5856/72
WyrokETPCz1978-04-25ECLI:CE:ECHR:1978:0425JUD000585672
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
Czy sądowa kara cielesna (chłosta) wymierzona nieletniemu stanowiła poniżające traktowanie w rozumieniu art. 3 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że kara cielesna, choć nie osiągnęła progu tortur czy nieludzkiego traktowania, była poniżająca. Podkreślił, że poniżenie musi osiągnąć specyficzny poziom, wykraczający poza zwykłe upokorzenie związane z karą. W tym przypadku, instytucjonalizowana przemoc fizyczna, traktowanie skarżącego jako przedmiotu w rękach władzy publicznej, naruszenie jego godności i integralności fizycznej, a także lęk przed wykonaniem kary, złożyły się na jej poniżający charakter. Trybunał odrzucił argumenty dotyczące lokalnych potrzeb i opinii publicznej, stwierdzając, że nie mogą one usprawiedliwiać stosowania kar sprzecznych z art. 3 Konwencji.Stan faktyczny
Anthony Tyrer, 15-letni obywatel brytyjski z Wyspy Man, został skazany 7 marca 1972 r. przez sąd dla nieletnich na trzy uderzenia rózgą za niesprowokowaną napaść. Jego apel do Sądu Najwyższego Wyspy Man został odrzucony 28 kwietnia 1972 r., a wyrok wykonano tego samego dnia na posterunku policji, w obecności ojca i lekarza. Skarżący musiał opuścić spodnie i pochylić się nad stołem.Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdza, że kara cielesna wymierzona skarżącemu naruszyła art. 3 Konwencji.Pełny tekst orzeczenia
TYRER kundër BRITANISË SË MADHE
Në vendimin që dha më datë ___________, në Strasburg, në lidhje me çështjen
Tyrer kundër Mbretërisë së Madhe, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
ishte e mendimit se një trajtim i caktuar, megjithëse i konsideruar efikas nga
popullsia e një vendi të caktuar për ruajtjen e rendit dhe pavarësisht se mund të
mos përbëjë torturë ose trajtim çnjerëzor, mund të përbëjë shkelje të nenit 3 të
Konventës. Kjo në rast se trajtimi ka karakter degradues dhe nuk justifikohet si i
nevojshëm për arsye të rendit publik. Për këtë arsye Gjykata vendosi se në këtë
rast kemi patur shkelje të nenit 3 të Konventës.
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
A. Faktet Kryesore
1. Anthony Tyrer, shtetas britanik, resident në Casteltown, në ishullin e Manit.
Më 7 mars 1972, në moshën pesëmbëdhjetë vjeç dhe deri atëherë me një sjellje të
mirë, ai është dënuar nga një gjykatë vendore për adoleshentë, sipas ligjit të
zbatueshëm në ishull, me tre të rrahura me litar për rrahje jo të provokuar që kishte
shkaktuar tek viktima dëme trupore (i shoqëruar me tre djem, ai kishte plagosur
një nxënës të shkollës së tij më të madh në moshë se ai). Ai apelon kundër këtij
ndëshkimi përpara Gjykatës së Lartë të Drejtësisë të ishullit të Manit. Ajo e dëgjon
çështjen e tij dhe e hedh poshtë apelin më 28 prill 1972. Dënimi ekzekutohet të
njëjtën ditë në një rajon policie, në prani të të atit dhe të një mjeku. I dënuari duhet
të ulte pantallonat dhe të mbathurat dhe të përkulej mbi një tavolinë.
2. Të hequr në Angli, në Uells dhe në Skoci në 1948 dhe në Irlandën e Veriut
në 1968, ndëshkimet gjyqësore trupore janë mbajtur për disa shkelje nga
legjislacioni i Manit. Ata janë të zbatueshëm mbi individëd meshkuj me moshë
nga dhjetë deri në njëzetenjë vjeç, numri i rrahjeve të përcaktuara nga gjykata nuk
duhet të tejkalojë gjashtë për një fëmijë (nga dhjetë deri në trembëdhjetë vjeç) dhe
dymbëdhjetë për një të ri. Përdorimi i tyre - i rrallë - duket të ketë qënë i kufizuar,
që prej 1969-s, vetëm për ushtrimin e dhunës kundër personave.
3. Ishulli i Manit nuk bën pjesë në Mbretërinë e Bashkuar por është në varësi
të Kurorës; ai ka një qeveri, një asamble legjislative dhe gjykatat e tij. Qeveria
britanike e konsideron si një territor të cilit ajo i siguron mardhëniet
ndërkombëtare, dhe ajo ka deklaruar duke u bazuar në Nenet 63 paragrafet 1 dhe 4
të Konventës, se kjo e fundit zbatohet edhe në këtë ishull.
B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut
4. Në kërkesën e tij të paraqitur më 21 shtator 1972 përpara Komisionit,
Anthony Tyrer pretendon kryesisht se ndëshkimi trupor me të cilin ai u dënua
shkel Nenin 3 të Konventës. Por, në janar të vitit 1976, ai bën të ditur se dëshiron
ta tërheqë kërkesën. Komisioni e refuzon në mars të vitit 1976 këtë kërkesë, sepse
çështja ngre probleme të karakterit të përgjithshëm që nuk respektojnë Konventën
dhe kërkojnë një shqyrtim më të thellë.
6. Në raportin e 14 dhjetorit 1976, Komisioni shpreh mendimin se ndëshkimi
gjyqësor trupor i kërkuesit shkelte Nenin 3 për shkak të karakterit degradues
(katërmbëdhjetë vota kundër një).
II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT
7. Së pari, Gjykata duhet të shqyrtojë një problem paraprak. Në fakt,
Prokurori i Përgjithshëm i ishullit të Manit, e ftonte Gjykatën, ta fshinte çështjen
nga lista e saj, duke dhënë dy argumenta: pasi kishte arritur shumicën, Anthony
Tyrer kishte shprehur dëshirën të tërhiqte kërkesën e tij; Parlamentit të ishullit të
Manit i qe paraqitur një projekt-ligj, i cili kishte për qëllim të hiqte dënimin
gjyqësor trupor si ndëshkim penal për shkeljen ligjore për të cilën qe fajtor Tyrer.
Gjykata mund ta fshijë një çështje nga lista e saj vetëm në qoftë se ajo merr një
njoftim, për shembull, të një “fakti me një natyrë të atillë që i jep një zgjidhje
problemit” (Neni 47 paragrafi 2 i rregullores së saj). Megjithatë, ajo vendos të mos
e miratojë kërkesën e heqjes nga lista, duke vlerësuar që as deklarata e Anthony
Tyrer, as projekt-ligji nuk mund të konsiderohen si një fakt i tillë (unanimisht).
8. Duke kaluar tek trajtimi në themel i çështjes, Gjykata së pari çmon se
ndëshkimi i Anthony Tyrer nuk përbën as “torturë” as një “trajtim çnjerëzor” sipas
kuptimit të Nenit 3, meqënëse vuajtja e shkaktuar nuk ka arritur shkallën e duhur
që implikojnë këto nocione. Atëherë, pyetja e vetme që lind është të dish nëse
ndëshkimi ishtë “degradues”.
9. Për Gjykatën, që një ndëshkim të jetë “degradues” dhe në kundërshtim me
Nenin 3 , përbuzja ose poshtërimi që rrjedhin prej tij duhet të arrijnë një shkallë të
veçantë, që të ndryshojë nga elementët e zakonshëm të poshtërimit që përmbajnë
pothuajse në mënyrë të paevitueshme dënimet gjyqësore. Vlerësimi për këtë është
relativ; ai varet kryesisht nga natyra e kontekstit të dënimit si edhe nga mënyrat e
ekzekutimit të tij.
Gjykata vuri re se legjislacioni i ishullit të Manit ofron disa garanci. Por, duke
analizuar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ajo vlerëson se ndëshkimi i dhënë personit
në fjalë përbënte një dënim degradues. Gjykata nënvizon disa elemente. Dënimet
gjyqësore trupore kanë një natyrë të tillë që shtyjnë një njeri të ushtrojë dhunë
fizike mbi një njeri tjetër; për më tepër bëhet fjalë për një dhunë të
institucionalizuar, karakteri i së cilës kombinohet me të gjithë procedurën zyrtare
që rrethon këtë dënim dhe me faktin se ekzekutuesit janë të gjithë të huaj për
shkelësin. Megjithëse Anthony Tyrer nuk kishte plagë fizike të rënda ose të
zgjatura, dënimi i tij që, konsistonte në trajtimin e një objekti nga duart e pushtetit
publik, shkelte dinjitetin dhe integritetin e tij fizik; gjithashtu ai ka jetuar me ankth
pritjen e dhunës së cilës ai do t'i nënshtrohej. Së fundi, turpi i ushtrimit të dhunës
mbi të ndenjurat ka rënduar më tepër karakterin degradues të dënimit, por ai nuk
ka qënë faktori i vetëm ose përcaktues i këtij të fundit.Tesës sipas së cilës një pjesë
e madhe e popullatës së Manit e konsideron të rrahurën me shkop si një mjet
kërcënues efikas, Gjykata i përgjigjet se përdorimi i dënimeve në kundërshtim me
parimet e nenit 3 është i papranueshëm, pavarësisht nga efekti i tyre kërcënues.
10.Gjykata shqyrtoi më pas nëse ky konkluzion ndryshohet nga disa
argumenta të dhëna në terrenin e Nenit 63: Prokurori i Përgjithshëm i ishullit të
Manit pretendonte se duke parë nevojat vendore ekzistuese në ishull, ndëshkimi i
Anthony Tyrer nuk e shkelte Konventën.
Gjykata e hodhi poshtë këtë argument me unanimitet. Së pari ajo vërejti se
opinioni publik vendor nuk mund të konsiderohej si një provë sipas së cilës
dënimet gjyqësore trupore janë të nevojshëm në ishullin e Manit si një armë
frenimi për ruajtjen e rendit publik. Ajo njoftoi më pas se asgjë nuk e bind se rendi
publik në ishull nuk mund të ruhet pa përdorur ato ndëshkime. Së treti, praktika
aktuale në shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Europës të bën të dyshosh se
mbajtja e rregullit në një vend europian kërkon zbatimin e dënimeve të tilla; por
ishulli i Manit është një shoqëri moderne që gëzon kushte politike, sociale dhe
kulturore shumë të zhvilluara dhe ai ka qënë gjithmonë i pranishëm në familjen e
kombeve europiane. Mbi të gjitha, asnjë nevojë vendore e lidhur me ruajtjen e
rendit publik nuk mund të autorizonte një shtet palë të Konventës, në emër të
Nenit 63 paragrafi 3 të përdorte një dënim në kundërshtim të Nenit 3.
11.Si rrjedhim, Gjykata vendos se ndëshkimi i vuajtur nga kërkuesi ka shkelur
Nenin 3 (gjashtë vota kundër një).1
Kryetari i Gjykatës të Manit me këtë vendim i ka tërhequr vëmendjen juridiksioneve të gatshme për të
dhënë një ndëshkim trupror.
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 12.07.2026. · Źródło