24760/94

WyrokETPCz1998-10-28ECLI:CE:ECHR:1998:1028JUD002476094

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy brak skutecznego dochodzenia w sprawie zarzutów złego traktowania przez policję naruszył art. 13 Konwencji w związku z art. 3? Czy aresztowanie i warunki detencji skarżącego naruszyły art. 5 ust. 1, 3 i 4 Konwencji? Czy skarżący byli poddawani presji w związku ze złożeniem skargi do Komisji, naruszając art. 25 Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że choć nie był w stanie ustalić, czy doszło do złego traktowania przez policję (art. 3), to jednak brak skutecznego i niezależnego dochodzenia w tej sprawie oraz brak możliwości odwołania od decyzji o odmowie wszczęcia postępowania karnego stanowiły naruszenie art. 13 w związku z art. 3. W odniesieniu do aresztowania, Trybunał stwierdził, że prokurator, który decydował o aresztowaniu, nie był wystarczająco niezależny, co naruszyło art. 5 ust. 3. Ponadto, dwuletni okres aresztowania, w tym roczny okres bez żadnych działań śledczych, był zbyt długi i nieuzasadniony, co również naruszyło art. 5 ust. 3. Brak możliwości zaskarżenia legalności aresztowania przed sądem w krótkim terminie naruszył art. 5 ust. 4. Wreszcie, przesłuchania skarżących przez władze krajowe w związku z ich skargą do Komisji, zwłaszcza w kontekście zarzutów przeciwko tym samym władzom i detencji pierwszego skarżącego, stanowiły nieuzasadnioną presję i próbę zniechęcenia do kontynuowania skargi, co naruszyło art. 25.
Stan faktyczny
Skarżący, Anton Assenov, Fidanka Ivanova i Stefan Ivanov, to romska rodzina z Bułgarii. We wrześniu 1992 r. Anton Assenov i jego matka Fidanka Ivanova twierdzili, że zostali pobici przez policję. Złożona skarga doprowadziła do dochodzenia, które zostało umorzone, przyjmując wersję policji. W 1994 i 1995 r. Anton Assenov został aresztowany i oskarżony o kradzieże, przetrzymywany w areszcie przez około dwa lata, w tym przez rok bez aktywnych działań śledczych. Skarżący skarżyli się na warunki detencji, brak możliwości zaskarżenia aresztowania oraz na to, że byli przesłuchiwani przez władze krajowe w związku ze złożeniem skargi do Komisji Europejskiej Praw Człowieka.
Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdza brak naruszenia art. 3 Konwencji w odniesieniu do wydarzeń z 1992 r. (8 głosów do 1). Stwierdza brak naruszenia art. 6 ust. 1 Konwencji (jednogłośnie). Stwierdza naruszenie art. 13 Konwencji w związku z art. 3 (jednogłośnie). Stwierdza brak naruszenia art. 3 Konwencji w odniesieniu do wydarzeń z 1995 r. (8 głosów do 1). Stwierdza brak naruszenia art. 5 ust. 1 Konwencji (jednogłośnie). Stwierdza naruszenie art. 5 ust. 3 Konwencji (jednogłośnie). Stwierdza naruszenie art. 5 ust. 4 Konwencji (jednogłośnie). Stwierdza naruszenie art. 25 Konwencji (jednogłośnie). Zasądza zadośćuczynienie pieniężne.

Pełny tekst orzeczenia

ÇESHTJA ASSENOV kundër BULLGARISE - Pretendimi për keq-trajtim të   bërë nga policia si dhe gjatë periudhës së paraburgimit. (Kodi i Proçedurës   Civile, Neni 182 (d), Kodi i Proçedurës Penale)   I . RRETHANAT E ÇËSHTJES   A. Faktet kryesore   1. Kërkuesit, Z. Anton Assenov, Znj. Fidanka Ivanova and Z. Stefan Ivanov ishin   një familje cigane me shtetësi bullgare. Kërkesat e tyre lidheshin pothuajse tërësisht   me ndalimin e Antony Assenovit, kërkuesit të parë.   2. Më 19 shtator 1992, ndërkohë që po luante kumar në sheshin e qytetit   Shoumen, Z. Assenov u kap nga një polic dhe u shoqërua në stacionin më të afërt të   autobuzit. Ai u lëshua më vonë. Më 21 shtator kërkuesi bëri një vizitë mjeksore dhe i   spjegoi mjekut se ai dhe e ëma, që është edhe kërkuesja e dytë, ishin keqtrajtuar nga   tre policë. Mjeku lëshoi disa certifikata mjeksore në të cilat përshkrunte në mënyrë të   hollësishme dëmtimet që kishin përsuar të dy kërkuesit. Mjeku arrinte në përfundimin   se dëmtimet ishin shkaktuar nga nga rrahjet që policët u kishin bërë kërkuesve me   shkopinj. Kërkuesit bënë një ankim në stacionin lokal të policisë në lidhje me këtë   keqtrajtim të policisë. Nisur nga ky ankim filloi një hetim nga një zyrtar i policisë   lokale, hetim i cili arriti në përfundimin se nuk kishte prova se policët i kishin rrahur   kërkuesit dhe se për këtë arsye nuk mund të ngriheshin akuza penale kundër tyre.   Zyrtari i policisë pranoi versionin e policëve në lidhje me ngjarjen, sipas së cilit babai   i kërkuesit të parë e kishte rrahur atë dhe jo policët. Kërkuesit e apeluan këtë vendim   po pa patur sukses.   3. Më 1994 dhe 1995 autoritetet e prokurorisë së Shoumen-it hapën një sërë   hetimesh paraprake dhe procedimesh penale në lidhje me rastet që kishin të bënin me   vjedhje dhe mbajtje rob të personave. Kërkuesi i parë i rastit në fjalë u arrestuar dhe   u ngarkua me përgjegjësi penale për një numër veprash penale që kishin të bënin me   vjedhje peliçesh, televizorësh dhe sendesh të tjera. Hetuesi që merrej me dosjen e tij   vendosi që ta ndalojë Z. Assenov. Hetimi vazhdoi dhe u bënë edhe pyetje dëshmitarësh   si dhe kontrolle të indentitetit dhe të përsonalitetit të kërkuesit. Megjithatë dukej se   nuk kishte më arsye për të vazhduar hetimet sepse që pas shtatorit 1995 nuk kishte   patur më mbledhje provash. Kërkuesi i parë, avokati i tij, si dhe prindërit e tij   paraqitën përpara organeve të prokurorisë kërkesa të vazhdueshme për lirimin e Z.   Assenov. Kërkesat parashtronin pretendime të gjendjes shëndetësore të Z. Assenov   dhe sidomos të gjendjes së zemrës së tij. Kërkuesi i parë u vizitua në burg nga disa   mjekë të cilët arritën në përfundimin se ai nuk vuante nga zemra. Në tej kërkuesi i   parë u ankua, ndër të tjera, që ka patur një persekutim kundër tij për shkak se ai   kishte bërë kërkesë pranë Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut në lidhje me   incidentin e parë. Kërkesat për lirim ishin refuzuar që të gjitha megjithëse Z. Assenov   ishte transferuar nga një stacion policie në një qendër riedukimi për të miturit.   Kërkuesi i parë ankohej në vazhdim në lidhje me kushtet në të cilat ai ishte mbajtur   gjatë qëndrimit të tij në burg dhe në veçanti në lidhje me mungesën e lehtësive për   ushtrimin e besimit të vet dhe për përmasat dhe kushtet e qelisë së tij.   B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut.   4. Kërkuesi i paraqiti një kërkesë pranë Komisionit Europian të të Drejtave të   Njeriut duke pretenduar për secilin prej rasteve shkelje të nenit 3 dhe, në lidhje me   ngjarjet e vitit 1992 shkelje të neneve 3, 6 dhe 13 të Konventës, kurse në lidhje me   ngjarjet e vitit 1995 shkelje të nenit 5 të Konventës.   5. Komisioni arriti në përfundimin se në asnjërin prej rasteve nuk ka patur   shkelje të nenit 3 të Konventës dhe të nenit 6 në lidhje me ngjarjet e vitit 1992.   Megjithatë ai shprehu mendimin se ka patur shkelje të nenit 3 në bashkëpunim me   nenin 13 të Konventës në lidhje me ngjarjet e vitit 1992 dhe shkelje të nenit 5 të   Konventës në lidhje me ngjarjet e vitit 1995.   II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË GJYKATËS   A. NË LIDHJE ME NGJARJET MË, DHE PAS 19 SHTATORIT 1992   a. Prapësimet paraprake   6. Qeveria ngrinte pretendimin se kërkuesit nuk kishin shterrur të gjitha mjetet të   brendshme ligjore për të rivënë në vend të drejtën e shkelur të tij me anë të padisë   civile për shpërblimin e dëmit që ai ka pësuar. Qeveria mendon gjithashtu se ka patur   abuzim të procesit nga ana e kërkuesit.   7. Gjykata në lidhje me këtë pikë mendon se kërkuesi, duke qënë se ka ezauruar të   gjitha rrugët e mundshme në sistemin penal të drejtësisë dhe pa arritur në ndjekjen   penale të oficerëve të policisë që pretendon ta kenë keqtrajtuar atë, nuk ka kërkuar të   rivërë në vend gjendjen e tij me anë të një padie civile për shpërblim dëmi. Për këtë   arsye sipas Gjykatës nuk ka kuptim që të pranohet prapësimi i ngritur nga ana e   Qeverisë. (me unanimitet) Gjykata githashtu hodhi poshtë edhe pretendimin tjetër   paraprak të qeverisë për abuzim të procesit pasi përpara saj nuk u paraqitën prova që   të vërtetonin abuzim të së drejtës së ankesës nga ana e kërkuesit. (me unanimitet)   b. Në lidhje me thelbin e çështjes.   1. Në lidhje me nenin 3 të Konventës   8. Është e pamundur për Gjykatën që në bazë të provave që i janë servirur asaj, të   konstatojë në se dëmet kërkuesit i janë shkaktuar nga ana e policisë apo jo. Fakti që   incidenti kishte ndodhur më shumë se dy vjet e gjysëm më parë ishte e pamundur që   të vlerësohej nëse ishte kërkuesi apo ishin policët që tregonin të vërtetën. Nga ana   tjetër edhe raporti mjeksor ndihmonte pak për shkak se ai ishte lëshuar dy ditë pas   incidentit.   Për pasojë është të pamundur për Gjykatës në konstatojë shkelje në lidhje me   pretendimin e keq-trajtimeve nga ana e policisë (tetë vota kundër një).   2. Në lidhje me nenin 6 § 1 të Konventës   9. Kërkuesi pretendoi se çdo padi civile e bërë nga ana e tij në lidhje me   keqtrajtimin e pretenduar nga ana e policisë do të kishte qënë deklaruar e   papranueshme në përputhje me Nenin 182 (d) të Kodit të Proçedurës Civile -   megjithatë jurisprudenca që iu servir Gjykatës nxirrte në pah që gjykatat civile nuk   janë të lidhura nga vendimi i autoriteteve të prokurorisë për të mbyllur hetimin penal.   Nga ana tjetër kërkuesit pretendonin se kishte shkelje në lidhje me mënyrën se si   autoritetet e prokurorisë i kishin trajtuar kallëzimet e tyre. Në lidhje me këtë çështje   Gjykata është e mendimit se këto procedura nuk kishin të bënin as me përcaktimin e   të drejtave me karakter civil të kërkuesit dhe as me akuzë penale kundër tyre dhe   prandaj nuk hyjnë në fushën e zbatimit të nenit 6. Si përfundim Gjykata vendosi që   nuk kemi të bëjmë me shkelje të nenit 6 të Konventës (me unanimitet).   3. Në lidhje me nenin 13 të Konventës   10. Në rastet kur një individ ngre një pretendim të argumentuar se ka qënë keq-   trajtuar dhe se për këtë fakt kemi të bëjmë me shkelje të Nenit 3, përveç hetimit të   hollësishëm dhe efektiv të kërkuar gjithashtu nga Neni 3, hyn në lojë edhe nocioni i   mjetit efektiv, si mundësi efektive e ankuesit për të përfituar nga proçedurat hetimore   dhe të arrijë që të ketë edhe pagimin e kompensimit në rastet kur ky mendohet si i   përshtatshëm.   Pra dispozita e nenit 3 të Konventës e interpretuar së bashku me Nenin 13 kërkon   për pasojë që duhet të ketë një hetim zyrtar efektiv.   11. Kërkuesi nuk kishte patur mundësinë e një ankimi efektiv sipas kuptimit të   nenit 13 të Konventës në lidhje me pretendimet e tij qoftë me karakter penal qoftë me   karakter civil kundër policisë. Një sërë faktorësh, ndërmjet të cilëve mungesa e një   mundësie apelimi ndaj refuzimit për të filluar ndjekjen penale kundër oficerëve të   policisë dhe mungesa e një hetimi të pavarur në lidhje me ankimet e kërkuesve, bëjnë   që të arrihet në një përfundim të tillë. Mundësia e një ankimi me karakter civil për   shkaktim dëmi do të kishte qënë sidoqoftë një mundësi e papërshtatshme për shkak se   në vetvete nuk do të mund të kishte shmangur shkeljen e pretenduar të nenit 3 të   Konventës.   Si përfundim gjykata arrin të konstatojë se ka patur shkelje të bazuar në mos   kryerjen e një hetimi zyrtar efektiv (me unanimitet).   B. NË LIDHJE ME NGJARJET MË, DHE PAS KORRIKUT 1995   a. Prapësimet paraprake   12. Qeveria ngrinte edhe njëherë pretendimin se kërkuesit nuk kishin shterrur të   gjitha mjetet të brendshme ligjore për të rivënë në vend të drejtën e shkelur të tij.   Përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut u vërtetua se kërkuesi u kishte   bërë autoriteteve të ndjekjes penale dhe Gjykatës së Rrethit të Shoumen-it disa   kërkesa për ta liruar. Pra si përfundim prapësimi i ngritur nga ana e qeverisë nuk u   pranua (me unanimitet).   b. Në lidhje me themelin e çështjes   1. Në lidhje me nenin 3 të Konventës   13. Gjykata mund të marrë në shqyrtim nën dritën e Nenit 3 kërkesat e bëra në   lidhje me kushtet e ndalimit të ngritura në përputhje me Nenin 5 § 1 - dhe në këtë plan   kushtet duhen marrë në konsideratë prej saj si një tërësi. Kjo konsideratë nuk arriti në   konkluzionin se kushtet ishin aq të këqia sa të binin në nivelin e zbatimit të Nenit 3.   Për këtë arsye Gjykata është e mendimit që nuk kemi të bëjmë me shkelje të nenit   të Konventës (tetë vota kundër një).   2. Në lidhje me Nenin 5 § 1 të Konventës   14. Kërkuesi ishte ndaluar për shkak të një dyshimi për kryerjen e një vepre   penale, dyshin i cili u vlerësua si i arsyeshëm. Për këtë arsye nuk pati prova të një   ndalimi të paligjshëm sipas së drejtës bullgare. Kjo e fundit e parashikonte plotësisht   ndalimin për veprat për të cilat Z. Assenov akuzohej. Mbështetur në këto rrethana   Gjykata arriti në përfundimin se nuk ka shkelje (me unanimitet).   3. Në lidhje me Nenin 5 § 3 të Konventës   15. Në lidhje me aspektin e parë të paragrafit 3 të nenit 5 të Konventës që   parashikon të drejtën për tu çuar menjëherë përpara një gjykatësi ose «një magjistrati   tjetër» Gjykata konstaton se kërkuesi ishte çuar përpara një hetuesi, vendimet e të cilit   do të mund të anulloheshin nga një prokuror, i cili nuk është mjaftueshmërisht i   pavarur. Ky fakt i fundit, sipas mendimit të Gjykatës, bën që kjo të vendosë për një   shkelje në këtë rast të nenit 5 § 3 të Konventës (me unanimitet).   16. Në lidhje me aspektin e dytë të paragrafit 3 të nenit 5, pra të drejtën e kërkuesit   për t'ju drejtuar gjykatës brenda një afati të arsyeshëm ose për tu gjykuar në gjendje të   lirë, vihet re se kërkuesi ishte mbajtur në gjendje paraburgimi për një periudhë prej   afro dy vjetësh. Autoritetet shtetërore nuk provuan nga ana tjetër që të ekzisonte një   frikë për kryerjen e përsëritur nga ana e kërkuesit të veprave penale. Doli në pah se   për rreth një vit, nga shtatori 1995 deri në shtator 1996, asnjë veprim nuk ishte marrë   në lidhje me hetimin, gjë që të çon në arsyetimin se autoritetet shtetërore nuk kishin   vepruar me devotshmërinë e duhur. Prandaj edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të   Njeriut arriti në përfundimin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 5 § 3 (me   unanimitet).   4. Në lidhje me Nenin 5 § 4 të Konventës   Në lidhje me nenin 5 § 4 të Konventës vihet re se kërkuesi, përveçse në një rast,   nuk kishte qënë në gjendje që, përpara një gjykate, të pretendonte ligjshmërinë e   paraburgimit të tij. Edhe në këtë rast nuk kishte patur vend një proçedurë me gojë para   gjykatës ku kërkuesi të mund të shprehte pretendimet e veta. Prandaj Gjykata arrin në   përfundimin se ka shkelje të nenit 5 § 4 të Konventës. Nga ana tjetër, në lidhje me   afatin i cili sipas Konventës duhet të jetë i shkurtër, shihet se Z. Assenov e ka patur   mundësinë të kontaktojë personalisht me një autoritet gjyqësor kompetent dhe të   pavarur, sipas kuptimit të Konventës, i cili të mund të vlerësonte apo rishikonte   ligjshmërinë e masës që ishte marrë ndaj tij vetëm më 6 shkurt 1997. Pra rreth 19   muaj pas ndalimit të tij.   5. Në lidhje me Nenin 25 § 1 të Konventës   Dy prej kërkuesve ishin pyetur nga ana e policisë ose e autoriteteve hetimore në   lidhje me kërkesat përpara Komisionit në mënyrë të tillë që t'i bënte ata që të mohonin   me anë të një deklarate me betim bërjen e çdo aplikimi. Nga ana tjetër aplikimet   përfshinin pretendime serioze në lidhje me keqtrajtime nga ana e të njejtave autoritete,   dhe gjatë periudhës së pyetjeve kërkuesi i parë ishte mbajtur në kushte ndalimi nën   kontrollin e autoriteteve të ndjekjes penale. Në të gjitha këto raste, pyetjet arrinin deri   në presione të papërshtatshme sa mund të vlerësoheshin si përpjekje për të frenuar ose   ndëshkuar mosheqjen dorë nga kërkesat. Gjykata për këto arsye arrin në përfundimin   se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 25 të Konventës.   I. Në lidhje me Nenin 50 të Konventës   A. Dëmet jo pasurore: shuma specifike e akorduar kërkuesit të parë   B. Kostot dhe shpenzimet: të akorduara plotësisht   Përfundimi: Shteti i paditur u urdhërua që tu paguante kërkuesve shumat e   parashikuara (me unanimitet).

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło