe te llogaritur per te garantuar   cilesine e arsimit te ofruar. Per me teper, eshte e drejte dhe e nevojshme qe autoriteteve   t’u lihet kohe te mjaftueshme per te zgjedhur menyrat me te pershtatshme per te zbatuar   vendimet ne fjale.   44. Megjithate, nga 15 Marsi 1988, kur Gjykata e Drejtesise e Komunitetit Europian dha   vendimin (shih paragrafin 9 me lart) dhe ne cdo rast nga 9 dhe 10 Majit 1989, kur   Gjykata e Larte Administrative dha vendimin e saj per ceshtjen e kerkuesve (shiko   paragrafin 13 me lart) deri ne miratimin e Dekretit te Presidentit Nr. 211/1994 ne 10   Gusht 1994, legjislacioni grek ne fuqi nuk parashikonte kushte te vecanta per Shtetet   Anetare te Komunitetit Europian te cilat deshironin te hapnin nje “ shkolle per gjuhe te   huaja” ne Greqi, pavaresisht nga kushtet e vena per shtetasit greke, pra zoterimi   personalisht i nje diplome universitare, kusht te cilin kerkuesit e plotesonin. (shiko   paragrafin 6 dhe 29 me lart).   Per me teper, nuk duket qe kerkuesit te kishin hequr dore nga synimi i tyre per hapjen e   nje frontistirion (shkolle per gjuhe te huaja); kur ata paraqiten kerkesen ne 3 Korrik 1992,   perpara Gjykates Administrative te Rodit, ata kerkuan kompensim jo vetem per demet qe   ata pretendonin te kishin pesuar, por edhe per demin qe ata do te kishin pesuar deri ne   daten ne te cilen organet administrative t’u jepnin atyre autorizimin e kerkuar ( shih   paragrafin 19 siper ).   45. Nga shmangia per me shume se pese vjet nga marrja e masave te nevopjshme per te   zbatuar vendimin gjyqesor te formes se prere dhe te detyrueshem ne ceshtjen ne fjale,   organet Grekeju hoqen dispozitave te Nenit 6 § 1 te Konventes, efektin e tyre te   dobishmerise.   Pra, ne kete rast kishte patur nje shkelje te ketij Neni.   III. ZBATIMI I NENIT 50 TE KONVENTES   46. Kerkuesit paraqiten kerkesa te ndryshme ne baze te Nenit 50 te Konventes, i cili   parashikon:   Në qoftë se vendimi i Gjykatës deklaron se një vendim i marrë ose një masë e   urdhëruar nga një autoritet gjyqësor ose çdo autoritet tjetër të një Pale të Lartë   Kontraktuese është tërësisht ose pjesërisht në kundërshtim me detyrimet që   rrjedhin nga kjo Konventë, dhe në qoftë se e drejta e brendshme e Palës në   fjalë lëjon të zhduken pasojat e atij vendimi ose të asaj mase jo krejtësisht,   vendimi i Gjykatës i jep, kur është rasti, një shpërblim të arsyeshëm palës së   dëmtuar”   47. Gjate procesit gjyqesor, Qeveria e informoi Gjykaten se, nese do te kishte shkleje,   sipas legjislacionit grek ishte e mundur qe kerkuesit te perfitonin nje kompensim te plote.   Ne te vertete, ne procesin e filluar perpara Gjykaten Administrative te Rodit (shiko   paragrafin 19, me lart), i cili po zhvillohej ende, shuma e kerkuar ishte shume me e larte   se shuma e parashikuar sipas Nenit 50 te Konventes.   48. Perfaqesuesi i Komisionit nuk beri asnje koment.   49. Gjykata ishte e mendimit se eshtja e zbatimit te Nenit 50, nuk ishte gati per marrjen e   nje vendimi dhe se ajo duhej te rezervohej, duke patur parasysh mundesine e n je   marreveshjeje ndermjet Shtetit pergjegjes dhe kerkuesve (Rregulli 54 §§ 1 dhe 4).   PER KETO ARSYE GJYKATA   1. Rrezoi, me 8 vota pro dhe 1 kunder kundershtimet paraprake te qeverise.   2. Vendosi, me 7 vota pro dhe 2 kunder, se Neni 6 § 1 i Konventes ishte i zbatueshem ne   ceshtjen ne fjale dhe ishte shkelur.   3. Vendosi, njezeri se ceshtja e zbatimit te Nenin 50 te Konventes nuk eshte gati per   vendim;   gjithashtu,   (a) e rezervoi ate;   (b) ftoi Qeverine dhe kerkuesit te paraqitnin verejtjet e tyre mbi ceshtjen ne fjale, brenda   tre muajve te ardhshem, dhe ne vecanti ta informonin mbi cdo marreveshje qe ata   mund te arrinin;   (c) rezervoi proceduren e metejshme dhe i delegoi Kryetarit te Dhomes te drejten per te   percaktuar proceduren, ne qofte se do te ishte e nevojshme.   Hartuar ne Anglisht dhe Frengjisht, dhe shpallur dorezuar ne seance gjyqesore publike,   ne seline e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, ne 19 mars 1997.   Rudolf Bernhardt   Kryetar   Herbert Petzold   Sekretar   Ne perputhje me Nenin 51 § 2 te Konventes dhe Rregullit 53 paragrafi 2 te   Rregullores A te Gjykates, bashkangjitur ketij vendimi jane mendimet e meposhtme te   vecanta:   (a) Mendimi i njejte i Gjyqtarit Morenilla;   (b) Mendimi i pakices i Gjyqtarit Pettiti;   (c) Mendimi i pakices i Gjyqtarit Valticos.   R.B.   H.P.   MENDIM I NJEJTE I GJYQTARIT MORENILLA   1.   2.   Unë votova me shumicën për zgjidhjen se në çështjen në fjale ka shkelje të nenit 6   paragrafi 1 të Konventes. Në paragrafet e meposhtem une shpreh vecmas   gjykimin tim.   Sipas mendimit tim kjo çeshtje hap nje faze të re dinamike në zhvillimin   nepermjet praktikes gjyqesore të konceptit të "se drejtes per gjykim" në fushen e   proçedurave administrative, e cila ka rrenje te thella historike në sistemet ligjore   të shume vendeve të Europes, te influencuar nga ligji administrativ francez.   Karakteristikat qe dallojne proçedurat administrative nga ato civile kryesisht   bazohen në ekzistencen e nje vendimi ne favor te nje organi shteteror te paditur, i   cili i ka shkaktuar dem direkt te drejtave personale dhe interesave te ligjshme te   dikujt.   3.   Kerkuesit pretendojne se refuzimi i organeve administrative per të pranuar   vendimet e Gjykates se Larte Administrative, duke ju refuzuar autorizimin qe   kishin kerkuar per të hapur nje shkolle per mesimin e anglishtes në Rodi, me   motivin se ata nuk kishin kombesi greke, kur ata ishin me kombesi nga nje shtet   tjeter qe ishte anetar i Komunitetit Europian, kishte shkelur të drejten e tyre per te   mbrojtur ne rruge gjyqesore te drejtat e tyre civile. Gjykata arrin ne perfundimin   (shiko paragrafin 45): "Duke mos bere asgje per me shume se pese vjet per të   marre masat e nevojshme per pranimin e nje vendimi gjyqesor te formes se prere,   në rastin konkret autoritetet greke shkelen parashikimet e Nenit 6 paragrafi 1 të   Konventes per sjelljen e pasojave te dobishme."   4.   5.   Keshtu çeshtja në fjale ngre problemin e qellimit të vendimeve te dhena nga   Gjykata e Larte Administrative në lidhje me kerkesen e kerkuesve per të lene   menjane vendimet e mesiperme të organeve adminitrative qe refuzonin dhenien e   autorizimit te kerkuar. E njejta çeshtje mund të ngrihet "mutatis mutandis" në   sisteme të tjera bazuar në modelin francez të proçeseve gjyqesore administrative".   Keshilli francez Conseil d' Etat ka patur sukses në shnderrimin e proçeseve   administrative në mbrojtese ruajtje të individeve kunder shkeljeve te tepruara nga   ana e organeve shteterore duke i bere ato të ngjashme me proçeset civile, me   ndryshimin e vetem, rishikimi i ligjshmerise të vendimeve administrative kryhet   nga gjykatat administrative. Ky ndryshim është nje faktor vendimtar në krijimin e   nje procedure të pavarur brenda juridiksionit të gjykatave administrative, me   Conseil d'Etat(Keshilli i Shtetit) në maje të hierarkise si nje organ suprem   pergjegjes per mbarevajtjen e organeve administrative.   6.   Per shkak te menyres se zhvillimit te sistemit me kalimin e kohes, qellimi i tij   kryesor është të rishikoje ligjshmerine e vendimeve të marra (vecanerisht me ane   të kerkeses qe kerkojne kundershtimin). Në procese të tilla gjykata adminstative,   duke lene menjane vendimet e paligjshme, ushtron kompetencat e saj. Keshtu   gjyqtari mund të lere menjane nje vendim te paligjshem administrativ vetem kur   është i paligjshem, perndryshe ai mund të shkele parimin e ndarjes se organeve   administarive nga gjykatat administrative. Me vendimet e tij gjyqesore, ai nuk   mund të mbushe boshllekun e krijuar nga vendimi i lene pa zbatuar" (shiko   Debasch-Ricci, "Contetieux Administratif", Paris, 1990, f. 833).   7.   8.   Kjo ishte gjendja ligjore-historike në të cilen, në 9 dhe 10 maj 1980, Gjykata e   Larte Administarive e Greqise dha vendimet te cilat nuk jane zbatuar nga organet   administrative, gje e cila ishte konsideruar nga shumica si shkelje e të drejtes se   kerkuesit per t’ju drejtuar gjykates.   Ne rastin konkret Zj. Ada Hornsby paraqiti kerkesen në 1984 (pas futjes se   Greqise në Komunitetin Europian), per te marre autorizim per të ngritur nje   shkolle private të gjuhes angleze. Organet administrative nbuk e pranuan kerkesen   me arsyen se ky autorizim u jepet vetem personave me kombesi greke. Gjykata e   Drejtesise e Komunitetit Europian vendosi se Greqia nuk kishte permbushur   kerkesat e Nenit 52 dhe 59 të Marreveshjes se Komunitetit Europian (EEC   Treaty) e cila u jepte të drejte shtetasve të nje shteti anetar te komunitetit të   vendosen lirisht në territorin e nje shteti tjeter, dhe në të njejten kohe ndalon të   gjithe diskriminimet per shkak te kombesise duke perfshire të drejten per te   ndermarre veprimtari si persona të vetepunesuar dhe aktiviteteve të biznesit.   9.   Vendimet e Gjykates se Larte Administrative (pa ndryshime) permendin kushtet   e kekuara sipas seksionit 68(1) të Ligjit nr. 2545/1940 per të marre autorizim per   hapje e "frontistirion"; ky autorizim "u jepet personave fizike qe zoterojne cilesite   e kerkuara per të qene mesues i shkolle fillore apo tetevjecare në sistemin arsimor   publik, ose duke patur kalifikim arsimor ekuivalent". Ata gjithashtu i referohen   Nenit 18 paragrafi 1 të Kodit të Sherbimit Civil - Neni 2 paragrafi 3 i te cilit   zbatohet edhe per mesuesit e arsimit fillor apo tetevjecar - i cili parashikon:   "Askush nuk mund të emerohet në nje detyre në sherbim civil në qofte se nuk ka   kombesi greke" dhe perfundon "Nga keto dispozita duket se është e   kunderligjshme qe t’i jepet autorizim nje shtetasi jo grek per hapjen e nje   frontistirion per mesimin e gjuheve të huaja"   . Pas permendjes se Nenit 52 të EEC Treaty dhe duke cituar vendimin nr.147/86 të   Gjykates se Drejtesise të Komunitetit Europian, të 15 marsit 1988 (Komisioni kunder   Republikes Greke), Gjykata e Larte Administrative deklaroi:"Per rrjedhoje, vendimi per   refuzimin e kerkeses se kerkuesit - bazuar në premisen e gabuar se pengesa e ankimuar   vazhdon te zbatohet per të gjithe individet me shtetesi jo greke, pa dallim midis   personave me kombesi të vendeve Shteteve Anetare te Komunitetit Europian dhe atyre jo   anetare - është i paligjshem dhe per rrjedhoje duhet kthyer mbrapsht. Pra, kerkesa qe po   shqyrtohet duhet të lejohet. Per keto arsye… Gjykata e Larte Administraive -anullon   vendimin e Drejtorise se Arsimit Tetevjecar te Rodit… (shiko paragrafin 13 me siper).   10. Sipas seksionit 50(1) të Dekretit Presidencial nr.18/1989 duke kodifikuar dispozitat   legjislative per Gjykaten e Larte Administrative, "Vendimi qe lejon berjen e nje   kerkese per rishikim gjyqesor duhet ta deklaroje masen e vene të pavlefshme, gje qe   sjell pavlefshmerine e saj, pavaresisht nese eshte mase e vecante apo e   pergjithshme." Seksioni 50(4) parashikon: "Ne permbushjen e detyrimeve te   vendosura nga Neni 95 paragrafi 5 i Kushtetutes (shiko paragrafin 23 të vendimit),   organet administrative duhet të respektojne vendimet e Gjykates se Larte   Administrative në driten e rrethanave të cdo çështjeje, duke marre masa pozitive per   kete qellim ose duke ndaluar cdo veprim qe bien në kundershtim me vendimin e   Gjyaktes se Larte Administrative. Mosberja e nje gjeje te tille mund te coje ne   ngarkimin me ….. pergjegjesi penale ose …… pergjegjesi personale per shkaktim   demi".   11. Sipas atij legjislacioni, vendimet e gjykates se Larte Administrative ishin vendime të   formes se prere dhe lejojne lenien menjane te kerkesave te z dhe zj. Hornsby dhe   percaktimin e ceshtjeve te vecanta. Refuzimi i autoriteteve per të hapur nje   "frontistirion" ishte anulluar si në kundershtim me nenin 52 të traktatit per krijimin e   Komunitetit Ekonomik Europian, i cili ishte i zbatueshem në Greqi në kohen kur u   paraqiten kerkesat per marrjen e autorizimit. Gjithashtu, vendimet nuk e anulluan   refuzimin e autoritetve administrative, duke u bazuar ne ndonje akt tjeter te   paligjshem qe mudn ta demtonte ate – qe lidhej, per shembull, me ceshtjen nese   kerkuesit permbushnin kushtet e kerkuara per kombesine Greke, qe parashikoheshin   nga legjislacioni Grek ne fuqi ne ate kohe. Ne dispozitivin e vendimit ata nuk ben gje   tjeter, vecse anulluan refuzimin per dhenie autorizimi, por pa urdheruar qe autorizimi   i kerkuar te jepej. Per rrjedhoje, pavaresisht nga kerkesat e metejshme per   ekzekutimin e vendimeve të Gjykates se Larte Administrative, organet administrative   greke ende, edhe tete vjet me vone, nuk e kane dhene autorizimin, te cilin kekruesit   ne baze te Ligjit Grek ne fuqi ne ate kohe, kishin te drejte ta merrnin.   Dujke qene ky rasti, ngurtesia – dhe formalizmi – i procesit administratib per te anulluar   nje vendim, mnuk mund ta justifikoje kete mohim te drejtesise dhe as te kerkoje   ndermarrjen e hapave te tjere [rocedurale per te marre nje vendim te ri gjyqesor per nje   ceshtje ku te drejtat e kerkuesve ishin percaktuar nga gjykata me e larte administrative.   Megjithate, mendimi i shumices është në perputhje me praktiken tone gjyqesore, e cila e   interpreton Nenin 6 Paragrafi 1 të Konventes në perputhje me parimet e percaktuara në   Parathenie dhe në Nenin 3 të Konventes se Vienes per Traktatet Ligjore, dhe e thene në   menyre teleologjike, te pavarur dhe evolutive e adoptuar sipas nevojave sociale. Në   vendimin Golder të 21 Janarit 1975 (Seria A, nr .18, f. 17, paragrafi 35), Gjykata thote:   "parimi sipas te cilit nje pretendim civil duhet te jete ne gjendje qe t’i paraqitet nje   gjyqtari, radhitet si nje parimet ligjore themelore ‘te njohura’ boterisht; e njejta vlen per   parimin e të drejtes nderkombetare qe ndalon mohimin e dhenies se drejtesise. Neni 6   paragrafi 1duhet lexuar në driten e ketyre parimeve."   Ajo pikepamje e perbashket per proçesin gjyqesor, sipas te cilit te drejtat individuale te   gjykuara jane objektu i nje debati te ashper ndermjet paleve perpara nje gjyqtari qe ne   fund duhet te marre nje vendim perfundimtar mbi to, duket me teper si e kunderta e nje   ideje abstrakte mbi drejtesine ne te cilen individi eshte i detyruar te paraqitet perpara   nmje gjykate, sesa ne qofte se ai do te isht pergjegjes per zbatimin e ligjit, te     kundershtonte ligjshmerine e nje vendimi administrativ, megjithese ky vendim eshte i   padrejte per te drejtat e tij individuale. Edhe në qofte se kerkesa e tij per anullimin e   vendimi pranohet, kjo procedure nuk mund të shperbleje ate per demin e pesuar, per   arsye se gjykata ja kalon ceshtjen organve administrative, nne menyre qe keto te fundit te   rifillojne procesin   Gjykata i ka shprehur pikepamjet e saj në lidhje me efikasitetin e ketij procesi "me   episode te vecanta" me keto fjale: "Edhe ne qofte se supozojme se Gjykata e Larte   Administrative ka pranuar kerkesen [e kerkuesve], nuk ekziston asnje fakt asgje qe të   tregoje se ata mund ta merrnin autorizimin e kerkuarduke qene se praktikisht autoritetet   nuk i zbatuan asnjehere vendimet e Gjykates se Larte Administrative" (shiko   Manoussakis dhe të Tjeret kunder Greqise, vendim i dates 26 shtator 1996, Raport i   Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-V, f.1359 paragrafi 33. Ashtu sikurse në vendimin   Scollo kunder Italise të dates 28 Shtator 1944 (paragrafi 44) Gjykata u shpreh: " pasiviteti   i organeve administrative ngarkon me pergjegjesi shtetin Italian sipas Nenit 6 paragrafi   1."   12. Per rrjedhoje, megjithë vështirësitë e pershtatjes se tij me nje koncept të tanishëm të   te drejtes administrative historike (shiko Garcia de enterria-Fernansez Rodrigues,   Curso de Derecho Administrativo, Madrid, 1986, vell. 2, f. 36-54), mbi efektivitetin e   të drejtës themelore per t’ju drejtuar gjykates, unë jam dakort me mendimin e   shumucës për shkeljen e Konventes. Ky element është thelbësor për adminstrimin e   drejtësisë ne nje shoqeri demokratike dhe një shfaqje e sigurt e nje parimi, qe mua   më duket sa i kohes aq edhe i domosdoshme. Me pak fjale, unë e shoh këtë si një hap   drejt harmonizimit të garancive që kërkohen në proçesin administrativ dhe ate civil,   në mënyrë që të sigurohet nje mbrojtje me efektive e të drejtave te individëve kur ata   kanë të bëjnë me organet administrative. Vendimet adminstrative po pushojne se zeni   nje zenë një pozitë mbizoteruese në proçesin adminstrative dhe janë duke u bërë   thjesht arsyeja e ekzistencës se tyre . Objekti i proçesit administrativ formohet nga   kerkesa fillestare, nga e cila rrjedhin gjendjet gjyqesore te individeve perkates.   MENDIM I PAKICES I GJYQTARIT PETTITI   Unë votova me pakicën për mosshkeljen e Konventes, per shkak te arsyetimit dhe   pozicionit ligjor te mbajtur nga shumica, argumentet e se ciles, sipas mendimit tim nuk   marrin parasysh sic duhet, vecorite e rastit ne fjale.   Ne kete rast, nuk behej fjale per nje zbatim te pergjithshem te Nenit 6 nga gjykatat   e Shteteve anetare të Këshillit të Europës, anetare ose jo te Bashkimit Europian, ose per   refuzimin per te zbatuar nje vendim gjyqesor i cili "kishte marre forme te prere dhe ishte   gati per ekzekutim" ne lidhgje me nje pale ndergjyqese   Para kësaj faze, ishte mbi të gjitha, një mosmarreveshje mbi te drejten e   Komunitetit ndërmjet një pale e cila ishte shtats i nje Shteti anetar te Komunitetit dhe nje   Shteti qe ishte anetar i Bashkimit Europian.     Në 15 mars 1988, Gjykata e Drejtësisë e Komunitetit Europian vendosi që   Republika e Greqisë nuk kishte plotësuar detyrimet e saj sipas Neneve 52 c dhe 59 të   Traktatit te EEC, duke mos lejuar shtetasit e EEC te ngrinin shkolla gjuhe.   Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut duhet të bëjë një dallim ndërmjet   rishikimit të ligjshmërisë së vendimit te ankimuar dhe pershtatjes se vendimeve gjyqesore   që janë marrë per te mbushur boshllekun qe eshte krijuar nga vendimi i anulluar.   Në këtë pikë unë i referohem asaj pjese të mendimit te njejte të Gjyqtarit   Morenilla, i cili thote :   " Sipas atij legjislacioni, vendimet e gjykates se Larte Administrative ishin vendime   të formes se prere dhe lejojne lenien menjane te kerkesave te z dhe zj. Hornsby dhe   percaktimin e ceshtjeve te vecanta. Refuzimi i autoriteteve per të hapur nje   "frontistirion" ishte anulluar si në kundershtim me nenin 52 të traktatit per krijimin e   Komunitetit Ekonomik Europian, i cili ishte i zbatueshem në Greqi në kohen kur u   paraqiten kerkesat per marrjen e autorizimit. Gjithashtu, vendimet nuk e anulluan   refuzimin e autoritetve administrative, duke u bazuar ne ndonje akt tjeter te   paligjshem qe mudn ta demtonte ate – qe lidhej, per shembull, me ceshtjen nese   kerkuesit permbushnin kushtet e kerkuara per kombesine Greke, qe parashikoheshin   nga legjislacioni Grek ne fuqi ne ate kohe. Ne dispozitivin e vendimit ata nuk ben gje   tjeter, vecse anulluan refuzimin per dhenie autorizimi, por pa urdheruar qe autorizimi   i kerkuar te jepej. Per rrjedhoje, pavaresisht nga kerkesat e metejshme per   ekzekutimin e vendimeve të Gjykates se Larte Administrative, organet administrative   greke ende, edhe tete vjet me vone, nuk e kane dhene autorizimin, te cilin kekruesit   ne baze te Ligjit Grek ne fuqi ne ate kohe, kishin te drejte ta merrnin".   Pavaresisht nga masat dhe veprimet specifike kunder Shtetit pe rshkelje te te   drejtes se Komunitetit, dhe duke e pare çështjen thjesht nga kendveshtrimi i Nenit 6 të   Konventes, duhet të merret parasysh se vendimet e Gjykates se Larte Administrtive nuk   bejne gje tjeter vecse anullojne si të pavlefshem vendimin e 12 prillit 1988 qe rrezon   kerkesen per autorizim per hapjen e shkolles, i cili ishte në kundershtim me vendimin e   Gjykates se Drejtesise të Comunitetit Europian.   Keto vendime nuk parashikojne dispozita urdheruese qe ta detyrojne Shtetin t’i   jape kerkuesve autorizimin per hapjen e shkolles. Pra, refuzimi i dhenies se autorizimit i   cili ishte shkaku i dhenies se vendimeve, sipas mendimit tim (dhe në kundershtim me ate   qe është thene në paragrafin 45), nuk mund te konsiderohet per shkak të Nenit 6 si nje   mohim i drejtesise per mosekzekutim e tyre te drejtperdrejte.   Por meqenese kerkuesit i kishin paraqitur tashme kerkesat e tyre, perpara organve   administrative dhe gjyqesore, sipas procedurave te ligjshme, ishte detyre e shtetit, qe   menjehere pas vendimve të Gjykates se Larte Administrtive, të merrte masa të shpejta per   te kontrolluar regjitrimin, perfshire edhe rregullat dhe format per verifikimin e   qualifikimeve dhe të organizonte provimin e kualifikimit. Mosveprimi i autoriteteve per   të bere nje gje të tille, pavaresisht nga vendimi i të Gjykates se Drejtesise se Komunitetit     Europian, çoi në bllokimin e situates. Mund të ishte vene ne jete, procesi i kontrollit i   perdorur nga Shtetet e Bashkimit Europian në çështjen e udhezimeve qe lidhen me   ushtrimin e profesionit te avokatit. Në qofte se do të ishte bere nje gje e tille, interpretimi   qe kerkuesit kishin hequr dore nga kerkesa e tyre ose qe Shteti kishte refuzuar ta zbatonte   ligjin, do te lejonte arritjen e nje perfundimi qe ne rastin konkret nuk behej fjale per nje   shkelje të Nenit 6. Vonesa e autoriteteve në permbushjen e detyrimeve administrative   sipas te drejtes se Komunitetit, në nje fare mase, perbente nje refuzim per hyrjen dhe nje   mosgadishmeri per te pranuar nje zgjidhje gjyqesore, e cila mund të perbente nje shkelje   të Nenit 6. Në kete aspekt, perfundimi i arritur ne kete vendim nuk ishte i nevojshem.   MENDIMI I PAKICES I GJYQTARIT VALTICOS   Ne çështjen ne fjale, natyrisht qe mund t’i behet shume kritika legjislacionit   Grek, organeve qeverisese dhe administrative si dhe gjykatave Greke. Megjithate, duhet   te merret parasysh edhe elementi kohe, masat e marra kohet e fundit dhe sjellja e   kerkuesve.   Pa dyshim qe ekzistonte nje deshtim per ta pershtatur legjislacion me rendin   jurdik te Komunitetit Europian, ose ne cdo rast nje vonese te gjate per ta bere nje gje te   tille. Per me teper – dhe kjo nuk është çështja e pare e ketij lloji - kaloi nje kohe shume e   gjate perpara se kerkuesit të paraqitnin kerkesen dhe te merrnin pergjigje nga Ministri i   Arsimit. Dhe kur, me shume se 10 vjet nga paraqitja e kerkeses fillestare, Dekreti   Presidencial nr. 211/1994, shpallur në 10 Gusht 1994, perfundimisht i dha të drejten   shtetasve te Shteteve anetare të Komunitetit Europian të hapnin "frontistiria" (kurse   pruvate ne Greqi), kjo u be me kushtin, qe ata të cilet nuk kishin nje diplome të shkolles   se mesme Greke, të kalnin nje provim te gjuhes dhe historise Greke. Edhe në kete pike,   ndersa është shume elehte të kuptohet nevoja qe personat perkates te kishin nje njohje te   mire te gjuhes Greke, dikush mund të habitet me faktin se perse ishte e nevojshme njohja   e historise Greke per ate qe deshironin te mesonin gjuhe te huaja, dhe ky kushte sigurisht   qe ehte objekt kritikash.   Megjithate nuk është ky problemi. Ashtu sic paraqiten aktet aktualisht, problemi   është me i thjeshtë. Kerkuesit paraqiten nje kerkese e cila pa dyshim, fillimisht ishte i   bazuar. Pas nje vonese të gjate, Qeveria, te pakten në pjesen me të madhe e pershtati   legjislacionin Grek me te drejten Europiane – dhe shkelja u ndreq, megjithese me duhet   ta perseris, me vonese. Kerkuesve ju ishte kerkuar dy here të jepnin provim (shiko   paragrafin 22, nenparagrafi 3, me lart), të cilat në pergjithesi mund të quhen si kusht i   arsyeshem. Ata nuk e bene nje gje te tille dhe duket se kishin hequr dore nga kerkesa per   marrjen e nje autorizimi per te hapur nje shkolle, duke preferuar mundesien e nje   kompensimi thelbesor duke pare rrezikun e rrezimit në provim. Roli thelbesor i Gjykates   është të siguroje zbatimin e dispozitave të Konventes dhe t’i detyroje Shtetet   Kontraktuese t’i zbatojne ato. Në kohën e dhenies së vendimit duket, së pari, se   legjislacioni i ankimuar ishte në pergjithesi ne përputhje me Konventën, dhe së dyti që   kërkuesit nuk këmbëngulën më gjatë ne kerkesen e tyre për të hapur nje shkollë. Eshtë   për të ardhur keq që ky informacion i rëndësishëm nuk është dhënë në paragrafin 45 të   vendimit.     Sidoqofte, pas masave të marra – megjithese me vonese - nga Qeveria, nuk mund   të thuhet se, ne momentin ne fjale – behet fjale per nje shkelje të Konventës, ashtu sikurse   vendosi Gjykata.   14

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 12.07.2026. · Źródło