35853/04

WyrokETPCz2006-12-12ECLI:CE:ECHR:2006:1212JUD003585304

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy brak skutecznego działania władz albańskich w celu wyegzekwowania orzeczenia sądu krajowego dotyczącego opieki nad dzieckiem i zapewnienia kontaktu z nim, w sytuacji uprowadzenia dziecka za granicę, stanowił naruszenie prawa do poszanowania życia rodzinnego z art. 8 Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał podkreślił, że państwa mają pozytywne obowiązki wynikające z art. 8 Konwencji, które wymagają podjęcia odpowiednich środków w celu zapewnienia poszanowania życia rodzinnego, zwłaszcza w sprawach dotyczących uprowadzenia dzieci i opieki nad nimi. Władze albańskie nie podjęły wystarczających działań, aby wyegzekwować orzeczenie sądu krajowego przyznające skarżącemu opiekę nad córką, ani nie zapewniły skutecznej alternatywnej ochrony, pomimo braku ratyfikacji Konwencji Haskiej. To zaniechanie doprowadziło do naruszenia prawa skarżącego do poszanowania życia rodzinnego.
Stan faktyczny
Skarżący, Agim Bajrami, po rozwodzie z F.M., miał utrudniony kontakt z córką I.B. Matka dziecka, F.M., zabrała córkę do Grecji, uniemożliwiając skarżącemu kontakt. Mimo że Sąd Rejonowy we Vlorze przyznał skarżącemu opiekę nad córką, władze albańskie nie podjęły skutecznych działań w celu odnalezienia i sprowadzenia dziecka do Albanii oraz wyegzekwowania orzeczenia sądu.
Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdził naruszenie art. 8 Konwencji. Trybunał uznał, że nie ma potrzeby rozpatrywania sprawy w świetle art. 6 § 1 Konwencji.

Pełny tekst orzeczenia

BAJRAMI kundër SHQIPËRISË (kërkesa nr. 35853/04) 12 dhjetor 2006   cenimi i së drejtës së kërkuesit për nëj jetë të qetë familjare si pasojë e mos përmbushjes nga ana e shtetit e detyrimeve të tij pozitive I. Faktet kryesore   1. Kërkuesi, Agim Bajrami, lindur dhe rritur në Kosovë, u martua në vitin 1993 me shtetasen shqiptare F.M. Në janar të vitit 1997 ata lindën një fëmijë, I.B. Në vitin 1998 çifti u nda dhe F.M së bashku me vajzën e saj u shpërngul në shtëpinë e prindërve të saj në Vlorë. F.M u martua për herë të dytë dhe pas ndarjes, u martua për herë të tretë, periudhë gjatë së cilës ajo udhëtonte shpesh për Greqi. Shumicën e kohës, ajo e linte vajzën në kujdesin e prindërve të saj në Vlorë. F.M dhe prindërit e saj nuk e lejonin kërkuesin të kishte kontakt me vajzën, ai u lejua ta shihte vajzën vetëm 2 herë.   2. Në 24 qershor 2003 kërkuesi solli procedurat e divorcit pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë dhe 2 ditë më vonë i kërkoi Policisë së Rrethit Vlorë të bllokonin pasaportën e të bijës, pasi kishte mundësi që F.M ta merrte atë me vete në Greqi. Në janar 2004 F.M e mori vajzën në Greqi. Në 4 shkurt 2003 Gjykata e Rrethit shpalli divorcin dhe i dha kërkuesit kujdestarinë e fëmijës. Të gjitha përpjekjet e kërkuesit pranë autoriteteve shqiptare për të gjetur dhe kthyer vajzën e tij në Shqipëri, së bashku me vendimin final të Gjykatës së Rrethit, ishin të pasuksesshme.   3. Kërkuesi u ankua përpara Gjykatës për shkelje të nenit 6 § 1 dhe 8 të KEDNJ.   II. Vendimi i Gjykatës   4. Fillimisht, Gjykata thekson natyrën pozitive që i përket shteteve kontraktuese sipas nenit 8 të Konventës. Sipas saj, shtetet duhet ti kushtojnë vëmendje të veçantë dhe të marrin masat e duhura kur bëhet fjalë për bashkimin e familjes si dhe duhet kushtuar një kujdes specifik në procedurat lidhur me rastet e rrëmbimit dhe kujdestarinë e fëmijëve, si rasti në fjalë. Në këtë raport, Gjykata është frymëzuar drejtpërdrejt nga neni 11 i Konventës së Hagës mbi Aspektet Civile të Rrëmbimit ndërkombëtar të Fëmijëve të 25 tetorit 1980.   A. Në lidhje me nenin 8 5. Duke u kthyer në rrethanat specifike të rastit, Gjykata shprehet se marrëdhënia e kërkuesit me të bijën ishte dëmtuar nga dështimi i autoriteteve shqiptare për të zbatuar vendimin e Gjykatës se Rrethit Vlorë që i jepte kërkuesit kujdestarinë e vajzës. Gjykata vlerëson se autoritetet nuk kanë bërë atë që duhet për të zbatuar vendimin e Gjykatës, sidomos duke pasur parasysh interesat në fjalë dhe frymën e Konventës së lartpërmendur të Hagës.   6. Gjykata vlerëson së, në kuadër të mosratifikimit të Konventës së Hagës, sistemi ligjor shqiptar nuk i ofroi kërkuesit ndonjë mbrojtje alternative efektive dhe praktike, e cila kërkohet nga detyrimi pozitiv i shtetit i parashikuar në nenin 8 të Konventës. Gjykata arriti në përfundimin se kishte pasur shkelje të nenit 8, ndërkohë që nuk e ka gjetur të nevojshme shqyrtimin e çështjes sipas nenit 6 § 1.

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło