7151/75;7152/75

WyrokETPCz1982-09-23ECLI:CE:ECHR:1982:0923JUD000715175

Analiza orzeczenia

Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.

Zagadnienie prawne
Czy długotrwałe zezwolenia na wywłaszczenie i zakazy budowy, bez możliwości uzyskania odszkodowania i dostępu do sądu, naruszyły prawo do poszanowania mienia (art. 1 Protokołu nr 1) oraz prawo do rzetelnego procesu (art. 6 ust. 1) Konwencji?
Ratio decidendi
Trybunał uznał, że długotrwałe zezwolenia na wywłaszczenie i zakazy budowy, trwające odpowiednio do 23 i 25/12 lat, stanowiły ingerencję w prawo do poszanowania mienia skarżących. Chociaż nie doszło do faktycznego wywłaszczenia, a zakazy budowy były regulacją korzystania z mienia, to zezwolenia na wywłaszczenie, jako wstępny etap przejęcia własności, podlegały ocenie w świetle zasady pokojowego korzystania z mienia. Trybunał stwierdził, że szwedzkie prawo było zbyt sztywne, nie oferując skarżącym możliwości skrócenia okresu obowiązywania zezwoleń ani uzyskania odszkodowania, co naruszyło wymóg zachowania „sprawiedliwej równowagi” między interesem publicznym a ochroną praw jednostki. Skarżący ponieśli „szczególne i wyjątkowe obciążenie”. Ponadto, Trybunał uznał, że istniał poważny spór dotyczący zgodności długotrwałych środków z prawem szwedzkim, a skarżący nie mieli dostępu do sądu o pełnej jurysdykcji, który mógłby rozstrzygnąć tę kwestię, co naruszyło art. 6 ust. 1.
Stan faktyczny
Skarżący, spadkobiercy Sporrong i pani Lönnroth, byli właścicielami nieruchomości w Sztokholmie, które zostały objęte długotrwałymi zezwoleniami na wywłaszczenie oraz zakazami budowy. Zezwolenia na wywłaszczenie trwały do 23 lat, a zakazy budowy do 25 lat, bez możliwości uzyskania odszkodowania za wynikające z tego ograniczenia. Pani Lönnroth nie mogła sprzedać swojej nieruchomości z powodu tych ograniczeń. Szwedzkie prawo nie przewidywało możliwości skrócenia okresu obowiązywania zezwoleń ani uzyskania odszkodowania za wynikające z nich straty.
Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdził naruszenie art. 1 Protokołu nr 1 do Konwencji. Trybunał stwierdził naruszenie art. 6 ust. 1 Konwencji. Trybunał uznał, że nie ma potrzeby rozpatrywania skargi na podstawie art. 13 Konwencji. Trybunał uznał, że nie ma potrzeby rozpatrywania skargi na podstawie art. 17 i 18 Konwencji. Trybunał stwierdził brak naruszenia art. 14 Konwencji. Trybunał zasądził 800 000 koron szwedzkich spadkobiercom Sporrong i 200 000 koron szwedzkich pani Lönnroth tytułem zadośćuczynienia za szkodę materialną i niematerialną. Trybunał zasądził 723 865,75 koron szwedzkich (pomniejszone o 24 103 franki francuskie) na pokrycie kosztów i wydatków.

Pełny tekst orzeczenia

SPORRONG DHE LÖNNROTH kundër SUEDISË   Në lidhje me çështjen Sporrong dhe Lönnroth kundër Suedisë, Gjykata Europiane e të   Drejtave të Njeriut shprehet në vendimin e saj të 23 shtatorit 1982 se në rastin në fjalë   ka patur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1 dhe nenit 6 § 1 të Konventës. Këto   shkelje u gjetën për shkak se kërkuesve u ishte ndaluar ndërtimi për një periudhë të   gjatë në pronat e tyre, pa u shoqëruar kjo masë me kompesim ose dëmshpërblim   adeguat dhe se kërkuesit nuk kishin patur mundësi të kishin një zgjidhje të këtyre   pretendimeve përpara një gjykate të brendshme kompetente.   I. RRETHANAT E ÇËSHTJES   A. Faktet kryesore   1. Bashkëpronarët e pandarë të Znj. Sporrong, M. C. – O Sporrong dhe Znj. B.   Atmer janë pronarë në Stockholm, në lagjen qëndrore të Neddrë Norrmaln, të një toke   të zënë nga një ndërtesë e viteve 1860.   2. Në korrik të 1956, qeveria autorizon bashkinë të shpronëzojë një zonë, ku   ndodhen 164 ndertesa, ndër të cilat edhe ajo e trashëgimtarëve të Z. Sporrong. Ky   shpronësim bëhet për të ndërtuar një ujesjellës dhe një parking. Në sajë të ligjit të   vitit 1917 mbi shpronësimin, qeveria vendos një afat prej pesë vjetësh gjatë të cilit   bashkia duhet të thërrasë pronarët përpara gjykatës për dëmshpërblim , në rast të   kundërt dëmshpërblimi do të ishte i pavlefshëm. Afati u zgjat në vitin 1961 dhe më   1964, e më pas në 1969 ai u zgjat për dhjetë vjet. Ky i fundit u anullua në vitin 1979   me kërkesë të bashkisë, politika ë së cilës kishte për synim uljen e numrit të   automjeteve në qytet dhe ruajtjen e infrastruktures ekzistuese. Nga viti 1954 deri më   1979, pronarëvë të rastit tonë iu është ndaluar ndërtimi në pallatin e tyre.   3. Prona e Znj. I. M. Lönnroth, e cila gjëndet dhe ajo në qendrën e qytetit është   objekt i një autorizimi për shpronëzim nga viti 1971 deri më 1979 dhe njëkohësisht i   një ndalimi për të ndërtuar prej vitit 1968 deri në vitin 1981. Paditësja e vë në shitje   shtatë herë, por të interesuarit tërhiqen pasi janë informuar në bashki.   4. Në atë kohe legjislacioni suedez nuk parashikonte as mundësinë për të kërkuar   shkurtimin e afatit të autorizimit për shpronësim, as atë për të kërkuar dëmshpërblim   si rrjedhim i afatit apo i mos-përdorimit të këtij të fundit. Ndërsa ndryshimi i bërë në   vitin 1972 e përjashton kërkesën për dëmshpërblim.   B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut   5. Trashëgimtarët e Z. Sporrong dhe Znj. Lönnroth ankohen përpara Komisionit   të cilit iu drejtuan më 15 gusht 1975, se e drejta e respetimit të pronës së tyre, e   parashikuar nga Neni 1 i Protokollit nr. 1, është shkelur. Për më tepër ata   denoncojnë një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës, sepse çështjet e shpronësimit dhe   të dëmshpërblimit nuk ishin gjykuar në një afat të arsyeshëm nga gjykatat suedeze ;   po ashtu edhe një shkelje të Nenit 13, për arsye të mungesës së një mjeti efektiv   përpara një gjykate kombëtare për të denoncuar shkeljet (e të drejtave të tyre nga   autorizimet e shpronësimit dhe ndalimet e ndërtimit). Së fundi, ata retendojnë   dhunimin e Nenit 14 dhe mbështeten tek Nenet 17 dhe 18 (1) (në raportin e 8 tetorit   1980, Komisioni vlerëson se ka patur shkelje të Nenit 13 të Konventës, me 10 vota   pro dy kundër dhe me katër abstenime). Përkundrazi ai vendos se Neni 1 i Protokollit   (10 vota kundër 3); Neni 6 § 1 (11 vota kundër 5) dhe Nenet 14, 17, 18, (me   unanimitet) nuk janë shkelur.   II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 23 SHTATORIT 1982   (seancë plenare) (seria a n° 52)   A. Në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës   6. Trashëgimtarët e Z . Sporrong dhe ata të Znj. Lônnroth mendonin se   autorizimi i shpronësimit dhr ndalimi i ndërtimit me afat të gjatë përbënin një shkelje   illegale të të drejtës së respektimit të pronës së tyre të garantuar nga Neni1 i   Protokollit nr. 1. Ata kritikonin kohën e gjatë që kishte qyteti i Stockholmit për të   filluar proçedurën gjyqësore, e cila kishte për qëllim të vendoste dëmshpërblimin e   shpronësimit: në fillim pesë vjet, pastaj edhe tre, më pas edhe pesë; dhe në rastin tonë   afati zgjaste 10 vjet. Ata denonconin mbajtjen në fuqi të autorizimeve dhe ndalimeve   për një kohë të gjatë: njëzetetre vjet për të parët; njëzetepesë dhe dymbëdhjetë për të   dytët. Ata nënvizonin efektin shkatërrues që do të kishin patur këto vendime mbi të   drejtën e pronës së tyre; humbjen e mundësisë për të shitur pronën në kushtet normale   të tregut; rreziku që ata do të pësonin në qoftë se ata do të investonin në ndërtesat e   tyre; vështirësinë për t’i vënë në hipotekë; ndalimin për të ndërtuar në tokën e tyre.   Qeveria nga ana e saj, pohonte se lejet dhe ndalimet janë pjesë përbërëse e   administrimit të infrastrukturës së qytetit dhe se si të tilla nuk shkelin të drejtat e   pronarëve. Gjykata pranon se autorizimet e shpronësimit nuk e shkelin të drejtën e të   interesuarëve për të përdorur dhe përfituar nga pronat e tyre. Megjithatë Gjykata   vlerëson se masat e maarra zvogëlonin mundësinë praktike për të ushtruar të drejtën e   pronës dhe preknin substancën e pronës duke njohur fillimisht legjitimitetin e   shpronësimit dhe duke autorizuar qytetin e Stokholmit të vepronte në çdo kohë kur ai   e shihte të arsyeshëm. E drejta e pronës e paditësve dobësohej në këtë mënyre. Përsa i   përket ndalimeve për të ndërtuar, ata kufizonin pa diskutim të drejtën e kërkuesve për   të gëzuar pronën.   7. A ishte ndërhyrja në të drejtën e pronës, e justifikuar ?   Fillimisht, duke kërkuar nëse ka patur shkelje të pronës (paragrafi 1, fjalia e dytë e   Nenit 1 të Protokollit nr.1), Gjykata rikujton se autoritet suedeze nuk kanë bërë   shpronëzimin e ndërtesave të kërkuesve: Këta mund t’i përdornin pasuritë e tyre,   mund t’i shisnin, t’i trashëgonin, t’i falnin apo t’i hipotekonin. Ajo vlerëson se situata   nuk mund të konsiderohet një shpronësim në praktikë, sepse megjithëse e drejta e   pronës është e cënuar në substancë, ajo nuk është zhdukur.   Së dyti, Gjykata analizon nëse masat e marra përbënin apo jo një rregullore të   përdorimit të pasurive. (paragrafi 2 i Nenit 1 të Protokollit nr. 1.) Ky ishte rasti i   ndalimit të ndërtimeve, por jo i autorizimeve të shpronësimit. Këto të fundit   përfaqësojnë një etapë fillestare në proçesin e marrjes së pronës.   Së treti, Gjykata krahason autorizimet me parimin e respektimit të pronës   (paragrafi 1, fjalia e parë e Nenit 1). Pa u shprehur mbi konformitetin e tyre me të   drejtën suedeze, Gjykata nënvizon nevojën e një ekuilibri midis kërkesave të interesit   publik të popullit dhe ruajtjes të të drejtave themelore të individit. Por ajo konstaton se   legjislacioni në fuqi në atë kohë cilësohej si i ngurtë. Përveç anullimit të lejeve, gjë e   cila kërkonte edhe pëlqimin e Bashkisë, ai nuk ofronte asgjë për ndryshimin e   mëtejshëm të gjëndjes së pronarëve. Gjatë një periudhe të gjatë, kërkuesit qëndruan në   pasiguri përsa i përkiste pronës së tyre, ndërsa qeveria nuk merrte përsipër vështirësitë   që ata mund të hasnin. Duke patur parasysh interesin që kishte qyteti i Stokholmit për   të shpronësuar ndërtesat për realizimin e projektit, Gjykata nuk shpjegon përse   legjislacioni suedez duhet të përjashtonte mundësinë për të rivlerësuar gjatë   intervaleve të arsyeshëm interesat e qytetit dhe të pronarëve. Për më tepër, ajo tregon   se ekzistenca e ndalimit të ndërtimeve, ka shtuar pasojat e dëmshme të kohës së   vlefshme të autorizimeve.   Së fundi, trashëgimtarët e Z. Sporrong dhe Znj. Lönnroth mbajtën mbi supe një   detyrim të veçantë dhe të posaçëm, i cili mund të qe legjitim vetëm nëse do të kishte   qënë e mundur kërkesa për shkurtimin e afatit të autorizimeve ose kërkesa për   dëmshpërblim. Por legjislacioni suedez e përjashtonte këtë mundësi në atë kohë; ai   vazhdon ende të përjashtojë mundësinë e dytë. (kërkesën për dëmshpërblim).   8. Pra Neni 1 është shkelur. (10 vota kundër 9 vota).   B. Në lidhje me nenet 17, 18, dhe 14 të Konventës   9. Duke qënë se Gjykata konstatoi një shkelje të Nenit 1 të Protokollit 1, ajo nuk   e analizon çështjen në terrenin e Nenit 17 dhe të Nenit 18 të Konventës.   10. Kërkuesit citonin gjithashtu, Nenin 14 të Konventës ; ata pretendonin se ishin   viktima të një diskriminimi ne krahasim me pronarët e ndërtesave të pashpronëzuara   dhe atyre të ndërtesave të shpronëzuara sipas rregullave në përputhje me të drejtën   suedeze dhe Konventën. Gjykata e hedh poshtë këtë tezë sepse asnjë dokument i   dosjes nuk e mbështet atë.   C. Në lidhje me Neni 6 § 1 i Konventës   11. E drejta e pronës e trashëgimtarëve të Z. Sporrong dhe të Znj. Lönnroth ka një   karakter civil. Lind pyetja nëse të interesuarit kundërshtonin apo jo autoritet suedeze   lidhur me çështjen e pronës. Kërkuesit pretendonin se afatet e gjata nuk ishin konform   ligjit suedez, gjë që qeveria suedeze e kundërshtonte. Gjykata nuk e mohon debatin,   përkundrazi ajo njeh ekzistencën dhe seriozitetin e tij. Sapo kërkuesit gjykonin si të   paligjshme marrjen e masave të cilat shkelnin të drejtën e pronës dhe ishin në fuqi për   afate si ato në çështjen tonë, ata kishin të drejtë që gjykata të jepte një vendim mbi   këtë çështje që i përket të drejtës së brendshme. Gjithashtu ka patur shkelje të Nenit 6   § 1 sepse çështja e paraqitur prej kërkuesve nuk u gjykua nga një gjykatë që ka   juridiksion të plotë (12 vota kundër 7 vota).   12. Duke patur parasysh këtë vendim, Gjykata mendon se nuk është e nevojshme   që çështja të analizohet mbi bazën e Nenit 13; kërkesat e këtij të fundit janë më të   ngurta se ato të Nenit 6 § 1(me unanimitet).   13. Çështja e dhënies së një «shpërblimi i drejtë» kërkuesve nuk është gati për tu   gjykuar, dhe për këtë arsye kjo çështje lihet për më vonë.   III.PËRMBLEDHJA E VENDIMIT TË 18 DHJETORIT 1984 – në lidhje me   nenin 50 të Konventës (seancë plenare) (seria A nr. 88).   14. Trashëgimtarët e Z. Sporrong kërkonin si dëm material 13 284 500 Korona   Suedeze dhe Znj. Lönnroth 10 912 303, ku secila nga këto shuma përbëhej nga një   humbje parash më 31 dhjetor 1980 (8 400 000 dhe 6 900 000 Korona Suedeze) dhe   nga interesa (4 884 540 dhe 4 012 303 Korona Suedeze).   Kërkuesit ankoheshin edhe për një dëm moral por ata i linin Gjykatës të vendoste   dëmshpërblimin.   15. Për të treguar ekzistencën e dëmit, Gjykata fillon të përcaktojë periudhën kur   ka ndodhur dëmi . Ajo pranon që bashkia ka nevojë për kohë - katër vjet - për të bërë   studimet e nevojshme për përgatitjen e vendimit përfundimtar lidhur me shpronësimin   e planifikuar. Gjykata pëcakton 19 vjetë për trashëgimtarët e Z. Sporrong dhe katër   për Znj. Lönnroth. Ajo përcakton pastaj përbërësit e dëmit. Në qoftë se kërkuesit nuk   kanë pësuar një varfërimgjatë kësaj periudhe (ruajtje të vlerës tregtare të ndërtesës dhe   mungesë humbje të të ardhurave) ; megjithatë ata kanë pësuar një dëm gjatë kësaj   periudhë: pengesë për të përdorur lirshëm pasurinë ; pengesë për të marrë borxhe   hipotekore ; shvleftësim të ndërtesave ; pamundësi për të bërë një projekt rinovimi ;   mbi të gjitha një pasiguri e gjatë. Pra, dëmi moral është i shkaktuar nga shkelja e   Nenit 6 § 1.   16. Përsa i përket vlerësimit të dëmit çështja paraqitet tepër komplekse, për shkak   të vështirësisë që përbën llogaritja e humbjes së mundësive të ardhshme. Megjithëse   Gjykata vlerëson si të papërshtatshme metodat e llogaritjes të sugjeruara nga ana e   kërkuesve dhe e qeverisë suedeze ajo nuk mendon se mund të sugjerojë të tjera.   Gjykata kufizohet të ndalet në gjykimin mbi faktorët e vlerësuar si të qëndrueshëm.   Duke qënë se elementet e dëmit janë të pandarë dhe se asnjëri prej tyre nuk llogaritet   saktësisht, ajo i vlerëson së bashku dhe në mënyrë të drejtë. Ajo u akordon 800 000   Korona Suedeze trashëgimtarëve të Z. Sporrong dhe 200 000 Korona Suedeze Znj.   Lönnroth. (10 vota kundër 5).   17. Për shpenzimet e bëra përpara organeve të Konventës, kërkuesit pretendonin   175, 89 Korona Suedeze, duke hequr 24 103 Franga Franceze të marra nga Znj.   Lönnroth për ndihmë juridike.   Gjykata vendos që Suedia duhet të rimbursojë 723 865,75 Korona Suedeze, minus   103 Franga Franceze trashëgimtarëve të Z. Sporrong dhe Znj. Lönnroth së bashku   (13 vota kundër 4).

© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło