21363/93;21364/93;21427/93;22056/93

WyrokETPCz1997-04-23ECLI:CE:ECHR:1997:0423JUD002136393

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy skazanie oparte w decydującym stopniu na zeznaniach anonimowych funkcjonariuszy policji, których obrona nie mogła skutecznie przesłuchać, narusza prawo do rzetelnego procesu sądowego z art. 6 ust. 1 i 3 lit. d Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że choć wykorzystanie zeznań anonimowych świadków nie jest całkowicie niezgodne z Konwencją, to w przypadku funkcjonariuszy policji, którzy są częścią aparatu państwowego, należy stosować je tylko w wyjątkowych okolicznościach. Stwierdzono, że brak możliwości bezpośredniego obserwowania i przesłuchiwania świadków przez obronę, połączony z faktem, że wyrok skazujący opierał się w decydującym stopniu na tych anonimowych zeznaniach, naruszył prawo do rzetelnego procesu. Trybunał podkreślił, że środki proceduralne mające zrównoważyć niedogodności dla obrony były niewystarczające, a sądy krajowe nie wykazały konieczności tak ekstremalnego ograniczenia praw obrony.
Stan faktyczny
W styczniu i lutym 1989 roku czterech holenderskich obywateli (Hendrik van Mechelen, Willem Venerius, Johan Venerius i Antonius Amandus Pruijmboom) zostało aresztowanych pod zarzutem udziału w zbrojnych napadach, w tym na pocztę w Oirschot, gdzie ranny został policjant. Zostali skazani przez Sąd Rejonowy na 10 lat więzienia, a wyroki opierały się m.in. na zeznaniach anonimowych funkcjonariuszy policji. Sąd Apelacyjny, po przesłuchaniu anonimowych świadków przez sędziego śledczego (bez obecności oskarżonych i ich obrońców, z komunikacją głosową), podwyższył wyroki do 14 lat. Skarżący nie przyznali się do winy.
Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdza sześcioma głosami za i trzema przeciw, że doszło do naruszenia art. 6 § 1 Konwencji w związku z art. 6 § 3 lit. d. Trybunał jednogłośnie zobowiązuje państwo pozwane do zapłaty skarżącym określonych kwot tytułem kosztów i wydatków. Trybunał jednogłośnie oddala pozostałą część roszczenia skarżącego Johana Veneriusa o zwrot kosztów. Trybunał jednogłośnie stwierdza, że kwestia zastosowania art. 50 Konwencji w odniesieniu do roszczeń skarżących o odszkodowanie nie jest gotowa do rozstrzygnięcia i ją rezerwuje.

Pełny tekst orzeczenia

VAN MECHELEN DHE TË TJERËT KUNDËR HOLLANDËS   Vendim i 23 Prillit 1997   PËRMBLEDHJE JO ZYRTARE DHE TË DHËNA MBI ÇËSHTJEN   Faktet kryesore   A.   Kjo çështje ka si fillesë kërkesën ankimore të paraqitur përpara Komisionit nga katër   shtetas Hollandezë, Hendrik van Mechelen, Willem Venerius, Johan Venerius dhe   Antonius Amandus Pruijmboom, të cilët kishin lindur përkatësisht në 1960, 1961,   dhe 1964.   Në Janar dhe Shkurt 1989, ankuesit, të cilët ishin vendosur nën mbikqyrje, në   bazë të disa informacioneve të marra në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tyre në disa   vjedhje me armë në provincën e Norht Brabant, u arrestuan për veprën penale të vjedhjes   me armë në një zyrë postare në Oirschot në 26 Janar, vjedhje e cila ishte shoqëruar me   shkëmbime të vogla zjarri, duke lënë të plagosur një polic. Ata u akuzuan për vjedhje në   rrethana rënduese dhe për shumë akuza të tjera për tentativë vrasjeje dhe vrasje pa   paramendim. Ata nuk pranuan asnjërën prej akuzave dhe e bënë këtë gjë gjatë gjithë   proçesit penal që pasoi.   Në katër vendime të veçanta të shpallura më 12 Maj, 3 Gusht dhe 9 tetor 1989,   Gjykata Rajonale e ‘s-Hertogenbosch i shpalli fajtorë ankuesit dhe e dënoi secilin prej   tyre me 10 vjet heqje lirie (burgim). Ndër të tjera, vendimet bazoheshin në raportet e   policisë që përmbanin deklarata të bëra nga oficerët e policisë që identifikoheshin vetëm   nga një numër, pra që mbeteshin anonimë, si dhe thënie të dëshmitarëve, që ishin oficerë   policie ose njerëz të zakonshëm që ishin ndodhur aty në momentin e vjedhjes.   Ankuesit e ankimuan vendimin përpara Gjykatës së Apelit të ‘s-Hertogensbosch,   e cila ndryshe nga Gjykata Rajonale i trajtoi të katër çështjet në të njëjtën seancë.   Mbrojtja kërkoi që oficerët e policisë që kishin mbetur anonimë, të pyeteshin në seancë të   hapur gjyqësore. Megjithatë, Gjykata e Apelit, vendosi të pyeste të gjithë dëshmitarët me   anë të një gjyqtari-hetues.   Gjyqtari-hetues pyeti gjithsej 23 dëshmitarë nën betim, njëmbëdhjetë nga të cilët   nuk ju bënë të njohur mbrojtjes. Këta të fundit u pyetën nga gjyqtari-hetues në zyrën e tij   (privatisht), ndërsa mbrojtja dhe akuza qëndruan në dhoma të ndryshme, të cilat ishin të   lidhura me njëra-tjetrën dhe zyra e gjyqtarit-hetues shërbente si hallkë zanore.   Dëshmitarët e paidentifikuar ishin të gjithë oficerë policie. Secili prej tyre   deklaroi se në qoftë se identiteti i tij do të zbulohej, ata nuk do të kishin më mundësi të   kryenin siç duhet detyrat e tyre. Për më tepër, ata dëshironin të mbeteshin anonimë nga   frika e ndëshkimeve kundër tyre ose familjeve të tyre. Ata të gjithë dhanë dëwshmi prova   që ripohonin deklaratat e paraqitura si provë përpara Gjykatës Rajonale të shkallës së   parë.   Në raportin e tij zyrtar mbi dëshmitë e marra, gjyqtari-hetues deklaroi se ai ishte e   njihte identitetin e secilit prej dëshmitarëve anonimë dhe se ata ishin njëmbëdhjetë   persona të ndryshëm. Në raport përmendeshin edhe arsyet e paraqitura prej tyre për të   mbetur anonime, të cilat gjyqtari-hetues i vlerësoi si të besueshme dhe të mjaftueshme.   Më tej në raport përmendeshin arsyet që kishte paraqitur gjyqtari-hetues që i vlerësonte   thëniet e dëshmitarëve si të besueshme. Si akuza dhe mbrojtja kishin mundësi të bënin   pyetje, dhe pyetja e secilit prej dëshmitarëve kishte zgjatur nga dy deri në pesë orë.   Pyetjet që u bënë por nuk morën përgjigje – për arsye se ato mund të conin në zbulimin e   identitetit të dëshmitarëve ose të metodave hetuese të përdorura nga policia – u   regjistruan në proçes-verbal. Të gjithë atyre që ishin të pranishëm gjatë proçesit të   pyetjeve, ju dha një kopje e projekt-raportit, dhe ata u lejuan të bënin komente mbi të.   Më pas, Gjykata e Apelit refuzoi kërkesat e paraqitura nga mbrojtja për ripyetjen   e dëshmitarëve ne seancë të hapur gjyqësore, por pyeti disa dëshmitarë, identiteti i të   cilëve njihej.   Në katër vendime të ndryshme të shpallura në 4 Shkurt 1991, Gjykata e Apelit i   shpalli fajtorë të katër ankuesit për tentativë vrasjeje dhe vjedhje me dhunë dhe i dënoi   ata me katërmbëdhjetë vjet burgim. Pavarësisht nga thëniet e njëmbëdhjetë dëshmitarëve   anonimë, provat e paraqitura përfshinin prova mjeko-ligjore dhe prova materiale, thënie   të oficerëve të policisë të cilëve i njihej identiti dhe thënie të civilëve, dhe regjistrimet e   një bisede telefonike ndërmjet gruas së ankuesit të tretë dhe nënës së saj. Identifikimi i   ankuesve si autorë të veprës penale u bë vetëm nga oficerët anonimë të policisë.   Ankuesit bënë rekurs për shkelje të ligjit përpara Gjykatës Supreme. Rekurset e tyre u   hodhën poshtë me katër vendime të ndryshme, në 9 Qershor 1992.   B.   Proçesi përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut   Kërkesat ankimore u paraqitën përpara Komisionit në 24 dhe 27 Nëntor dhe 8   Dhjetor të 1992; ato u pranuan në 15 Maj 1995.   Në raportin e tij të 27 Shkurtit 1996, Komisioni vlerësoi faktet dhe u shpreh se   nuk bëhej fjalë për nje shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe 3 (d) të Konventës (njëzet vota pro   dhee tetë kundër).   Komisioni Europian ja paraqiti çështjen për shqyrtim Gjykatës në 17 Prill 1996.   FRAGMENTE NGA VENDIMI   ANA LIGJORE   I.   SHKELA E PRETENDUAR E NENIT 6 §§ 1 DHE 3 (D) TË KONVENTËS   46. Ankuesit pretendonin se dënimi i tyre bazohej kryesisht në thëniet e oficerëvë të   policisë, identiteti i të cilëve nuk njihej dhe që nuk ishin pyetur as publikisht dhe as në   praninë e tyre. Ata pretendonin një shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe 3(d) të Konventës, sipas   të cilëve:   “1. Gjithkush ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht   … për pretendimet që mund të shfaqen … nëse është e bazuar çdo akuzë penale e   drejtuar kundër tij. Gjyqi duhet të bëhet publikisht, por prania në sallën e gjykatës   mund t’i ndalohet shtypit ose publikut gjatë gjithë proçesit ose gjatë një pjese të tij   në interes të moralitetit, të rendit publik, ose të sigurimit kombëtar nënjë shoqëri   demokratik, kur interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në   proçess e kërkojnë këtë gjë, ose për aq sa e quan absolutisht ë domosodshme   gjykata, kur rrethana të veçanta, publiciteti do të mund të dëmtonte interesat e   drejtësisë.   … 3. Çdo person i akuzuar ka të drejtë ndër të tjera dhe kryesisht:   … (d)   të marrë në pyetje ose të kërkojë të merren në pyetje dëshmitarët e   akuzës dhe të kërkojë thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve që e shfajësojnë   në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;   …”   As Qeveria, as Komisioni nuk ishin dakord me këtë mendim.   A.   Argumentat e paraqitura përpara Gjykatës.   47. Ankuesit vunë në dyshim nevojën për të ruajtur anonimatin e oficerëve të policisë.   Sipas tyre as ata dhe as familjet e tyre nuk kërcënoheshin nga ndonjë rrezik. Kjo nga fakti   që Z. Engelen, njëri prej dëshmitarëve që në fazat e para të proçesit kishte bërë deklarata   që fajësonin njërin prej ankuesve, nuk kishte përfituar nga anonimati dhe nuk ekzistonte   asnjë provë që ai të ishte kërcënuar ndonjëherë.   Për më tepër, pyetja e dëshmitarëve, sipas ankuesve, nuk duhej të bëhej përpara   gjyqtarit-hetues. Sipas tyre, duhej që oficerët e policisë të pyeteshin në seancë të hapur   gjyqësore, duke mbajtur maska, po të ishte e nevojshme.   Në vijim, ankuesit mendonin se atyre nuk ju ishin dhënë mundësi të mjaftueshme për të   kundërshtuar dhe pyetur oficerët e policisë. Ata tërhoqën vëmendjen mbi kushtet në të   cilat u zhvillua pyetja e dëshmitarëve.   Oficerët e policisë anonimë ishin mbyllur në një dhomë me gjyqtarin-hetues, pa praninë e   ankuesve dhe të avokatëve të tyre; për ankuesit dhe avokatët e tyre nuk ishte e mundur të   kuptohej nëse në dhomë ndodhej edhe ndonjë person tjetër dhe se cfarë po ndodhte   realisht aty.   Jo të gjitha pyetjet e bëra nga mbrojtja kishin marrë përgjigje. Për shembull,   pyetjet që nuk morën përgjigje përfshinin, pyetje të tilla si, ku ndodhej oficeri që po   pyetej në momentin për të cilin po fliste, nëse ai e pa skenën e ngjarjes, dhe nëse   vëzhgimi i furgonit përfshinte ndihmën me mjete optike apo të mikrofonave.   Së fundi, ankuesit pretendonin se vendimi për shpalljen e tyre fajtorë bazohej në   një “masë të madhe” në provat e paraqitura nga dëshmitarët anonimë. Prova e vetme e   paraqitur përpara Gjykatës së Apelit që identifikonte ankuesit si autorë të krimit ishte   dhënë nga oficerët e policisë anonimë.   48. Qeveria dhe Komisioni gjykonin se nuk bëhej fjalë për nje shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe   3(d).   Ato vlerësonin se sigura e oficerëve të policisë dhe familjeve të tyre, dhe nevoja për të   mos dëmtuar punën e tyre ne operacione të ngjashme, përbënin arsye të mjaftueshme për   të justifikuar ruajtjen e anonimatit të tyre.   Procedura e ndjekur ishte vendosur nga Gjykata Supreme e Hollandës në vendimin e saj   të 2 Korrikut 1990 (shiko paragrafin 40 më lart) në vazhdën e vednimit të Gjykatës në   çështjen Kostovski (vendim i 29 Nëntorit 1989, Seria A nr. 166). Kjo procedurë,   argumentuan ata, ishte pranuar nga Gjykata në vendimin Doorson (Doorson kundër   Hollandës, 26 Mars 1996, Raporte të Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-II).   Në përputhje me këtë procedurë, deklaratat e oficerëve të policisë ishin regjistuar (a) nga   një gjyqtar, i cili (b) ishte siguruar personalisht për identitetin e policëve përkatës, (c)   kishte dhënë mendim me shkrim për besueshmërinë dhe përgjegjësinë e tyre në raportin e   tij zyrtar, (d) kishte paraqitur një opinion të arsyetuar për arsyet e policëve për të mbetur   anonime dhe i kishte vlerësuar ato të mjaftueshme, dhe (e) i kishte dhënë mbrojtjes   mundësi të mjaftueshme për t’i pyetur ata ose për t’u drejtuar pyetje atyre. Raporti zyrtar   i gjyqtarit-hetues, i cili ishte shumë i hollësishëm, e provonte këtë gjë.   Gjithashtu, ishin paraqitur edhe prova të tjera nga burime jo-anonime, pra një bisedë   telefonike e regjistruar, thënie të oficerëve të policies që u njihej identiteti dhe disa prova   teknike që ripohonin thëniet e oficerëve të policisë. Pra, vendimi për shpalljen fajtorë të   ankuesve nuk bazohej vetëm në thëniet e këtyre të fundit.   B. Vlerësimi i Gjykatës   1.   Parimet e zbatueshme   49. Duke qënë se parashikimet e Nenit 6 §3 duhet të vlerësohen si aspekte të veçanta të të   drejtës për një proçes gjyqësor të drejtë të garantuar nga Neni 6 § 1, Gjykata do t’i   shqyrtojë pretendimet e paraqitura në bazë të Nenit 6 §§ 1 dhe 3(d) të marra së bashku   (shiko, ndërmjet vendimeve të tjera, vendimin e lartpërmendur Doorson, pp. 469-470,   §66).   50. Gjykata thekson se pranimi i provave është kryesisht një problem që duhet rregulluar   nga e drejta e brendshme dhe si rregull i përgjithshëm i përket gjykatave të brendshme të   vlerësojnë provat e paraqitura përpara tyre. Në bazë të Konventës, detyra e Gjykatës nuk   është të vendosë nëse thëniet e dëshmitarëve janë pranuar në mënyrën e duhur si prova,   por të konstatojë nëse proçesi në tërësi, përfshirë edhe mënyrën e marrjes së provave,   është i drejtë (shiko ndërmjet vendimeve të tjera, vendimin e lartpërmendur Doorson, p.   470, § 67).   51. Në vazhdim, të gjitha provat zakonisht duhet të administrohen në një seancë   gjyqësore publike, në prani të të pandehurit, duke mbajtur parasysh argumentin e   kundërshtimit të tyre. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime nga ky parim, por këto   përjashtime nuk duhet të cënojnë të drejtën e mbrojtjes; si rregull i përgjithshëm,   paragrafet 1 dhe 3 (d) të Nenit 6 parashikojnë se të pandehurit t’i jepet mundësia e duhur   për të kundërshtuar dhe pyetur çdo dëshmitar të paraqitur kundër tij, pavarësisht nga   momenti kur ai jep dëshminë e tij apo në një fazë të mëvonshme (shiko vendimin Lüdi   kundër Zvicrës, i 15 Qershorit 1992, Seria A nr. 238, p. 21, § 49).   52. Siç deklaroi Gjykata në çështjen Doorson (ibid., p. 470, § 69), përdorimi i thënieve të   dëshmitarëve anonimë për të dhënë një vendim për shpallje fajtor nuk është tërësisht në   përputhje me parashikimet e Konventës.   53. Në të njëjtin vendim Gjykata vuri në dukje sa më poshtë:   “Është e vërtetë se Neni 6 nuk parashikon shprehimisht marrjen parasysh të   interesave të dëshmitarëve. Megjithatë, jeta, liria ose siguria e tyre mund te jene elementë   të tillë, saqë është e nevojshme që këto interesa të përfshihen në përgjithësi në sferën e   Nenit 8 të Konventës. Këto interesa të dëshmitarëve dhe viktimave në parim mbrohen   nga dispozita të tjera thelbësore të Konventës, të cilat nënkuptojnë se Shtetet   Kontraktuese duhet ta organizojnë proçesin e tyre penal në një mënyrë të tillë që interesat   e këtyre personave të mos rrezikohen pa arsye. Kundrejt kësaj baze, parimi i proçesit   gjyqësor të drejtë kërkon që në rastet e duhura interesat e mbrojtjes të baraspeshohen me   interesat e dëshmitarëve ose viktimave që janë thërritur të dëshmojnë.” (shiko vendimin e   lartpërmendur Doorson, p. 470, §70).   54.   Megjithatë, në qoftë se anonimati i dëshmitarëve të akuzës do të ruhet, mbrojtja   do të përballet me veshtirësi që normalisht nuk ekzistojnë gjatë proçesit penal. Gjithashtu,   Gjykata e pranon faktin që në raste të tilla, Neni 6 § 1 së bashku me Nenin 6 § 3 (d) të   Konventës parashikojnë se mangësitë nën të cilat vepron mbrojtja duhet të baraspeshohen   në një masë të mjaftueshme nga procedurat e ndjekura nga autoritetet gjyqësore (ibid., p.   471, § 72).   55.   Së fundi, duhet të theksohet se vendimi për shpallje fajtor nuk duhet të bazohet   vetëm ose në një masë të madhe në thënie anonime (ibid., p. 472, § 76).   2.   Zbatimi i parimeve të mësipërme   56.   Sipas mendimit të Gjykatës, baraspeshimi i interesave të mbrojtjes me argumentat   në favor të ruajtjes së anonimatit të dëshmitarëve ngre probleme specifike për faktin nëse   dëshmitarët janë pjesëtarë të forcave policore të Shtetit. Megjithëse interesat e tyre – dhe   ato të familjeve të tyre – meritojnë mbrojtjen e Konventës, duhet të pranohet fakti që   pozicioni i tyre deri në një farë mase është i ndryshëm nga ai i një dëshmitari apo viktime   të painteresuar. Ata janë të detyruar t’i binden autoriteteve ekzekutive të shtetit dhe   zakonisht kanë lidhje me akuzën; për këto motive, përdorimi i tyre si dëshmitarë anonimë   duhet të bëhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Në vijim, është në natyrën e punës   së tyre, që detyrat e tyre, veçanërisht në rastin e oficerëve që kryejnë arrestimet, të   përfshijnë edhe dhënien e dëshmive në proçes të hapur gjyqësor.   57.   Nga ana tjetër, Gjykata në parim e ka pranuar se është e justifikueshme për   autoritetet policore të dëshirojnë të ruajnë anonimatin e agjentëve të përfshirë në   veprimtari të fshehta, për mbrojtjen e tyre ose të familjeve të tyre dhe të mos dëmtojnë në   këtë mënyrë punën e tyre për operacionet në të ardhmen, por me kusht që të drejtat e   mbrojtjes të mbrohen (shiko vendimin e lartpërmendur Lüdi, p. 21 § 49).   58.   Duke patur parasysh vendin që zë e drejta për një administrim të drejtë të   drejtësisë në një shoqëri demokratike, çdo masë që kufizon të drejtën e mbrojtjes duhet të   jetë e domosdoshme. Nëse mund të përdoret një masë më pak kufizuese, atëherë do të   jetë ajo masë që do të përdoret.   59.   Në rastin në fjalë, oficertët e policisë ndodheshin në një dhomë të veçantë me   gjyqtarin hetues, dhomë në të cilën nuk ndodheshin as të pandehurit dhe as avokatët e   tyre. Të gjitha komunikimet bëheshin nëpërmjet një lidhjeje zanore. Pra, mbrojtja jo   vetëm nuk e njihte identitetin e policëve dëshmitarë, por edhe nuk mund të vëzhgonte   sjelljen e tyre gjatë proçesit të drejtpërdrejtë të pyetjeve, pra në këtë mënyrë nuk mund të   vlerësonte besueshmërinë e tyre (shiko vendimin e lartpërmendur Kostovski, p. 20, § në   fund).   60.   Përpara Gjykatës nuk u shpjegua arsyeja përse ishte e nevojshme vendosja e një   kufizimi të tillë ekstrem të të drejtës së të pandehurit për dhënien e dëshmive kundër tyre   ne prani të tyre, ose përse nuk u morën parasysh masa më pak ekstreme.   Në mungesë të të dhënave të tjera, Gjykata nuk mund ta vlerësojë nevojën   funksionale të policisë si justifikim të mjaftueshëm. Duhet theksuar se Memorandumi   Shpjegues i Projekt-Ligjit që u miratua si Ligj në 11 Nëntor 1993 (shiko paragrafin 42 më   lart), në lidhje me këto fakte përmend mundësine e përdorimit të maskave ose trukeve   dhe ndalimin e kontaktit të drejtpërdrejt me shikimin e të pranishëmve.   60.   Madje Gjykata nuk është e bindur që edhe Gjykata e Apelit ka bërë përpjekje të   mjaftueshme për të vlerësuar mundësinë e kanosjeve apo ndëshkimeve kundër oficerëve   të policisë dhe familjeve të tyre. Nga vendimi i gjykatës nuk del në pah ndonjë e dhënë   që ajo u përpoq të trajtonte problemin nëse ankuesit do të kishin mundësi të kryenin   kanosje të tilla apo të nxisnin dikë tjetër t’i kryente ato në emër të tyre. Vendimi i kësaj   gjykate bazohej tërësisht në seriozitetin e krimeve të kryera. (shiko paragrafin 26 më   lart).   Në lidhje me këtë, duhet theksuar se Z. Engelen, një dëshmitar civil i cili në fazat   e para të proçesit kishte bërë deklarata që identifikonin njërin prej ankuesve si njërin prej   autorëve të krimit, nuk përfitoi mbrojtjen e anonimitetit dhe ai nuk u ankua asnjëherë se   ishte kërcënuar.   62.   Është e vërtetë - siç është theksuar nga Qeveria dhe Komisioni (shiko paragrafin   më lart) – se oficerët anonimë të policisë u pyetën përpara një gjyqtari-hetues, i cili e   kishte verifikuar personalisht identitetin e tyre, dhe në një raport tepër të hollësishëm   zyrtar mbi vlerësimet e tij, kishte shprehur mendimin e tij mbi besueshmërinë dhe   përgjegjësinë ë tyre si dhe për motivet e paraqitura prej tyre që të mbeteshin anonimë.   Megjithatë, këto masa nuk mund te vlerësohen si zëvendësuesi i duhur i   mundësisë së mbrojtjes për të pyetur dëshmitarët ne praninë e saj dhe për të krijuar   mendimin e tyre personal mbi besueshmërinë dhe sjelljen e tyre. Pra nuk mund të thuhet   se mangësitë me të cilat u përball mbrojtja gjatë punës së saj, u baraspeshuan nga   procedurat e mësipërme.   63. Për më tepër, prova e vetme ku u bazua Gjykata e Paelit, e cila identifionte ankuesit si   autorë të krimeve, ishin thëniet e oficerëve të policisë anonimë. Pra në këtë mënyrë,   vendimi për shpalljen fajtorë të ankuesve bazohej “në një masë përcaktuese” në këto   thënie anonime.   64. Sipas Gjykatës, duhet të bëhet një dallim i çështjes së mësipërme nga ajo Doorson: në   çështjen Doorson vendimi u bazua në të dhënat që u morën nga dosja e çështjes dhe jo   nga dëshmitarët.   Y. 15 dhe Y. 16 – të cilët ishin të dy civilë, dhe që e njihnin të pandehurin   personalisht – kishin arsye të mjaftueshme për të besuar se ndaj tyre mund të ushtrohej   dhunë, dhe kështu që ata u pyetën në prani të avokatit (shiko vendimin e lartpërmendur   Doorson, p. 454-55, § 25, pp. 455-56, § 28, dhe pp. 470-71, §§ 71 dhe 73).   Në vijim, në çështjen e fundit provat e tjera që identifikonin të pandehurin si autor   të krimeve u morën nga burime të tjera që nuk kishin lidhje me dëshmitarët anonimë   (ibid., pp. 458-59, § 34 dhe p. 472, § 76).   65. Në bazë të këtyre fakteve, Gjykata nuk mund ta vlerësojë proçesin në tërësinë e tij si   të drejtë.   C. Përfundim   66. Bëhet fjalë për një shkelje të Nenit 6 § 1 të marrë së bashku me Nenin 6 § 3(d).   II.   ZBATIMI I NENIT 50 TË KONVENTËS   67. Neni 50 i Konventës parashikon si më poshtë:   “Në qoftë se vendimi i Gjykatës deklaron se një vendim i marrë ose një masë e   urdhëruar nga një autoritet gjyqësor ose çdo autoritet tjetër të një Pale të Lartë   Kontraktuese është tërësisht ose pjesërisht në kundërshtim me detyrimet që   rrjedhin nga kjo Konventë, dhe në qoftë se e drejta e brendshme e Palës në fjalë   lëjon të zhduken pasojat e atij vendimi ose të asaj mase jo krejtësisht, vendimi i   Gjykatës i jep, kur është rasti, një shpërblim të arsyeshëm palës së dëmtuar”.   A.   Dëmi   68.   Ankuesit pretendonin se nëse Gjykata e Apelit e ‘s-Hertogenbosch nuk do të ishte   bazuar në thëniet e oficerëve anonimë të policisë, atëherë nuk do të kishte filluar asnjë   çështje kundër tyre dhe për rrjedhojë ata do të ishin shpallur të pafajshëm. Secili prej tyre   pretendoi një dëm jo-financiar në një shumë prej 250 gulden Hollandezë (NLG) për çdo   ditë burgim.   Qeveria e vlerësoi pretendimin e ankuesve për dëmet e shkaktuara “të lartë dhe jo në   përpjestim”.   Përfaqësuesi i Komisionit nuk bëri asnjë koment.   69.   Gjykata vlerëson se në rrethanat e çështjes, ky aspect i çështjes nuk ështe gati për   vendim. Gjithashtu, është e nevojshme që ajo të rezervohet, duke marrë parasysh   mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Shtetit të paditur dhe ankuesve.   B.   Shpenzimet dhe kostot.   70. Ankuesit nuk paraqitën asnjë pretendim për shpenzimet e tyre gjatë zhvillimit të   proçesit penal në nivel të brendshëm.   Në lidhje me shpenzimet për proçesin përpara Komisionit Europian dhe Gjykatës   Europian të të Drejtave të Njeriut, ankuesit pretenduan sa më poshtë vijon:   Z. van Mechelen dhe Z. Willem Venerius (përfaqësuar nga Z. Spronken):   16,598.07 NLG, përfshirë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar;   Z. Johan Venerius (përfaqësuar nga Z. Sjöcrona): 30,446.43 NLG, përfshirë edhe   tatimin mbi vlerën e shtuar;   Z. Pruijmboom (përfaqësuar nga Z. Knoops): 11,905 NLG, përfshirë edhe tatimin   mbi vlerën e shtuar;   Qeveria dhe Përfaqësuesi i Komisionit nuk bënë asnjë koment mbi këto   pretendime.   71. Gjykata thekson se Z. van Mechelen, Z. Johan Venerius dhe Z. Willem Venerius kanë   përfituar ndihmë ligjore falas nga institucionet e Konventës.   72. Gjykata është e bindur se ankuesit i kanë kryer shpenzimet e pretenduara, në   përpjekjet e tyre për të ndrequr shkeljet e gjykuara. Gjithashtu, ajo mendon se shumat e   pretenduara nga ankuesit Van Mechelen, Willem Venerius dhe Pruijmboom janë të   arsyeshme përsa i përket sasisë.   Nga ana tjetër, pretendimi i Z. Johan Venerius nuk është në përpjestim po të   krahasohet me pretendimet e ankuesve të tjerë. Për këtë diferencë të madhe nuk jepet   asnjë shpjegim.   73.   Gjykata i jep Z. Pruijmboom shumën e kërkuar.   Z. Van Mechelen dhe Z. Willem Venerius, bashkarisht, i jep shumën e   pretenduar, duke zbritur shumën e paguar atyre nga Këshilli i Europës për ndihmën   ligjore falas, pra 11,412 franga Franceze (FRF).   Duke vendosur në bazë asnjanësie, Gjykata i jep Z. Johan Venerius20,000 NLG, plus   tatimin mbi vlerën e shtuar, duke zbritur shumën e paguar nga Këshilli i Europës për   ndihmën ligjore falas, pra FRF 11,436.   C.   Interesat e papaguara   74.   Sipas informacionit në dispozicion të Gjykatës, norma ligjore e interesit që   zbatohet në Hollandë në datën e marrjes së këtij vendimi është 5% në vit.   PËR KETO ARSYE, GJYKATA   1.   Vendosi me gjashtë vota pro dhe tre kundër se ka ndodhur një shkelje e Nenit 6 §   të Konventës, të marrë së bashku me Nenin 6 § 3(d);   2.   Vendosi njëzëri se shteti i paditur duhet të paguajë, brenda te muajve, të gjitha   shpenzimet,   (a)   ankuesve Van Mechelen dhe Willlem Venerius së bashku, 16,   598.07 (gjashtëmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëqind gulden e   shtatë cent) NLG, duke zbritur 11,412 (njëmbëdhjetë mijë e   katërqind e dymbëdhjetë Franga Franceze) FRF, që do të kthehen   në gulden me kursin e këmbimit në datën e shpalljes së këtij   vendimi;   (b)   ankuesit Johan Venerius, 20,000 (njëzet mije gulden hollandezë)   NLG, duke zbritur 11, 436 (njëmbëdhjetë mijë e katërqind e   tridhjetë e gjashtë franga Franceze) FRF, që do të kthehen në   gulden me kursin e këmbimit në datën e shpalljes së vendimit;   (c)   (d)   ankuesit Pruijmboom, 11,905 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e   pesë gulden Hollandezë);   që interesi vjetor prej 5% do të paguhet që nga data e skadimit të   afatit të lartpërmendur prej tre muajsh deri ne zgjidhjen e çështjes;   3.   Rrëzon njëzëri pjesën tjetër të pretendimit të ankuesit Johan Venerius për   rimbursimin e shpenzimeve;   4.   Vendos njëzëri se çështja e zbatimit të Nenit 50 të Konventes në lidhje me   pretendimet e ankuesve për dëmet e shkaktuara nuk është gati për marrjen e një vendimi   dhe për rrjedhoje,   (a) e rezervon këtë çështje;   (b) e fton Qeverinë dhe ankuesit të paraqesin, brenda tre muajve pasardhës,   vërejtjet e tyre me shkrim për çështjen dhe, në veçanti, të njoftojnë   Gjykatën për çdo marrëveshje të arritur ndërmjet tyre;   (c) rezervon procedurën e mëtejshme dhe i delegon Kryetarit të Dhomës,   kompetencat për të përcaktuar procedurën, në qoftë se është e nevojshme;   Hartuar në Anglisht dhe Frengjisht, dhe shpallur publikisht në seancë të hapur   gjyqësore, në Selinë e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në 23 Prill 1997.   Rudolf BERNHARDT   Kryetar   Herbert PETZOLD     Sekretar   Në përputhje me Nenin 51 § 2 të Konventës dhe Rregullit 55 § 2 të Rregullores B   të Gjykatës, mendimet e mëposhtme do t’i bashkangjiten këtij vendimi:   (a)   (b)   mendimi i pakicës i Z. Matscher dhe Z. Valticos;   mendimi i pakicës i Z. van Dijk;   H.P.   R.B.   MENDIMI I PAKICËS I GJYQTARËVE MATSCHER DHE VALTICOS   Kjo është një çështje tepër delikate. Nga njëra anë, kushtet në të cilat u zhvillua   proçesi dhe në të cilat u pyetën dëshmitarët, nuk ishin plotësisht të kënaqshme dhe pa   dyshim që ato mund të përmirësoheshin, megjithëse duhet pranuar se në legjislacionin   Hollandez jane bërë përpjekje për të përshtatur procedurën e pyëtjes së dëshmitarëve   anonimë me parashikimet e Nenit 6 të Konventës, siç përmendet edhe në vendimin   Kostovski kundër Hollandës (20 Nëntor 1989, Seri A nr. 166). Nga ana tjetër, kjo ishte   një çështje për vjedhje me armë dhe është e kuptueshme që dëshmitarët – edhe kur ata   janë oficerë policie – të kenë frikë nga ndëshkimet e kriminelëve gjaknxehtë. Nëse   çështje të ngjashme do të paraqiten në të ardhmen, do të ishte pa dyshim e pëlqyeshme   që, gjatë marrjes së masave, të tregohej një vëmendje më e madhe ndaj parashikimeve të   Nenit 6 të Kovnentës.   Megjithatë, në këtë rast, duke patur parasysh edhe të gjitha rrethanat e çështjes, ne   nuk vlerësojmë se jemi përballë një shkeljeje të Nenit 6 të Konvents dhe jemi plotësisht   dakord me mendimin e Gjyqtarit van Dijk.   MENDIMI I PAKICËS I GJYQTARIT VAN DIJK   1.   Me keqardhe ju vë në dijeni se unë nuk jam dakord me përfundimin e arritur nga   shumica, që në çështjen në fjalë ka ndodhur një shkelje e Nenit 6 paragrafi 1 së bashku   me paragrafin 3(d) të Kovnentës. Gjithashtu, nuk jam dakord me shumicën as përsa i   përket thelbit të arsyetimit që e mbështet këtë përfundim.   2.   Megjithëse rastet gjyqësore të Gjykatës nuk janë zhvilluar plotësisht në lidhje me   kushtet në të cilat një vendim për shpallje fajtor në një proçes penal mund të bazohet   pjesërisht në thëniet e dëshmitarëve anonimë, Gjykata ka përcaktuar disa linja veprimi.   Jam i mendimit se ky vendim nuk është as në përputhje me këto linja dhe as një vazhdim   logjik i tyre, ndërsa nga ana tjetër, faktet e çështjes nuk janë të përcaktuara në një masë të   tillë sa të justifikojnë dallimin e kësaj çështjeje nga ajo Doorson (Doorson kundër     Hollandës, vendim i 26 Marsit 1996, Raportet 1996-II, në të cilën u gjykua se Hollanda   nuk e kishte shkelur Nenin 6 § 1 të marrë së bashku me Nenin 6 § 3(d)). Megjithëse,   Gjykata nuk është e detyruar nga precendentët, siguria dhe barazia ligjore kërkojnë që   rastet gjyqësore të Gjykatës të jenë të plota dhe transparente si dhe arsyeshmërisht të   parashikueshme, për aq sa faktet e çështjes mund të krahasohen me ato të një çështjeje   më të hershme.   3.   Duke qënë se “pranimi i provës është kryesisht një çështje që rregullohet nga e   drejta e brendshme dhe si rregull i përgjithshëm i përket gjykatave të brendshme të   gjykojnë provat e paraqitura përpara tyre” (shiko vendimin Doorson, p. 470, § 67),   legjislacioni dhe rastet gjyqësore të brendshme që do të zbatohen, si dhe praktika e   ndjekur nga gjykatat e brendshme janë deri në njëfarë mase përcaktuese edhe për   Gjykatën.   Gjykata Supreme e Hollandës i rishikoi rastet e saj gjyqësore ne lidhje me kushtet në   të cilat një vendim për shpallje fajtor mund të bazohej në dëshmitarët anonimë, në lidhje   me një vendim të gjykatës në çështjen Kostovski (shiko paragrfin 40 të këtij vendimi).   Për më tepër, duke marrë si pikënisje dhe duke u bazuar në rastet gjyqësore të rishikuara,   ndër të tjera, nga një analizë e rasteve gjyqësore të Gjykatës mbi pranimin e thënieve të   dëshmitarëve anonimë në proçeset penale dhe futjen e rasteve gjyqësore të Gjykatës në të   drejtën dhe praktikën ligjore përkatëse të brendshme në Hollandë, Qeveria e Hollandës   propozoi dhe ligjvenësi miratoi, shumë ndryshime të Kodit të Procedurës Penale (shiko   paragrafin 41 të vendimit dhe Memorandumin Shpjegues të Ligjit të 1993, cituar më lart).   Ligji i 1993 nuk kishte hyrë ende ne fuqi në momentin kur u dhanë vendimet e   gjykatave të brendshme mbi çështjen në fjalë. Megjithatë, në qoftë se ai do të kishte hyrë   në fuqi, procedura e ndjekur nga Gjykata e Apelit do të ishte në përputhje me rregullat e   reja të parashikuara. Është e vërtetë se arsyet e radhitura ne Ligj për mbajtjen të fshehtë të   identitetit të dëshmitarit nuk përfshinin, qëllimin e mosbërjes të ditur të identitetit të një   oficeri policie për të mos dëmtuar punën e tij në të ardhmen. Memorandumi   Shpjegues(Komentari) i Ligjit parashikon me shumë fjalë se sipas mendimit të Qeverisë,   interesi publik gjatë hetimit të krimeve të rënda nuk mund të justifikohet vetëm me   garantimin e anonimatit të plotë (shiko paragrafet 41 dhe 42 të këtij vendimi).   Megjithatë, Gjykata e Apelit nuk e bazoi pranimin e saj në dëshirën e dëshmitarëve   për të mbetur anonimë për këtë arsye, por në frikën e tyre për jetën dhe sigurinë e tyre   dhe të familjeve të tyre (shiko paragrafin 26 të vendimit ne fjalë), gjë që është një motiv i   pranueshëm në bazë të Nenit 226 a te Kodit të Procedurës Penale.   Përfundimet e mësipërme, sigurisht, nuk garantojnë në vetvete se rastet gjyqësore të   rishikuara të Gjykatës Supreme dhe/ose dispozitat përkatëse të ndryshuara të Kodit të   Procedurës Penale do të jenë në të gjitha rrethanat në përputhje me Konventën.   Megjithatë, sic është theksuar edhe më lart, në këtë çështje, rastet gjyqësore dhe   legjislacioni i brendshëm kanë rëndësinë e tyre. Për më tepër, në rastin në fjalë, sipas   kuadrit ligjor të rasteve gjyqësore përkatëse në Hollandë dhe historisë së hartimit të   ligjeve të reja, në të cilat janë marrë parasysh shprehimisht edhe rastet gjyqësore të     Strasburgut, duket sikur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për të hedhur një hipotezë mbi   përputhjen e tyre me Konventën, të paktën, për aq sa ato çështje që trajtohen janë   shqyrtuar edhe në rastet gjyqësore të Strasburgut.   4. Vlerësimi i çështjeve të ndryshme të trajtuara së fundi, më kanë cuar në   përfundimin se Neni 6 §§ 1 dhe 3(d) nuk janë shkelur në çështjen në fjalë. Sigurisht do të   ishte e pëlqyeshme që Gjykata e Apelit apo gjyqtari-hetues t’i kishin pyetur dëshmitarët   në prani të avokatit apo të Prokurorit të Përgjithshëm, duke i dhënë mundësi të pandehurit   ta ndiqte këtë proçess në një dhomë të veçantë. Nga dosja e çështjes unë nuk mund ta   kuptoj nëse një mundësi e tillë u mor parasysh nga Gjykata. Duke supozuar se po, dhe   duke patur parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e çështjes, mendoj se e drejta e   mbrojtjes për të pyetur dëshmitarët nuk kufizohej deri në atë masë sa mbrojtjes të mos i   jepej një mundësi e përshtatshme për të kundërshtuar dhe pyetur dëshmitarët, sic   parashikohet nga Neni 6 §§ 1 dhe 3(d) (shiko Lüdi kundër Zvicrës, vendim i 15 Qershorit   1992, Seria A nr. 238, p. 21, § 47). Për këtë arsye mendoj se proçesi gjyqësor ishte i   drejtë, duke marrë parasysh edhe elementët kompensues të procedurës të vendosura nga   Gjykata e Apelit dhe të ndjekura nga gjyqtari-hetues. Duke arritur në këtë përfudnim, unë   do të vija në dukje aspektet e mëposhtme:   (a)   Dëshmitarët anonimë nuk u pyetën vetëm nga organi akuzues, por edhe   nga një gjyqtar i pavarur dhe i paanshëm, që duke gjykuar nga raporti i tij   zyrtar për vlerësimet e tij, të paraqitur përpara Gjykatës së Apelit, u tregua   shumë i kujdesshëm për të kompensuar mbrojtjen per shkak të mangësisë   që vinte si rezultat i mos ballafaqimit të palëve. Ankuesit dhe avokati i   tyre mund të dëgjonin pyetjet e drejtuara nga gjyqtari-hetues dhe të bënin   edhe vetë pyetje. Në këtë drejtim, sic u vu në dukje edhe nga Komisioni,   çështja në fjalë ndryshon nga çështjet Kostovski (Kostovski kundër   Hollandës, vendim i 20 Nëntorit 1989, Seria A nr. 166, p. 20, § 42),   Windisch (Windisch kuncër Austrisë, vendim i i 27 Shtatorit 1990, Seria   A nr. 186, p. 10, § 27), Lüdi (loc. Cit., p. 21, § 49), dhe Saïdi (Saïdi   kundër Francës, vendim i 20 Shtatorit 1993, Seria A nr. 261-C, pp. 56-57,   § 44). Gjykata në çështjen Doorson, e pranoi një praktikë e tillë, si në   çështjen në fjalë, pra ku dëshmitarët pyeten nga gjyqtari-hetues dhe jo nga   vetë trupi gjykues në një proçes gjyqësor, si në përputhje me Konventën   (loc. Cit., p. 471, të tilla 73).   (b)   Gjykata e Apelit paraqiti motive për t’ja deleguar gjyqtarit-hetues të   drejtën e pyetjes së dëshmitarëve. Pesha që pakica e Komisionit i dha   faktit që Gjykata e Apelit, duke qënë gjykatë sipas kuptimit të ligjit, nuk e   përdori mundësinë për ta verifikuar vetë besueshmërinë e dëshmitarëve,   sipas mendimit tim, nuk është përcaktuese; nuk ka asnjë motiv përse   gjykata nuk mund të bazohej për këtë, në gjykimin e një gjyqtari-hetues   njëlloj të pavarur dhe të paanshëm. Në lidhje me këtë, ka gjithashtu   rëndësi që proçesi i pyetjeve përpara gjyqtarit-hetues nuk u zhvillua në një   fazë para gjyqësore por gjatë një pezullimi të proçesit gjyqësor përpara   Gjykatës së Apelit dhe në zbatim të një urdhri të Gjykatës së Apelit; ai     ishte pjesë e proçesit. Në çështjen Kostovski, në të cilën Gjykjata theksoi   rëndësinë e mundësisë që ka gjyqtari i proçesit për të vëzhguar   dëshmitarët, vetëm njëri nga dëshmitarët u pyet nga gjyqtari, dëshmitar i   cili megjithatë, nuk kishte dijeni për identitetin e personit në fjalë. (loc.   Cit., p. 21, të tilla 43).   (c)   Deklaratat e bëra përpara gjyqtarit-hetues ishin eklarata të dëshmitarëve të   cilët ishin identifikuar nga gjyqtari –hetues ne momenitn e duhur, si   oficerë policie që kishin kryer betimin dhe që ishin të autorizuar për të   kryer detyrën e ndjekjes së veprave penale dhe të veshur me kompetenca   hetimore, dhe ishin nën betim për çdo deklaratë të bërë në lidhje me këtë   (shiko vendimin Lüdi, p. 21, § 49).   (d)   (e)   Gjyqtari-hetues, e cili i kishte vëzhguar dëshmitarët gjatë proçesit të   pyetjeve, dha një opinion të arsyetuar mbi besueshmërinë e tyre; kjo kishte   si qëllim edhe të kompensonte mbrojtjen për pamundësinë e saj për   informacionin pamor, që do t’i lejonte atë të kontrollonte besueshmërinë e   dëshmitarëve (shiko vendimin Windisch, pp. 10-11, §§ 28-29).   Gjyqtari-hetues dha një mendim të arsyetuar nëse dëshira e oficerëve të   policisë për të mbetur anonimë ishte e bazuar; këto arsye u vlerësuan si të   bazuara nga Gjykata e Apelit, në bazë të fakteve të paraqitura në vendimin   e saj. Mendimi i tyre i përbashkët ishte se akuzat dhe ngjarjet ishin të tilla,   saqë frika për ndëshkime te dhunshme që nuk ishte krejtësisht e pabazuar,   nuk mund të gjykohej e pamotivuar. Neni 6 nuk garanton një të drejtë të   pakufizuar për të pyetur dëshmitarët. Është e nevojshme jo vetëm të njihen   kompetencat e gjykatave të brendshme për të ruajtur përputhjen me   kushtet e administrimit të duhur të drejtësisë, por edhe të baraspeshohen   interesat e mbrojtjes në bazë të Nenit 6 me ato të dëshmitarëve të mbrojtur   nga dispozita të tjera thelbësore të Konventës (shiko vendimin Doorson, p.   470, § 70). Megjithëse ne vendimin Lüdi (loc.cit., p. 21, § 49) Gjykata e   vlerësoi interesin e autoriteteve të policisë për të ruajtur anonimatin e   agjentëve të saj, si të “ligjshëm”, në këtë çështje duhej t’i jepet peshë më e   madhe, sic u bë nga Gjykata e Apelit, interesave të agjentëve për   mbrojtjen e jetës së tyre dhe sigurisë së familjeve të tyre (Nenet 2, 3, 5 dhe   të Konventës).   (f)   Mbrojtjes ju dhanë mundësi të gjëra për të dëgjuar dhe pyetur dëshmitarët,   dhe për të bërë komente mbi regjistrimin e përgjigjes së tyre, dhe në fakt   ajo e përdori gjerësisht këtë mundësi; mangësitë teknike të pretenduara   ishin të papërshtatshme dhe mund të shmangeshin, por duke patur   parasysh kohën e gjatë të zhvillimit të proçesit dhe mënyrën e hollësishme   të regjistrimit të thënieve, këto mangësi nuk ishin të tilla sa ta pengonin   mbrojtjen në një mënyrë përcaktuese.     (g)   (h)   Gjykata e Apelit nuk e përjashtoi menjëherë mundësinë e bërjes së   pyetjeve shtesë dëshmitarëve në proçes gjyqësor, por mendonte se   mbrojtja nuk e kishte mbështetur në mënyrë të mjaftueshme dëshirën e saj   për ta bërë një gjë të tillë. Për më tepër, mbrojtjes iu ofrua mundësia për t’i   kundërshtuar thëniet dhe përdorimin e tyre si provë në seancë të hapur   gjyqësore përpara Gjykatës së Apelit.   Vendimet për shpalljen fajtor nuk bazoheshin vetëm në thëniet e   dëshmmitarëve anonimë. Megjithëse ato përbënin pa dyshim thelbin e   provave, ekzistonin edhe thënie të tjera të dëshmitarëve të identifikuar,   ekzistoni disa prova teknike, si dhe disa regjistrime të bisedave telefonike.   Gjithashtu, në lidhje me këtë, Gjykata duhet ta pranojë se “si rregull i   përgjithshëm i përket gjykatave të brendshme të gjykojnë provat e   paraqitura përpara tyre”.   Në vendimin Doorson, në të cilin u zhvillua dhe u zbatua kriteri i “masës   përcaktuese” (loc. Cit., p. 472, § 76), Gjykata vleresoi se ky kriter ishte përmbushur në   atë rast kur vendimi për shpallje fajtor ishte bazuar, përveç thënieve të dëshmitarëve   anonimë, në një dëshmi të dhënë nga një dëshmitar i identifikuar përpara policisë, por të   tërhequr gjatë proçesit gjyqësor dhe nga një deshmi e një dëshmitari që ishte zhdukur   përpara se mbrojtja ta pyeste atë (loc.cit., p. 472, § 76, në lidhje me pp. 458-59, § 34).   Në lidhje me të gjitha këto aspekte të çështjes, unë arrita në përfundimin se   proçesi gjyqësor që çoi në shpalljen fajtorë të ankuesve ishte “i drejtë” sipas kuptimit të   Nenit 6 të Konventës siç është intepretuar ai në rastet gjyqësore të mëparshme të   Gjykatës.   Duke dhënë përfundimin tim, dëshiroj, me respektin e duhur, të jap vërejtjet e   mëposhtme në lidhje me arsyetimin në të cilin shumica bazon përfundimet e saj.   5.   Ashtu si edhe shumica, dhe në përputhje me rastet gjyqësore të Gjykatës, do të   marr si pikënisje atë provë që normalisht duhet të paraqitet në një proçes gjyqësor publik.   Për këtë arsye, unë e vlerësoj si absurditet që pyetja e oficerëve të policisë në proçes   gjyqësor përpara Gjykatës së Apelit, të maskuar po të ishte e nevojshme për të ruajtur   anonimatin, do të ishte e preferueshme. Megjithatë, gjithashtu marr parasysh mendimin e   Gjykatës së Apelit që kjo do të ishte shumë e rrezikshme, për arsye se nuk përjashtohej   zbulimi i identitetit të dëshmitarëve. Do të preferoja të bëhej kjo gjë, nëse Gjykata e   Apelit do të paraqiste argumenta konkrete për këtë mendim, por nga ana tjetër, unë nuk   jam ekspert – ashtu si, supozoj, kolegët e mi të Gjykatës - për të gjykuar nëse frika e saj   ishte e justifikuar apo jo. Gjithshtu, dikush mund të çuditet nëse mbrojtja do të ishte në   një pozitë më të mirë po të vëzhgonte sjelljen e dëshmitarëve dhe të kontrollonte   besueshmërinë e tyre, nëse ata do të paraqiteshin të maskuar, duke patur parsysh se një   maskim mund te fshihte në thelb edhe tingujt dhe tonin e zërit, si dhe gjestet e personit në   fjalë. Në përgjithësi, gjykata e brendshme mund të vlerësohet në një pozitë më të   favorshme për të gjykuar një çështje të tille të ndërlikuar faktike, se Gjykata jonë, e cila   duhet ta zëvendësojë vendimin e gjykatës së brendshme me të sajin, vetëm në qoftë se     vendimi i gjykatës së brendshme është i paarsyeshëm. Nga formulimi i vendimit   Doorson, është e qartë së në atë çështjë Gjykata e pranoi këtë përgjegjësi thelbësore të   gjykatës së brendshme.   6.   Fakti që oficerët e policisë, u ndodhë nën zjarrin e ankuesve gjatë ndjekjes, nuk   do të thotë se në një fazë të mëvonshme, gjatë ose pas proçesit, jeta e tyre dhe siguria e   tyre dhe/ose e familjeve të tyre nuk ishte në rrezik. Megjithatë, nga të dyja këto   këndvështrime, autoriteteve kombëtare – në rastin në fjalë gjykatave kombëtare – duhet   t’ju lihet një farë lirie veprimi për të baraspeshuar interesat e mbrojtjes me ato të   dëshmitarëve (shiko vendimin Doorson, p. 470, § 70, kur u u vu në zbatim një test i   arsyeshmërisë). Sipas mendimit tim, Gjykata e Apelit nuk e ka kapërcyer kufirin duke   vlerësuar se rreziku i zbulimit të identitetit të dëshmitarëve ishte i pranishëm dhe frika e   tyre për jetën e tyre dhe sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre ishte e justifikueshme,   duke patur parasysh seriozitetin e krimeve të kryera dhe dhunën e përdorur.   Unë nuk jam dakord me shumicën, se Gjykata e Apelit nuk bëri asnjë përpjekje   reale për të vlerësuar kërcënimet për ndëshkime. Gjykata e Apelit kishte në dispozicion   të saj raportin e vlerësimeve të gjyqtarit-hetues, në të cilin ky i fundit kishte pasqyruar jo   vetëm thëniet e dhëna nga oficerët e policisë – të cilat në disa raste mbështeteshin edhe në   përvojën e mëparshme (paragrfet 17 dhe 21 të vendimit) – por edhe vlerësimin e tij, të   bazuar në seriozitetin e krimeve dhe dhunën e përdorur nga autorët. Duke parë këto   mendime të arsyetuara të gjyqtarit-hetues dhe Gjykatës së Apelit, ku mendimet e kësaj të   fundit u rishikuan edhe nga Gjykata Supreme, Qeverisë nuk ju kërkua asnjë shpjegim, siç   e pranon edhe shumica (shiko paragrafin 60 të vendimit); dhe sipas mendimit tim Qeveria   nuk ishte as në një pozicion të tillë për ta bërë këtë gjë.   Në vendimin Doorson, (loc.cit., pp. 470-471, pa marrë parasysh nevojën për 71)   Gjykata vlerësoi se nuk ishte e nevojshme që vendimi për të ruajtur anonimatin e   dëshmitarëve të ishte i arsyeshem, në rast të një kanosje aktuale kundër tyre dhe që   përvoja e mëparshme mund të ishte e rëndësishme. Ne çështjen në fjalë duhet të merret   parasysh fakti që disa nga dëshmitarët ishin plagosur gjatë ndjekjes së grabitësve. Edhe   duke marrë parsysh pikëpamjen se profesioni i oficerit të policisë nënkupton një farë   rreziku, kjo nuk do të thotë se ai duhet të marrë përsipër rreziqe të panevojshme dhe   sigurisht që nuk do të thotë se jeta dhe siguria e familjeve të tyre meritojnë më pak   mbrojtje se ajo e personave të tjerë. “Detyrimi i përgjithshëm për bindje ndaj organeve   ekzekutive të Shtetit” (shiko paragrafin 55 të vendimit), që duhet të kenë policët nuk   nënkupton se jeta dhe siguria e tyre dhe e familjeve të tyre duhet të jetë më pak e   mbrojtura. Për këtë arsye nuk jam dakord me shumicën mbi faktin që, për arsyen e vetme   se në çështjen në fjalë janë përfshirë pjesëtarët e forcave të policisë, çështja duhet të   dallohet nga ajo Doorson për aq sa ka të bëjë me baraspeshimin e interesave të mbrojtjes   me ato të dëshmitarëve në fjalë.   Fakti që Z. Engelen, i cili fillimisht kishte bërë një deklaratë që i fajësonte të   pandehurit, nuk i ishte dhënë anonimati nga policia dhe nuk kishte pësuar asnjë dëm nga   ankuesit, nuk është përcaktues. Policia në këtë rast mund të ketë bërë një gabim duke     zbuluar identitetin e tij, por në çdo çështje tjetër të mevonshme, ngjarjet nuk   zhvleftësojne automatikisht dhe në mënyrë prapavepruese një gjykim të arsyeshëm të   frikës.   7. Unë nuk e kuptoj se përse policët duhet të jenë të detyruar të dëshmojnë në seancë   të hapur gjyqësore (shiko paragrafin 56 të vendimit), duke qënë se kjo është një detyrë   civile e parashikuar me ligj. Madje, edhe sikur dikush të jetë dakord se përdorimi i   policëve si dëshmitarë anonimë, “duhet të kufizohet vetëm në rrethana të   jashtëzakonshme” (ibid.,), nga ana tjetër mund të thuhet se anonimati i tyre duhet të hasë   më pak kundërshtime nga ana e mbrojtjes, për arsye se dëshmitë e tyre janë thënie   profesionistësh që jepen nën betim, dhe se identiti dhe kompetencat hetimore që ata kanë   mund të kontrollohen me lehtësi nga gjyqtari-hetues.   8. Shumica, gjithashtu trajton çështjen nëse “nevojat e funksionimit” përbëjnë   justifikim të mjaftueshëm për të ruajtur anonimatin e oficerëve të policisë. Në këtë rast do   t’i referoheni Memorandumit Shpjegues të Ligjit të 11 Nëntorit 1993, në të cilin Qeveria   Hollandeze jep mendimin e saj se interesat mund të ruhen duke vendosur kufizime më   pak ekstreme mbi të drejtat e mbrojtjes. Megjithatë, sipas mendimit tim, ky problem ka   pak rëndësi për çështjen në fjalë, duke qënë së gjykata e Apelit në vendimin e saj deklaroi   se, nga argumentat e paraqitura nga dëshmitarët për ruajtjen e anonimatit të tyre, ajo e   vlerësoi “përcaktues” argumentin që kishte të bënte me sigurinë personale të këtyre   dëshmitarëve dhe familjeve të tyre (shiko pargrafin 26 të vendimit).   9. Nuk mund të mohohet – dhe në të vërtetë nuk është mohuar – se mundësia e   mbrojtjes për të pyetur dëshmitarët nuk ishte e pakufizuar. Dhe as në situata normale, kur   identiteti i dëshmitarëve është i njohur, ajo nuk është e pakufizuar. Fakti që disa pyetjeve   nuk iu dhanë përgjigje nga dëshmitarët dhe fakti që ky veprim u pranua nga gjyqtari-   hetues, mund të jetë i hapur për diskutime, por ka shumë mundësi që kjo të ndodhte edhe   sikur dëshmitarët të ishin pyetur në seancë të hapur gjyqësore, por të maskuar. Për këtë   aryse, mund të lindë pyetja nëse ishte e domosdoshme dhe në përpjestim që të refuzohej   përgjigja ndaj disa pyetjeve të bëra nga mbrojtja me qëllim që të mbrohej anonimati i   dëshmitarëve dhe fshehtësia e taktikave të policisë. Megjithatë, kësaj pyetjeje duhet t’i   japë përgjigje në radhë të parë gjykata e brendshme kompetente, dhe realisht asaj iu dha   përgjigje pozitive nga gjyqtari-hetues dhe, edhe kur pas vendimit ajo u kundërshtua nga   mbrojtja përpara Gjykatës së Apelit, edhe kjo e fundit dha të njëjtën përgjigje. Në   përgjithësi, sipas mendimit tim, as kufizimet e kërkuara nga situata dhe as ato të pranuara   nga gjyqtari-hetues ishin të tilla sa të justifikonin intepretimin që nuk ekzistonte   “mundësia e përshtatshme për të pyetur dëshmitarët” sic kërkohej nga Gjykata në   vendimin Kostovski. (loc., cit., p. 20, § 41). Pra, mangësitë me të cilat u përball mbrojtja   gjatë punës së saj, ishin baraspeshuar mjaftueshmërisht nga procedurat e ndjekura nga   autoritetet gjyqësore (shiko vendimin Kostovski, p. 21, § 43, dhe vendimin Doorson, p.   472, § 76).   10. Si përfundim, megjithëse thëniet e dëshmitarëve anonimë përbënin një pjesë   thelbësore të provave, nuk mund të thuhet se vendimet për shpalljen fajtorë të ankuesve   bazoheshin vetëm në këto dëshmi. Nëse këto vendime janë bazuar në këto thënie “në një     masë përcaktuese”, sic pretendon shumica (paragrafi 63 i vendimit), kjo është vështirë të   thuhet. Unë mbështes mendimin e shprehur nga Përfaqësuesi i Komisionit në proçesin   përpara Gjykatës, që ky kriter i përcaktuar në vendimin Doorson (p. 472, § 76), është i   vështirë për t’u zbatuar, sepse nëse dëshmia e dëshmitarëve anonimë përdoret nga gjykata   si provë, kjo do të ndodhë sepse gjykata e vlerëson atë si pjesë “përcaktuese” të kësaj   prove, duke e bërë provën të plotë ose të paktën të mjaftueshme. Edhe në këtë rast duhet   të mbizotërojë interpretimi i Gjykatës se “si rregull i përgjithshëm i përket gjykatave të   brendshme të vlerësojnë provat e paraqitura përpara tyre” (pargrafi 50 i vendimit në   fjalë). Për më tepër, sic është thënë dhe më lart (shiko paragrafin 3(h) më lart), në lidhje   me këtë, faktet e çështjes nuk duket se ndryshojnë thelbësisht nga ato të çështjes   Doorson.   18

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 24.07.2026. · Źródło