8919/80
WyrokETPCz1983-11-23ECLI:CE:ECHR:1983:1123JUD000891980
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
Czy obowiązek świadczenia bezpłatnej pomocy prawnej przez adwokata stanowi „pracę przymusową lub obowiązkową” w rozumieniu art. 4 ust. 2 Konwencji, narusza prawo własności z art. 1 Protokołu nr 1 lub jest dyskryminujący w świetle art. 14 w zw. z art. 4 ust. 1 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał, interpretując art. 4 Konwencji w oparciu o konwencje MOP, uznał, że praca przymusowa wymaga zagrożenia karą i braku dobrowolności. W przypadku adwokata świadczącego pomoc prawną, mimo istnienia zagrożenia karą za odmowę, Trybunał ocenił całokształt okoliczności, w tym normalny charakter usługi, interes publiczny i solidarność społeczną. Stwierdzono, że obowiązek ten mieści się w „normalnych obowiązkach obywatelskich” (art. 4 ust. 3 lit. d) i jest równoważony przez korzyści zawodowe, takie jak monopol na reprezentację sądową i rozwój zawodowy. Trybunał uznał, że nie nałożono nadmiernego obciążenia, a brak wynagrodzenia i zwrotu kosztów nie naruszał art. 1 Protokołu nr 1, ponieważ były to niewielkie kwoty, wynikające z obowiązku zgodnego z art. 4. Nie stwierdzono również dyskryminacji, gdyż zawód adwokata nie jest w podobnej sytuacji do innych porównywanych zawodów.Stan faktyczny
Skarżący, Eric Van der Mussele, belgijski adwokat-asystent, został wyznaczony przez biuro porad i obrony Izby Adwokackiej w Antwerpii do obrony pana Ebrimy w ramach pomocy prawnej. Pan Ebrima został skazany w pierwszej instancji i w apelacji, ale następnie zwolniony po wniosku do Ministra Sprawiedliwości. Skarżący został poinformowany, że nie będzie już zajmował się sprawą, a sytuacja finansowa oskarżonego uniemożliwiała wypłatę honorarium i zwrot kosztów. Skarżący złożył skargę, twierdząc, że świadczenie usług bez wynagrodzenia stanowiło pracę przymusową, naruszenie prawa własności i dyskryminację.Rozstrzygnięcie
Trybunał jednogłośnie stwierdził brak naruszenia art. 4 Konwencji. Trybunał stwierdził brak naruszenia art. 14 w zw. z art. 4 Konwencji. Trybunał stwierdził brak naruszenia art. 1 Protokołu nr 1.Pełny tekst orzeczenia
VAN DER
M
USSELE kundër
(kërkesa nr. 8919/80)
BELGJIKËS nëntor 1983
ushtrimi i profesionit për periudha të caktuara pa shpërblim mund të mos përbëjë
punë të detyruar në prani të kritereve të qarta paraprake profesionale
I. Faktet kryesore
1. Kërkuesi, Eric Van der Mussele, shtetas belg i lindur më 1952 punon avokat në
Anversë. Ndërsa i ishte ende asistent avokat ë 31 korrik 1979, ai caktohet nga zyra e
këshillimit dhe mbrojtjes e Dhomës së Avokatisë së Anversës, që të mbronte
kryesisht Z. Ebrima, nga Gambia. Ky i fundit ishte dënuar në shkallë të parë dhe në
apel por në vijim të një kërkese drejtuar Ministrit të Drejtësisë nga mbrojtja lihet i lirë
më 17 dhjetor 1979. Të nesërmen zyra e këshillimit dhe mbrojtjes e vë në dijeni Z.
Van der Mussele që ai nuk do të merret më me këtë dosje dhe se gjendja financiare e
të akuzuarit bënte të pamundur që të merrte honorar dhe t'i paguheshin shpenzimet
gjyqësore.
2. Z. Van der Mussele iu drejtua Komisionit më 7 mars 1980. Ai pretendonte se
shërbimi i tij kryesisht në mbrojtje të Z. Ebrima përbënte “punë të detyruar ose me
dhunë” që vinte në kundërshtim me nenin 4 § 2 të Konventës si dhe cenim të
pasurive të tij, që vinte në kundërshtim me nenin 1 të Protokollit 1. Në vijim ai
ankohej për një diskriminim ndërmjet profesionit të avokatit në raport me
profesionet e tjera, i cili sipas tij shkelte nenin 14 të Konventës të marrë së bashku me
nenin 4 § 1 të saj. Me shumica mjaft të ngushta, sidomos në lidhje me nenin 14 ku
vendosi vota e Kryetarit, në raportin e tij të 3 marsit 1982 Komisioni arriti në
përfundimin se nuk ka pasur shkelje të asnjërit prej këtyre neneve.
II. Vendimi i Gjykatës
A. Në lidhje me pretendimin paraprak
3. Belgjika ngrinte një pretendim paraprak duke argumentuar se detyrimi për
ndihmë ligjore falas nga një avokat në çështjet penale bazohej në nenin 6 § 3 c)
ndërkohë që për çështjet civile ai synon të përmbushë objektivat e paragrafit 1 të të
njëjtit nen. Është e natyrshme, përgjigjet Gjykata, që shteti belg të marrë masat për të
respektuar këto detyrime por kjo nuk do të thoshte që a priori autoritetet belge të mos
respektojnë detyrimet e tjera që iu takojnë në bazë të Konventës.
B. Në lidhje me nenin 4 § 1
4. Para së gjithash Gjykata detyrohet të theksojë se teksti i dispozitës së nenit 4 nuk
shpjegon se çfarë kupton me “punë me dhunë ose me detyrim”. Për këtë arsye ajo iu
referua Konventave 29 dhe 105 të Organizatës Botërore të Punës, në të cilat ishin
anëtare pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë edhe
Belgjikën. Sipas nenit 2 § 1 të Konventës 29, shprehja “punë me dhunë ose me
detyrim” kupton “çdo punë ose shërbim që i kërkohet një individi nën kërcënimin e
ndonjë dënimi dhe për të cilën ai individ nuk është ofruar me dëshirën e tij të lirë”.
Pasur parasysh se në rastin e Z. Van der Mussele nuk kishte të bënte me shtrëngim
fizik ose moral Gjykata vlerësoi se shërbimet e tij nuk mund të konsideroheshin si
punë me dhunë sipas kuptimit të nenit 4. Për këtë arsye ajo kaloi në vlerësimin nëse
kishte të bënte me punë me detyrim. Sipas Gjykatës rreziqet me të cilat përballej Z.
Van der Mussele në rastin e një refuzimi përbënin vërtet kërcënimin e një dënimi.
Duke mos e vlerësuar si përcaktues argumentin e përdorur nga qeveria belge dhe
Komisioni – pëlqimin e dhënë nga vetë kërkuesi në momentin që ai kishte zgjedhur
profesionin e avokatit, Gjykata e çmon të nevojshëm vlerësimin e tërësisë së
rrethanave të çështjes nën dritën e interesave që luajnë rol në kuadrin e nenit 4 si
karakteri normal i shërbimit, interesi i përgjithshëm dhe solidariteti social.
5. Shërbimet që Z. Van der Mussele duhet të ushtronte nuk dilnin jashtë kuadrit të
aktiviteteve normale të një avokati. Nga ana tjetër ato baraspeshoheshin me përfitime
të lidhura me profesionin e avokatit si monopoli profesional i mbrojtjes dhe
përfaqësimit në gjykatë dhe ndihmonin në formimin profesional të Z. Van der
Mussele. Për më tepër ky detyrim, duke ndihmuar në garantimin e të drejtave të Z.
Ebrima në kuadrin e nenit 6 § 3 (d) të Konventës, dukej se përfshihej në “detyrimet
normale qytetare” të përmendura në nenin 4 § 3 (d). Gjykata vlerësoi gjithashtu se
kërkuesit nuk i ishte ngarkuar një barrë e tepërt në lidhje me mbrojtjen kryesisht
duke pasur parasysh se e kishte ofruar këtë shërbim vetëm në lidhje me 50 çështje
gjatë tre vjetëve të stazhit.
6. Gjykata vuri re se kërkuesi nuk ankohej ndaj detyrimit në parim por ndaj dy
aspekteve të ekzekutimit të tij që ishin mungesa e honorarit dhe mosrimbursimi i
shpenzimeve. Në këtë drejtim Gjykata vlerësoi se nuk kishte një barrë të tepërt dhe të
paarsyeshme pasi kjo barrë baraspeshohej me pranimin në dhomën e avokatëve. Në
këto kushte, duke pasur parasysh se nuk kishte të bënte me një rast të punës së
detyruar Gjykata me unanimitet vendosi se nuk kishte shkelje të nenit 4 të
Konventës.
C. Në lidhje me nenin 14 të marrë së bashku me nenin 4
7. Z. Van der Mussele pretendonte se profesioni i avokatit në një rast të tillë
diskriminohej në raport me profesione të tjera. Duke interpretuar se neni 14 ndalon
diskriminimin në trajtim të personave që ndodhen në situata të ngjashme ose të
përafërta dhe duke marrë si bazë krahasimi profesionin, Gjykata arrin në
përfundimin se nuk ka pasur shkelje të nenit 14 të marrë së bashku me nenin 4. kjo
për shkak se situata e profesionit të avokatit nuk ishte e ngjashme me atë të gjyqtarit,
funksionarit publik, mjekëve, dentistëve, etj.
D. Në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1
8. Duhet pasur parasysh se neni 1 i Protokollit 1 të Konventës garanton të drejtën e
pasurive reale aktuale. Në këto kushte përsa i përket shpërblimit të Z. Van der
Mussele, situata ekonomike e Z. Ebrima nuk e lejonte lindjen e një të drejte pasurore.
Problemi shtrohej ndryshe në lidhje me shpenzimet. Kjo për arsye se Z. Van der
Mussele kishte qenë i detyruar që të paguante disa shpenzime nga të ardhurat e veta.
Megjithatë Gjykata vlerësoi se ato ishin fare të ulëta dhe përbënin një pasojë të një
detyrimi për të realizuar një punë që ishte në përputhje me nenin 4 të Konventës.
III. Koment
9. Ky vendim përbën ende përpunimin më të rëndësishëm jurisprudencial të
realizuar në Strasburg në lidhje me nenin 4 të Konventës. Vendimi jo vetëm që
shpjegon thelbin e nenit 4, por edhe mënyrën sesi paragrafët e tij mund të
interpretohen në një mënyrë kontekstuale – në marrëdhënie me njëri tjetrin. Nga ana
tjetër vendimi sqaron konceptet që ky nen përfshin si edhe mënyrën e kuptimit dhe
të interpretimit të tyre. Ai sqaron në mënyrë të veçantë konceptet e ‘punës’, të
‘detyrimit’ dhe ‘dhunës’ në lidhje me punën. Është interesant fakti që Gjykata për
sqarimin e këtyre termave i referohet Konventave të ONP, nr. 29 “Mbi punën e
detyruar” të vitit 1930 dhe atë që e plotëson, me nr. 105 “Mbi eliminimin e punës së
detyruar” të vitit 1957. Ky është i shpjegueshëm si fakt po të kihet parasysh se neni 4
i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në momentin e formulimit ka mbajtur
parasysh pikërisht Konventën nr. 29.
10. Me rëndësi të veçantë është të theksohet fakti se në këtë vendim, në lidhje me një
të drejtë që ka karakter absolut dhe që është e paderogueshme, Gjykata zbaton
parimin e proporcionalitetit. Pretendimeve të qeverisë belge në lidhje me faktin se
Van der Mussele e kishte zgjedhur vetë profesionin e avokatit, i cili përfshinte edhe
detyrimin e shërbimit pa shpërblim sipas rregullave të parashikuara nga vetë Dhoma
e Avokatëve, Gjykata nuk i kushton një rëndësi vendimtare. Më i rëndësishëm në
sytë e Gjykatës duket fakti se profesioni i avokatit, në shkëmbim të këtyre
detyrimeve për shpërblim pa pagesë, i përgjigjen disa përfitime të tjera specifike,
përfshirë të drejtën ekskluzive për përfaqësim në gjykatë, të faktit që ky shërbim e
ndihmonte për t'u përgatitur dhe pranuar në Dhomën e Avokatisë. Nga ana tjetër
Gjykata theksoi se ky shërbim kontribuonte të realizimin e një të drejte të garantuar
nga neni 6 § 1 (c) i Konventës dhe se mund të konsiderohej se përfshihej në detyrimet
normale civile1. Në lidhje me këtë element të fundit shih gjithashtu çështjen Iversen kundër Norvegjisë.
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 13.07.2026. · Źródło