25336/04
WyrokETPCz2009-07-07ECLI:CE:ECHR:2009:0707JUD002533604
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
1. Czy nieodpowiednie leczenie medyczne skarżącego w więzieniu stanowiło nieludzkie lub poniżające traktowanie w rozumieniu art. 3 Konwencji? 2. Czy pozbawienie wolności skarżącego, wynikające z walidacji włoskiego wyroku w Albanii bez odpowiedniej podstawy prawnej, było zgodne z art. 5 ust. 1 Konwencji? 3. Czy opóźnienie w wykonaniu środka tymczasowego ETPCz, nakazującego przeniesienie skarżącego do szpitala cywilnego, stanowiło naruszenie art. 34 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że długotrwały brak odpowiedniego leczenia medycznego dla skarżącego cierpiącego na poważną chorobę, pomimo pogarszającego się stanu zdrowia i braku uzasadnienia ze strony rządu dla odmowy opieki medycznej w szpitalu cywilnym, wywołał u skarżącego silne poczucie niepewności i cierpienia fizycznego, co osiągnęło próg poniżającego traktowania w rozumieniu art. 3. W odniesieniu do art. 5 ust. 1, Trybunał stwierdził, że próba albańskiego Sądu Najwyższego znalezienia podstawy prawnej dla pozbawienia wolności skarżącego poprzez „importowanie” instrumentów prawa międzynarodowego, które nie weszły jeszcze w życie w Albanii, nie spełniała wymogu „legalności” pozbawienia wolności i konwersji zagranicznego wyroku. Wreszcie, 17-dniowe opóźnienie w wykonaniu środka tymczasowego ETPCz, nakazującego przeniesienie skarżącego do szpitala cywilnego, bez żadnych obiektywnych przeszkód, stanowiło naruszenie art. 34 Konwencji.Stan faktyczny
Arben Grori, obywatel Albanii, został skazany zaocznie we Włoszech na dożywocie za zabójstwo i nielegalne posiadanie broni, a w Albanii na 15 lat więzienia za międzynarodowy handel narkotykami. Został zatrzymany w Albanii, a albańskie sądy próbowały walidować włoski wyrok, mimo braku dwustronnej umowy międzynarodowej. Podczas pobytu w więzieniu skarżący cierpiał na stwardnienie rozsiane i otrzymywał nieodpowiednią opiekę medyczną, co doprowadziło do pogorszenia jego stanu zdrowia. ETPCz wydał środek tymczasowy na podstawie art. 39 Regulaminu, nakazujący przeniesienie go do szpitala cywilnego, jednak wykonanie tego środka zostało opóźnione o 17 dni.Rozstrzygnięcie
Stwierdza naruszenie art. 3 Konwencji. Stwierdza naruszenie art. 5 ust. 1 Konwencji. Stwierdza naruszenie art. 34 Konwencji. Nie uznaje za konieczne odrębne rozpatrywanie zarzutów dotyczących art. 6 ust. 1 Konwencji. Oddala pozostałe skargi. Zasądza skarżącemu 8 000 EUR tytułem szkody niemajątkowej oraz 7 000 EUR tytułem kosztów i wydatków.Pełny tekst orzeczenia
GRORI kundër SHQIPËRISË
(kërkesa nr. 25336/04)
7 korrik 2009
kjo çështje ka të bëjë me kushtet e trajtimit në burg të personave në situata specifike si dhe me bazën ligjore për paraburgimin gjatë një periudhe kohe të caktuar
I. Faktet kryesore
1. Kërkuesi, Arben Grori, është shtetas shqiptar i cili ka lindur në 1971. Në kohën e dhënies së vendimit ai mbahej në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri dhe vuate një dënim prej 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe një dënim me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, vepra penale të kryera në territorin italian.
2. Më 2 shkurt 2001, Gjykata e Apelit e Milanos e dënoi kërkuesin në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasje dhe me pesë vjet për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit. Megjithatë, ata nuk mund të kërkonin zbatimin e dënimit në Shqipëri, pasi në atë kohë asnjeri prej dy vendeve nuk ishte palë e ndonjë marrëveshje ndërkombëtare përkatëse.
3. Z. Grori u ndalua në Shqipëri, më 30 prill 2001 mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar në Itali më 16 shkurt 2001, për një akuzë tjetër, në lidhje me përfshirjen e tij të dyshuar në trafikun e drogës. Në të njëjtën ditë, Interpol Roma i kërkoi autoriteteve shqiptare të fillonin procedurën penale kundër kërkuesit për veprat penale të kryera në territorin italian. Në korrik 2002 Prokuroria shqiptare e akuzoi z. Grori me veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në 29 dhjetor 2003 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e shpalli atë fajtor, fajësi që mbeti në fuqi dhe në qershor 2006, Gjykata e Lartë e dënoi me 15 vjet burg.
4. Gjatë paraburgimit, në pritje të procedurës penale në Shqipëri për trafikimin e drogës në Itali, më 15 maj 2002 ndaj z. Grori u dha një vendim nga gjykatat shqiptare që urdhëronte arrestimin e tij në pritje të procedurës për vlefshmërinë e dënimit të dhënë në Itali për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
5. Z. Grori u ankua para gjykatave shqiptare se nuk kishte kërkesë për vlefshmërinë e dënimit në mungesë të dhënë në Itali bërë nga autoritetet italiane ndaj Ministrit shqiptar të Drejtësisë. Ai gjithashtu pohoi se nuk kishte pasur asnjë marrëveshje ndërkombëtare në fuqi midis dy vendeve në atë kohë për vlefshmërinë e një dënimi të tillë. Ai u mbështet edhe në faktin se ai nuk kishte dhënë pëlqimin e tij për vlefshmërinë siç kërkohet dhe nga Kodi i Procedurës Penale. Gjykatat shqiptare vendosën kundër tij, duke konkluduar se sipas rregullave e së drejtës penale ndërkombëtare, bashkëpunimi midis vendeve mund të ndodhë edhe në mungesë të traktateve dypalëshe, në bazë të vullnetit të mirë, rregullave të njohura përgjithësisht dhe parimit të reciprocitetit.
6. Më 23 prill 2002, Qeveria italiane dhe ajo shqiptare nënshkruan një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar, e cila u ratifikua nga parlamentet e tyre përkatësisht në vitin 2003 dhe 2004.
7. Gjatë periudhës shtator 2003 dhe shkurt 2004, z. Grori kërkoi një ekzaminim mjekësor të përshtatshëm për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Në gusht 2004 ai u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë, mjekët raportuan se sëmundja e tij mund shkaktonte gjendje shoku, dëmtim organesh, paaftësi të përhershme ose vdekje. Në 2005, ai nisi disa procedura penale kundër prokurorisë dhe Drejtorit të Spitalit të Burgut Tiranë duke u ankuar për neglizhencën në sigurimin e kujdesit mjekësor të tij, duke qenë se ai kishte qenë i vonuar dhe se ishte trajtuar kryesisht me mjekime për trajtimin e reumatizmës.
8. Më 10 janar 2008, me kërkesën e tij, Gjykata Evropiane e urdhëroi Qeverinë shqiptare me një masë të përkohshme në bazë të nenit 39 të Rregullores së Gjykatës që kërkuesi të transferohej menjëherë në një spital civil për ekzaminimin dhe trajtimin e duhur mjekësor. Më 28 janar 2008, Qeveria e transferoi atë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, ku ai kaloi një ekzaminim të specializuar mjekësor. Që nga 17 qershori 2008, z. Grori ka marrë rregullisht trajtimin e duhur mjekësor për sëmundjen e tij.
