8978/80
WyrokETPCz1985-03-26ECLI:CE:ECHR:1985:0326JUD000897880
Analiza orzeczenia
Sekcja wygenerowana przez AI na podstawie treści orzeczenia — nie stanowi cytatu.
Zagadnienie prawne
Czy brak możliwości wszczęcia postępowania karnego w sprawie o napaść seksualną na niepełnosprawną umysłowo małoletnią, spowodowany luką w prawie krajowym, stanowi naruszenie pozytywnych obowiązków państwa wynikających z art. 8 Konwencji?Ratio decidendi
Trybunał uznał, że art. 8 Konwencji, chroniący życie prywatne, nakłada na państwa nie tylko obowiązki negatywne (powstrzymywania się od arbitralnej ingerencji), ale także pozytywne. Te pozytywne obowiązki wymagają podjęcia środków zapewniających skuteczny szacunek dla życia prywatnego, w tym ochrony przed naruszeniami ze strony osób prywatnych. W przypadku Y, holenderskie prawo karne nie zapewniało skutecznej ochrony, ponieważ wymagało osobistego złożenia skargi przez ofiarę, czego Y, ze względu na jej niepełnosprawność umysłową, nie była w stanie uczynić. Trybunał stwierdził, że taka luka w prawie, uniemożliwiająca ściganie sprawcy poważnego naruszenia integralności fizycznej i moralnej, stanowiła naruszenie pozytywnych obowiązków państwa wynikających z art. 8.Stan faktyczny
Y, urodzona w 1961 roku, była niepełnosprawna umysłowo i mieszkała w domu dla dzieci z niepełnosprawnościami. W grudniu 1977 roku, w wieku 16 lat, została wykorzystana seksualnie przez B. Jej ojciec, X, złożył zawiadomienie na policję, ponieważ Y nie była w stanie działać samodzielnie. Prokuratura odmówiła wszczęcia postępowania, a sąd apelacyjny podtrzymał tę decyzję, wskazując, że holenderskie prawo wymagało osobistego złożenia skargi przez ofiarę, czego Y nie mogła uczynić.Rozstrzygnięcie
Trybunał stwierdza naruszenie art. 8 Konwencji w odniesieniu do Y. Trybunał uznaje za niecelowe rozpatrywanie zarzutów dotyczących art. 3, art. 13 i art. 14 Konwencji. Trybunał nie zajmuje odrębnego stanowiska w sprawie roszczeń X. Trybunał zasądza na rzecz Y 3000 guldenów holenderskich tytułem zadośćuczynienia za szkody moralne.Pełny tekst orzeczenia
X DHE Y kundër HOLLANDËS
Në një vendim të dhënë më 26 mars 1986 në lidhje me çështjen X dhe Y kundër
Hollandës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se pamundësia për të
filluar ndjekje penale kundër autorit të dhunës seksuale ndaj një minoreneje mbi
gjashtëmbëdhjetë vjet dhe handikape mendore, përbën shkelje të nenit 8 të Konventës
që mbron jetën private. Kjo për shkak se minorenia, si e vetmja që mund të bënte
padinë në bazë të legjislacionit hollandez, nuk kishte aftësinë për të vepruar. Vendimi
paraqet rëndësi sidomos në lidhje me afrimimin e detyrimin për veprime pozitive nga
ana e shtetit për mbrojtje të të drejtave të individëve të parashikuara në Konventë.
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
A. Faktet kryesore
1. Y, e lindur më 13 dhjetor 1961 dhe e sëmurë mendërisht, banon në një shtëpi
fëmijësh handikapatë ku ajo i është nënshtruar edhe një trajtimi të posaçëm. Gjatë
natës të 14 dhe 15 dhjetorit 1977, një farë B. abuzon me të. Më 16 dhjetor 1977, X,
babai i saj, bën një padi në organet e policisë duke përdorur autoritetin e tij
prindëror: për shkak se e bija, megjithëse kishte një moshë prej gjashtëmbëdhjetë
vjetësh, nuk kishte aftësinë mendore për të vepruar personalisht në emër të saj.
2. Më 29 maj 1978, zyra e Prokurorisë vendos që të mos fillojë ndjekje penale
ndaj B. sepse viktima nuk ngritur padi vetë brenda afatit të duhur. Më 12 korrik 1979,
Gjykata e Apelit të Arnhem e hedh poshtë ankesën e X kundër këtij vendimi: kjo për
shkakun se Neni 248 ter i Kodit Penal, i cili edhe ndalonte të tilla akte, nuk gjente
zbatim përveçse në rastin kur kishte vepruar vetë viktima. Në këtë rast pretendimi i të
atit nuk e zëvendësonte atë çka vetë Y do të duhej të kishte paraqitur në qoftë se do të
kishte mundur, gje të cilën ajo nuk e ka bërë. Pra ekzistonte në një farë mënyre një
boshllëk në ligj.
B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut
3. X i drejtohet Komisionit më 10 janar 1980, në emër të tij dhe në emër të Y. Ai
formulon disa pretendime në kërkesën e tij: e bija kishte pësuar një trajtim çnjerëzor
dhe degradues (Neni 3 i Konventës), dhe që të dy një cënim të së drejtës së tyre për
jetë private (Neni 8); e drejta e respektimit të jetës familjare (Neni 8) përmban në
vetvete edhe mundësinë për prindërit që të ushtrojnë të drejtën e ankesës ndaj dhunës
seksuale të shkaktuar ndaj fëmijëve të tyre, dhe në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë
për të mitur dhe kur i ati është edhe përfaqësuesi i tyre ligjor; e bija dhe ai vetë nuk
kanë patur mundësinë e shfrytëzimit të një mjeti efektiv përpara një instance
shtetërore (Neni 13; situata objekt i mosmarrëveshjes vesh një karakter diskriminues i
cili vjen në kundërshtim me Nenin 14.
4. Në raportin e tij të 5 korrikut 1983 Komisioni arriti në përfundimin, për sa i
takon Y, që ka patur shkelje të Nenit 8 (unanimitet), por jo të Nenit 3 (pesëmbëdhjetë
vota kundër një), dhe që nuk është oportune të shqyrtohet kërkesa as nën
këndvështrimin e Nenit 14 të kombinuar me Nenet 8 ose 3, dhe as nën këndvështrimin
e Nenit 13; përsa i përket X, asnjë problem më vete nuk shtrohet përsa i përket
respektimit të së drejtës së tij për jetë familjare.
II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 26 MARSIT 1985
(dhomë) (seria A nr. 91)
A. Në lidhje me nenin 8 të Konventës
5. Në radhë të parë, Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e Y. Ajo filloi me ato
të mbështetura në Nenin 8, të marrë në konsideratë veçmas. Zbatueshmëria e Nenit 8
në rastin në fjalë nuk kishte qënë objekt kundërshtimesh nga ndonjëra prej palëve :
faktet në themel të çështjes kanë të bëjnë me «jetën private», e cila mbulon integritetin
fizik dhe moral të personit si dhe përfshin jetën e tij seksuale.
6. Gjykata kujton, nga ana tjetër, se në qoftë se Neni 8 ka si objekt kryesor
ruajtjen e individit nga ndërhyrjet arbitrare të pushteteve publike, ai nuk mund të
mjaftohet në vetvete vetëm duke i kërkuar shtetit që të abstenojë në lidhje me
ndërhyrje të tilla: këtij angazhimi kryesisht negativ mund t'i shtohen edhe detyrime
pozitive që janë pjesë përbërëse e një respektimi efektiv të jetës private ose familjare.
Ato mund të kërkojnë edhe marrjen e masave të cilat synojnë në respektimin e jetës
private deri në marrëdhëniet e individëve ndërmjet tyre.
7. Për këto arsye Gjykata e çmon si të pamjaftueshme mbrojtjen që e drejta civile
bën në rastin e dhunimeve të llojit të atyre, viktimë e të cilave ka qënë Y. Kemi të
bëjmë në këtë rast me vlera themelore dhe aspekte thelbësore të jetës private. Vetëm
një legjislacion penal do të mund të siguronte një parandalim efikas dhe, nga ana
tjetër, të nevojshëm në këtë fushë; në fakt është një legjislacion i tillë që rregullon
normalisht këtë çështje. Përsa janë në dijeni Komisioni dhe Gjykata, e drejta penale
hollandeze paraqet një boshllëk të vetëm dhe që ka të bëjë me personat në gjendje si
ajo e Y: për këta persona vënia në jetë e këtij legjislacioni has në pengesa të karakterit
proçedural të cilat legjislatori hollandez nuk i kishte parashikuar që më parë.
8. Pra as Neni 248 ter dhe as Neni 239, § 2 i Kodit Penal nuk i sigurojnë pra Y
një mbrojtje konkrete dhe efektive. Duhet arritur në përfundimin, patur parasysh
natyrën e ngjarjeve për të cilat bëhet fjalë, se Y ka qënë viktimë e një shkeljeje të
Nenit 8 të Konventës.
B. Në lidhje me nenin 14, nenin 3 dhe nenin 13 të Konventës
9. A kemi të bëjmë me shkelje gjithashtu edhe të Nenit 14 të kombinuar me
Nenin 8 ? Shqyrtimi i çështjes nën dritën e Nenit 14 nuk shtrohet në qoftë se Gjykata
ka konstatuar një mangësi ndaj kërkesave të një Neni që njeh një të drejtë, përveç se
kur është një pabarazi e hapur trajtimi në lidhje me gëzimin e kësaj të drejte ajo që
përbën aspektin themelor të çështjes. Meqënëse nuk është kështu në rastin tonë,
Gjykata beson se nuk është e dobishme që të merret me këtë çështje.
10. Meqënëse ka konstatuar një shkelje të Nenit 8, Gjykata nuk gjykon se duhet të
zhvendoset gjithashtu edhe në fushën e respektimit të Nenit 3, të marrë në konsideratë
veçmas apo në kombinim me Nenin 14 (me unanimitet).
11. Përsa i përket mungesës të mjeteve të ankimit, Gjykata është marrë me këtë
çështje nën dritën e Nenit 8. Pra rrjedh se nuk ka nevojë që ta vlerësoje edhe mbi
bazën e Nenit 13 (me unanimitet).
12. Së fundmi, Gjykata vendosi që të mos marrë një qëndrim më vehte në lidhje
me pretendimet e X (unanimitet), meqënëse edhe pala kërkuese nuk u ndal në këtë
aspekt të çështjes gjatë seancës gjyqësore.
C. Në lidhje me nenin 50 të Konventës
13. - Në bazë të Nenit 50, Gjykata i akordoi Y 3000 florinta për dëm moral.1
Një ligj i 27 shkurtit 1985, i cili hyri në fuqi në 1 prill 1985, amendoi Nenin 65 të Kodit Penal. Ai
autorizoi përfaqësuesit ligjorë të një personi të prekur nga një handikap mendor dhe që pretendohet të
jetë viktimë e një shkeljeje që të ngrejë padi.
© Rada Europy / Europejski Trybunał Praw Człowieka, źródło: HUDOC (hudoc.echr.coe.int), pozyskano 12.07.2026. · Źródło