II. Vendimi i Gjykatës
9. Z. Grori u ankua se ka marrë trajtim mjekësor të papërshtatshëm dhe se burgimi i tij ka qenë i paligjshëm për shkak të pavlefshmërisë dhe zbatimit në Shqipëri të dënimit me burgim të përjetshëm të vendosura nga gjykatat italiane në mungesë të tij. Ai u mbështet në nenet 3, 5 § 1, 6 § 1 dhe 7 të Konventës dhe të nenit 2 të Protokollit 7. Ai u ankua gjithashtu se transferimi i tij në një spital civil në janar 2008, siç u kërkua nga Gjykata në bazë të nenit 39 të Rregullores së Gjykatës së, ishte shtyrë, në shkelje të nenit 34.
A. Në lidhje me nenin 3
10. Gjykata vuri në dukje me shqetësim se nga prilli 2005 deri në 28 janar 2008 Z. Grori ishte lënë për periudha të gjata kohore pa trajtim mjekësor të përshtatshëm, pavarësisht se vuante nga një sëmundje e rëndë. Në mënyrë të veçantë, në raportin e fundit të mjekësor mbi gjendjen e tij shëndetësore ishte konfirmuar se avancimi i sëmundjes në vite kishte ndodhur për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor. Qeveria nuk dha ndonjë justifikim se pse ajo kishte refuzuar trajtimin mjekësor të dhënë nga mjekët civile, duke pasur parasysh se kjo ishte falas për personat në spitalet publike në atë kohë. Qeveria nuk arriti të shpjegojë se si trajtimi me vitamina dhe me qetësues mund të konsiderohej i përshtatshëm në këto rrethana dhe pse shëndeti i kërkuesit ishte përkeqësuar në burg. Gjykata arriti në përfundimin se trajtimi i përshkruar më lart kishte krijuar një ndjenjë të tillë të fortë pasigurie të z. Grori që, e kombinuar me vuajtjet e tij fizike, kishte arritur në trajtim degradues, në shkelje të nenit 3.
B. Në lidhje me nenin 5 § 1
11. Gjykata theksoi se periudha për tu marrë në shqyrtim për qëllimet e paraburgimit është ajo mes 15 majit 2002 dhe dhjetorit 2003. Ajo vuri në dukje se Gjykata e Lartë shqiptare ishte përpjekur të gjente një bazë ligjore për të justifikuar paraburgimin e kërkuesit, dhe kishte bërë një "importim" në dispozitat e legjislacionit vendas të instrumenteve të drejtës ndërkombëtare që nuk kishin hyrë ende në fuqi në Shqipëri. Pra, sipas Gjykatës baza ligjore e gjetur nga Gjykata e Lartë zor se mund të thuhet se plotëson kërkesat për "ligjshmërinë" përsa i përket paraburgimit të kërkuesit dhe konvertimit të dënimit të tij të vendosur nga gjykatat italiane. Gjykata arriti në përfundimin, pra, që, nga 15 maji 2002 deri më 29 dhjetor 2003, z. Grori nuk ishte ndaluar në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj, në shkelje të nenit 5 § 1.
C. Në lidhje me nenin 34
12. Gjykata vuri në dukje se pavarësisht se autoritete shqiptare ishin njoftuar në mëngjesin e 11 janarit 2008 për transferimin e kërkuesit në një spital, Qeveria e kishte bërë transferimin e tij vetëm më 28 janar 2008. Urdhri i Gjykatës Evropiane nuk ishte zbatuar për 17 ditë dhe nuk duket të kishte pasur ndonjë pengesë objektive të autoriteteve shqiptare për ta bërë këtë. Kishte pra një shkelje të nenit 34.
D. Në lidhje me pretendimet e tjera
13. Gjykata vlerësoi se nuk ishte e nevojshme t’i shqyrtonte veçmas edhe në bazë të nenit 6 § 1 pretendimet e kërkuesit në lidhje me paligjshmërinë e procedurës për vlefshmërinë dhe zbatimin në Shqipëri të dënimit të dhënë në Itali. Gjykata gjithashtu hodhi poshtë ankesat e tjera të kërkuesit.
E. Në lidhje me nenin 41
14. Gjykata i akordoi kërkuesit 8 000 euro për dëmin moral dhe 7 000 euro për shpenzimet dhe pagesat.
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło